Ministrja e Sipërmarrjes, Delina Ibrahimaj ka reaguar për konfliktin e bashkëshortit të saj Andri Ibrahimaj me shtetasin E. K. drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Trajtimit të Kredive (ATK).
Ibrahimaj konfirmon se sherri ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit të saj.
Ajo bën lojë fjalësh, pasi justifikon bashkëshortin e saj duke thënë se është paditur padrejtësisht dhe hetimi është pushuar për mungesë provash.
Ministrja shprehet se i ka kërkuar bashkëshortit të mos padisë drejtorin për shkak se ky i fundit ka qenë drejtues i një institucioni në varësi të saj kur ishte ministre e Financave.
Ibrahimaj pretendon se nuk ka pasur asnjë konflikt me drejtorin e ATK-së gjatë kohës së qëndrimit tim në krye të Financave.
Deklarata e plotë:
Jam e keqardhur që 5 muaj pas një konflikti të padëshiruar, i cili ka kaluar në rrugën e drejtësisë dhe ka marrë përgjigje po në atë rrugë, sot më duhet të jap shpjegimin tim. Nuk kam asnjë arsye të fajësoj askënd lidhur me publikimin e këtij fakti, por kam detyrimin të sqaroj elemente që e bëjnë të plotë vërtetësinë e tablosë së ngjarjes.
Konflikti ka ndodhur pranë vendit të punës së bashkëshortit tim, jo në zyrat e shtetit dhe pasi është hetuar nga organet e drejtësisë në bazë të kallëzimit të bërë nga pala tjetër është pushuar për mungesë provash. I vetmi ndikim i imi në këtë proces ka qenë se nuk e kam lejuar bashkëshortin të bëjë kallëzim, pikërisht sepse personi në fjalë ka qenë drejtues i një institucioni varësie kur kam marrë detyrën si Ministre e Financave dhe s’kam dashur në asnjë mënyre që familja ime të marrë iniciativën.
Një element tjetër lehtësisht i provueshëm është se pavarësisht dinamikës së ngjarjes dhe faktit që bashkëshorti im ka qenë padrejtësisht i kallëzuar për dicka që nuk e ka bërë, ashtu si konfirmohet nga vendimi i organeve të akuzës, pala kallëzuese ka vijuar të qëndrojë në vendin e punës edhe pas largimit tim nga funksioni i Ministres së Financave dhe Ekonomisë 7 muaj më parë.
Nuk besoj se është e nevojshme në këtë pikë, por po sqaroj sidoqoftë se nuk kam pasur asnjë konflikt me kallëzuesin gjatë gjithë kohës së qëndrimit tim në atë detyrë, siç nuk kam pasur asnjë konflikt me asnjë person në varësine time.
Ky fakt besoj e thotë vetë të vërtetën që konflikti në fjalë, nuk ka pasur asnjë lidhje me mua apo detyrën time. Padyshim do të kishte qenë me e mira që të mos kishte ndodhur, por nganjëhere zhvillimet e padëshiruara në marrëdheniet me të tjerët na zgjedhin, nuk i zgjedhim. Por e përsëris që kjo ngjarje nuk ka asnjë lidhje me institucionet shtetërore, me funksionet e institucionit që kam drejtuar dhe me mua personalisht. Ndërkohe e mirëkuptoj me keqardhje faktin se pikerisht për shkak të detyres dhe angazhimit tim publik, nje ngjarje e 5 muajve të shkuar bën sot lajm për arsye qe nuk janë në tagrin tim institucional t’i komentoj.
Ndjesë kujtdo që mund të jetë shqetësuar nga ky lajm, por kushdo të jetë i bindur se s’ka asnjë të vërtetë tjetër nga sa rendita më lart./ CNA
Dy ditë më parë u lirua nga burgu shtetasi me iniciale...
Sot në protestën e katërt kundër kryebashkiakut të Tir...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, është paraqit...
Realizohet me sukses ndërhyrja kirurgjikale me mjekët e sp...
Kërcënimeve për të dhënë dorëheqjen nga posti i Drejto...
Kreu i qeverisë, Edi Rama, është shprehur se nuk ka as...
Kryeministri Edi Rama, në një reagim të gjatë në rrjet...
Dy orë ka zgjatur protesta e katërt para Bashkisë së T...
Adriana Kalaja e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, në përf...
Protestuesit tentojnë të çajnë kordonin e policisë për t'u...
Tensionohet situata. Sekretari i Përgjithshëm PL-së, Tedi ...
Dyert e Bashkisë janë të mbyllura. Qytetarët, bashkë me a...
Forca të shumta policie janë parë sot në protestën e radhë...
Përveç flakadanëve dhe tymueseve, protestuesit kanë gjuajt...
Qytetarët kanë treguar zemërimin e tyre ndaj korrupsionit ...
Sekretari i Përgjithshëm i PL-së, Tedi Blushi, i ka bërë t...
Tensionohet situata para Bashkisë së Tiranës. Qytetarë...
Aktori i njohur, Mehdi Malkaj, u shpreh gjatë protestë...
Regjisori Edmond Budina ka marrë pjesë sot në protestë...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...