
Dy ditë më parë u lirua nga burgu shtetasi me iniciale A.I., i cili përfitoi nga amnistia penale, por sapo doli nga burgu i Drenovës vodhi një makinë dhe u arrestua një ditë më pas.
Për këtë rast u pyet ministri i Brendshëm, Taulant Balla gjatë vizitës së tij në Korçë këtë të premte.
Balla dha një mesazh për të dënuarit e amnistuar, teksa u shpreh se është në të mirën e tyre të mos i rikthehen aktivitetit të jashtëligjshëm.
Ministri theksoi nga Korça se të gjithë të amnistuarit do të monitorohen në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale.
“Kjo është një prej arsyeve të beftë të vizitës time në DVP Korccë. Gjej rastin t’i përgëzoj për reagimin e menjëhershëm, ju e dini që amnistitë janë gjithmonë të mirëpritura dhe qeveria shqiptare i propozoi Kuvendit pikërisht ndërmarrjen e një hapi të tillë por ne e dimë që në këto raste pas amnistive, ekziston mundësia për t’i rikthyer përsëri aktivitetit të tyre kriminal. Rasti që përmendët është person i të njëjtës vepër penale dhe nuk i ka rezistuar tundimit. Por kjo nuk do të thotë që policia nuk e ka vigjilencën e duhur dhe i gjithë operacioni për ta rikthyer në qeli është bërë nga DVP Korccë falë inteligjencës policore dhe veprimeve të menjëhershme. Në këtë aspekt dua t’ju rikujtoj personave që kanë përfituar nga amnistia që është në të mirën e tyre që dorën e ngrohtë të shoqërisë përmes amnistisë mos e marrin si dobësi por si mesazh që t’i rikthehen një jete normale larg veprave penale. Policia e Shtetit, në komunikim me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve po administron të gjithë emrat e personave që janë përfitues dhe do të ketë një monitorim të secilit prej tyre në mënyrë që të shmangen ngjarjet kriminale”, nënvizoi Balla./ CNA
Sot në protestën e katërt kundër kryebashkiakut të Tir...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale me mjekët e sp...
Kërcënimeve për të dhënë dorëheqjen nga posti i Drejto...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur se nuk ka as...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim të gjatë në rrjet...
Dy orë ka zgjatur protesta e katërt para Bashkisë së T...
Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në përf...
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë për t'u...
Tensionohet situata. Sekretari i Përgjithshëm PL-së, Tedi ...
Dyert e Bashkisë janë të mbyllura. Qytetarët, bashkë me a...
Forca të shumta policie janë parë sot në protestën e radhë...
Përveç flakadanëve dhe tymueseve, protestuesit kanë gjuajt...
Qytetarët kanë treguar zemërimin e tyre ndaj korrupsionit ...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë t...
Tensionohet situata para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë...
Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, u shpreh gjatë protestë...
Regjisori Edmond Budina ka marrë pjesë sot në protestë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
Adriana Kalaja ka komentuar masat e sigurisë për protestue...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...