EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Në Tiranë, Andri Ibrahimaj, bashkëshorti i ministres së Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj, mësohet se është përfshirë në një sulm me armë të ftohtë 5 muaj më parë ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive, Eri Koshaj.
Koshaj kallëzoi në polici se Andri Ibrahimaj e kërcënoi dhe goditi me një mjet të mprehtë në brinjë dhe në fund të shpinës për shkak të detyrës, më 20 nëntor, duke i kërkuar të jepte dorëheqjen si drejtor i Agjencisë së Trajtimit të Kredive, një institucion në varësi të Ministrisë së Financave.
Policia e Shtetit detajoi në një njoftim publik se Eri Koshaj kishte deklaruar në një kallëzim pranë një stacioni policor më 21 nëntorin e kaluar se “është kanosur dhe goditur për shkak të detyrës nga Andri Ibrahimaj”.
Policia theksoi se Koshajt ia dha vendimin mjekoligjor, ndërsa iu morën deklarime mbi ngjarjen Ibrahimajt dhe dy personave të tjerë, në vazhdim të kërkesave nga prokurori për të ndriçuar këtë procedim penal.
“Materialet u referuan në prokurori më 4 dhjetor për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, në ngarkim të Ibrahimajt”, thuhet në deklaratën e Policisë së Shtetit.
Shenjat e këtyre goditjeve nga një mjet i mprehtë u provuan edhe nga Instituti i Mjekësisë Ligjore, policia dërgoi materialet në organet hetimore, por sipas mediave vendore, prokuroria e kryeqytetit pushoi hetimet ndaj bashkëshortit të ministres.
Ministrja Ibrahimaj konfirmoi sot ngjarjen, duke e quajtur një “konflikt të padëshiruar, i cili ka marrë përgjigje në rrugën e drejtësisë”.
Përmes një deklarimi publik, ministrja Ibrahimaj theksoi se konflikti është hetuar nga organet e drejtësisë dhe është pushuar për mungesë provash, ndërsa bashkëshorti, sipas saj, u kallëzua padrejtësisht “për diçka që nuk e ka bërë, gjë që u konfirmua edhe nga vendimi i organeve të akuzës”.
Zonja Ibrahimaj pohoi se nuk e ka lejuar bashkëshortin të bënte kallzim, sepse Eri Koshaj ishte drejtues i një institucioni në varësi të ministrisë së Financave, post që e mbajti edhe pas largimit të saj nga detyra e ministres së Financave dhe Ekonomisë.
Eri Koshaj është shkarkuar tashmë nga detyra e drejtorit të përgjithshëm në Agjencinë e Trajtimit të Kredive, ndërsa denoncimi i tij, i cituar në raportet policore me iniciale emërore, mbeti jashtë vëmendjes së publikut dhe larg hetimeve të hollësishme./VOA
Në një intervistë televizive, analisti Eduard Zaloshnj...
Me urdhër të SPAK-ut kanë rënë në prangat e policisë, ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryes...
Të vendosur përpara dy pohimeve të tjera lidhur me “sa e r...
Një tjetër pohim i dhënë nga Barometri dhe që ka marrë 46,...
Barometri i ka vendosur qytetarët përballë disa pohimeve p...
Rreth 40 studiues shqiptarë dhe të huaj të natyrës kërkuan...
Niveli dhe funksionimi i demokracisë në vendin tonë është ...
Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj ka reaguar ...
Dy ditë më parë u lirua nga burgu shtetasi me iniciale...
Sot në protestën e katërt kundër kryebashkiakut të Tir...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale me mjekët e sp...
Kërcënimeve për të dhënë dorëheqjen nga posti i Drejto...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur se nuk ka as...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim të gjatë në rrjet...
Dy orë ka zgjatur protesta e katërt para Bashkisë së T...
Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në përf...
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë për t'u...
Tensionohet situata. Sekretari i Përgjithshëm PL-së, Tedi ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...