
Instituti i Studimeve Politike thotë se është koha për një reform në legjislacionin zgjedhor.
Në një deklaratë ISP i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, lidhur me një deklaratë të bërë nga kjo e fundit ku shprehet se mazhoranca ka vullnet politik për reformë dhe ajo mbetet në pritje të opozitës.
Sipas ISP të gjitha palët politike janë njësoj përgjegjëse, me konsensus të heshtur kanë pasur e kanë mungesë të theksuar të vullnetit politik për reforma serioze dhe me integritet.
ISP shpreh gjithashtu shqetësimin se qeveria nuk ka vizion dhe as platformë propozimi për reformën, si dhe vetë Kuvendi nuk ka përmbushur detyrimet e veta ligjore.
Deklarata e plotë:
Instituti i Studimeve Politike (ISP) përshëndet mesazhin e Presidentit të Republikës Z. Bajram Begaj dhe kryetares së Kuvendit Znj. Lindita Nikolla lidhur me nevojën emergjente të reformës zgjedhore. Temat e trajtuara prej tyre, – vota e diasporës, depolitizimin i administrimit zgjedhor dhe financimi i partive politike janë pjesë e rëndësishme, por e pjesshme e reformës. ISP vlerëson se një reformë gjithëpërfshirëse, transparente dhe afatgjatë kërkon reformimin e sistemit përfaqësues, dekriminalizimin dhe dekorruptimin e politikës përfaqësuese, reformimin e legjislacionit mbi partitë politike dhe jetësimin pa rezerva të parimeve të përfshira në nenin 9 të Kushtetutës së RSH. Presidenti dhe Kuvendi mund të luajnë rol shumë më aktiv në garantimin e këtyre standardeve dhe parimeve.
ISP nuk ndan vlerësim të njëjtë me kryetaren e Kuvendit, se mazhoranca ka vullnet politik për reformë dhe ajo mbetet në pritje të opozitës, por beson se të gjitha palët politike janë njësoj përgjegjëse, me konsensus të heshtur kanë pasur e kanë mungesë të theksuar të vullnetit politik për reforma serioze dhe me integritet. ISP shpreh gjithashtu shqetësimin se qeveria nuk ka vizion dhe as platformë propozimi për reformën, si dhe vetë Kuvendi nuk ka përmbushur detyrimet e veta ligjore lidhur me ligjin 138/2015 dhe respektimin e vendimeve të tij për komisionin e reformës zgjedhore.
ISP beson se pikënisja e çdo ndryshimi cilësor dhe pozitiv në Shqipëri është integriteti i votës së fshehtë, konkurrenca efektive politike, zgjedhjet me standarde dhe legjitimiteti i fortë që buron prej tyre. Mbi këtë bazë nxisim partitë parlamentare të jetësojnë pa vonesë dhe në rrugë institucionale komisionin për reformën zgjedhor, si dhe një proces të hapur diskutimi për të gjitha rekomandimet e ODIHR/OSBE dhe aktorëve të tjerë që monitorojnë proceset zgjedhore dhe politike në Shqipëri.
ISP është e gatshme të ofrojë rekomandime dhe të marrë pjesë në çdo proces konsultimi të komisionit dhe të institucioneve që kanë në fokus reformimin edhe të legjislacionit mbi partitë politike,financimin, dekriminalzimin, integritetin e zgjedhjeve dhe standardet e përfaqësimit politik./ CNA
Enkelejd Alibeaj është shfaqur sërish në krah të Lulzim Ba...
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, do të jet...
Ish-truproja i Fatos Nanos është përlotur teksa fliste për...
Ditën e hënë, datë 4 shtator, Kryeministri Edi Rama mblodh...
Kryeministri Edi Rama ka përkujtuar Nënë Terezën në ditën ...
Një 30-vjeçar në Tepelenë ka rënë në prangat e policis...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të int...
Data 5 shtator 1997 shënon ndarjen nga jeta të misionares ...
Një numër i lartë i përfituesve të bonusit të bebeve me vl...
Pensionistët, që nuk përmbushin vitet e punës dhe nuk ...
Behar Bajrit është personi i cili u arrestua në Francë kët...
Kryetar i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar (LZHK) Dashamir S...
Këtë të hënë u mbajt Asambleja Kombëtare e Partisë Sociali...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka thotë se p...
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sekretariatin e ri të ...
Kryeministri Edi Rama në fjalën në Asamblenë e Partisë Soc...
Kryeministri Edi Rama foli si për programet e reja të drej...
Kryeministri Edi Rama tha se pranoi ftesën e Fatos Nanos p...
“Shqipëria do të bëhet se sbën vend europian i denjë.” Kë...
Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kom...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...