Kryemadhi ankimon masën e sigurisë në Apelin e Posaçëm
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ankimu...

Më 2 nëntor 2024, autoritetet greke mbajtën pa të drejtë gazetarë shqiptarë (Fjorela Beleshi dhe Elja Zotka) dhe grupe xhiruese të "A2 CNN" dhe "TV Klan" për mbi katër orë në pikën kufitare të Kapshticës. Ekipet po udhëtonin për në Selanik për të mbuluar një takim publik të Kryeministrit shqiptar Edi Rama me diasporën shqiptare në Greqi.
Pavarësisht se kishin kredenciale të vlefshme dhe ishin në përputhje me kërkesat e autoriteteve greke – duke përfshirë dhënien e një note verbale nga Ministria shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme – pasaportat e gazetarëve dhe ekipeve të xhirimit u konfiskuan përkohësisht dhe atyre iu ndalua kalimi pa miratimin e qartë nga Ministria e Jashtme greke.
Zyrtarët grekë të kufirit i kufizuan më tej gazetarët duke u përpjekur t’i pengonin ata të dokumentonin situatën përmes raportimit të drejtpërdrejtë nga telefonat e tyre, duke penguar aftësinë e gazetareve për të raportuar për situatën në kohë reale.
Megjithëse gazetaret dhe ekipet e xhirimit u lejuan përfundimisht të kalonin pikën kufitare pas marrjes së miratimit të kërkuar nga Ministria e Jashtme greke, Rrjeti "SafeJournalists" (SJN) e dënon ashpër këtë incident si një pengim të papranueshëm të punës gazetareske.
Ky ndalim i hyrjes, i lidhur jo me arsye të respektimit të rregullave doganore, por me lejet burokratike të minutës së fundit dhe kërkesat e paqarta për autorizime diplomatike, mund të konsiderohet si shkelje e angazhimit evropian për lirinë e shtypit dhe lëvizjen e lirë të njerëzve, përfshirë gazetarët.
Vonesat e tepërta administrative të imponuara pa justifikim minojnë mundësitë e gazetarëve për të raportuar lirisht dhe në mënyrë transparente, duke kërcënuar vlerat thelbësore demokratike.
Ne u bëjmë thirrje autoriteteve greke të japin një shpjegim zyrtar për ndalimin e gazetarëve në kufi dhe të sqarojnë kërkesat specifike të vendosura. Komunikimi transparent është thelbësor për të forcuar besimin dhe për të parandaluar incidentet e ardhshme.
Autoritetet shtetërore duhet të komunikojnë paraprakisht çdo kërkesë për gazetarët e huaj për të shmangur vonesat që pengojnë raportimin ndërkufitar. Këto udhëzime duhet të përputhen me parimet evropiane që mbrojnë lirinë e shtypit dhe mundësojnë aksesin e gazetarëve.
Për të parandaluar incidente të ngjashme, i bëjmë thirrje Ministrisë Shqiptare për Evropën dhe Punët e Jashtme të forcojë protokollet dhe marrëveshjet diplomatike me vendet fqinje për të siguruar që gazetarët shqiptarë të lëvizin dhe të raportojnë lirshëm.
Gjithashtu kërkojmë që autoritetet shqiptare të kërkojnë një përgjigje zyrtare nga homologët e tyre grekë për arsyet e ndalimit të hyrjes. Ne vërejmë reagimin e qeverisë shqiptare për të ndihmuar gazetarët dhe rekomandojmë krijimin e një mekanizmi formal për të ofruar mbështetje të shpejtë konsullore për gazetarët shqiptarë që përballen me ndalimin në kufi ose pengim e ushtrimit të detyrës jashtë vendit.
Rrjeti SafeJournalists u bën thirrje organizatave mediatike dhe shoqatave të gazetarëve në Shqipëri, Greqi dhe Evropë të bashkohen për të dënuar këtë incident. Advokimi kolektiv është thelbësor për të përforcuar lirinë e shtypit dhe për të siguruar protokolle transparente për kalimin e ekipeve të mediave në rastet ndërkufitare.
Angazhimi i institucioneve të BE-së dhe organizatave ndërkombëtare për lirinë e medias do të nxjerrë në pah këto çështje dhe do të inkurajojë mbikëqyrjen e BE-së për të siguruar respektimin e parimeve të lirisë së shtypit në të gjithë shtetet anëtare.
Rrjeti qëndron në krah të gazetarëve shqiptarë të prekur nga ky incident. Ne i bëjmë thirrje BE-së të sigurojë që shtetet anëtare t’u përmbahen parimeve që mbështesin lirinë e shtypit, transparencën dhe mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve përtej kufijve. Liria e shtypit është një gur themeli i demokracisë dhe incidente të tilla nuk duhet të tolerohen.
Rrjeti SafeJournalists do të informojë aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë për këtë rast.
Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.
Prishtinë – Shkup – Sarajevë – Zagreb – Beograd – Podgoricë, 4.11.2024
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës
Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë
Shoqata e Gazetarëve të BH
Shoqata e Gazetarëve Kroatë
Shoqata e Gazetarëve të Pavarur të Serbisë
Sindikata e Mediave të Malit të Zi./ CNA
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka ankimu...
E hëna e sotme do të jetë e ngarkuar me komisione. Sot pr...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me ...
Gjatë muajit tetor, Policia e Shtetit, nëpërmjet zbatimit ...
Kryeministri Edi Rama nga Selaniku është shprehur se d...
Kryeministri Edi Rama ka shprehur keqardhjen e tij për sit...
Kryeministri Edi Rama ka nisur takimin me emigrantët në Gr...
Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë ditën e sotme një ta...
Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të diel...
Kryeministri Edi Rama do të rikthehet sërish në shtetin fq...
Libri i shkrimtarit austriak, Robert Menasse, “Zgjerim...
Me gjithë përbetimet e Edi Ramës se Francesco Becchett...
Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar për bllokimin e grup...
Ish-Presidenti Bamir Topi foli këtë të diel për hetime...
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka reaguar për bllo...
Të dielën, kryeministri Edi Rama do të mbajë një takim me ...
Dy linja hekurudhore shqiptare Durrës-Hani i Hotit dhe Rro...
Këtë të Shtunë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë ...
Të shumtë janë figurat publike të cilat kanë vlerësuar vep...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...