Një bandë hajdutësh në piramidën e KPP-së
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është institucioni...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka komentuar emërimet e drejtuesve të policisë në qarqe.
Në një deklaratë për mediat, Noka është shprehur se gara ishte e gjitha e stisur dhe se në krye të drejtorive të policisë janë vendosur ushtarë të bandave në emër të krimit dhe kundër opozitës.
“Një pyetje për narkodrejtorin Ilir Proda, a ekziston një përgjim ambient i SHISH ku zotëria juaj ishit nëndrejtor i policisë në një qark, dhe që e disponon DISK.
A ju shpëtoi famëkeqi Ardi Veliu nga ky skandal dhe nga burgu dhe pse ju shpëtoi.
Vetë caktimi i Neritan Nallbatit si kryetar komisioni është një tregues tjetër se krimi po i emëron drejtorët e policisë.
Neritan Nallbati është i shkarkuar nga ish-ministri socialist Igli Toska në vitin 2004, si ushtar i hakmarrjes për drejtësi, me akuzën, ‘implikim në trafik dhe krim të organizuar’.
Ju kujtoj shqiptarëve se, Neritan Nallbati, ishte drejtor i policisë së Xibrakës, në kohën kur laboratori i XIbrakës lulëzonte në Elbasan.
E gjithë policia po përgatitet nga dyshja Proda-Nallbati që të bjerë në duart e krimit të organizuar.
Konkurset fake për drejtorët e qarqeve, tregojnë edhe njëherë se Policia e Shtetit, me në krye kapterin e bandave Ilir Proda, ka një plan të zi dhe të mirëmenduar: të drejtohet nga ushtarë e bandave të narkotrafikut.
Nuk ka asnjë konkurs, asnjë garë, por vetëm emërime me porosi dhe shpërblim të Ilir Prodës dhe Ardi Veliut, të njerëzve që nuk do u hapin telashe në partneritetin që kanë me bandat, që do të ndajnë fitimet me ta dhe që do të luftojnë opozitën në protesta dhe zgjedhje.
I pari në narko-listë është Vilson Bala, drejtori i Operacionales, i cili po shpërblehet për lidhjet me krimin dhe arrestimin terrorist të ish-presidentit Meta. Për ju që nuk e dini, Bala është shok klase i Prodës dhe ushtar i Neritan Nallbatit, i shkarkuar pikërisht për lidhje me bandat dhe krimin.
Në vend të Balës të Operacionalja do të vijë një tjetër ushtar i bandës në pushtet, Loard Sallaku, shefi i Komisariatit nr 2, i cili përveçse i lidhur me krimin ngarkohet me detyrën e lartë edhe si favor për Irena Gjokën, gjyqtaren me shumë mbiemra. Bashkëshortja e Sallakut është sekretare e Gjokës në GJKKO.
Në Elbasan narko-konkursin e ka fituar Elton Alushi, që njihet si mbjellësi me hashash i zonës së Krujës, kur ishte shef komisariati atje.
Drejtorët e policive në Korçë dhe Gjirokastër, Erion Ahmeti dhe Elidon Çela janë po ashtu ushtarë të Ardi Veliut, një prej sekserëve kryesorë të bandave kriminale në vend.
Policia është plot me të ngjashmit e këtyre, në poste kryesore, duke filluar nga Uljan Shpataraku, që kur ishte drejtor i Operacionales bënte edhe rolin e badigardit të Elvis Martinajt.
Sule Cara, mik i afërt i Drejtorit të bandave në Polici, por edhe kushëri me Ylli Carën, një person me precedentë kriminalë.
Është po ‘Cara i krimit’ që i ka dhënë para drejtorit Proda për të blerë shtëpinë. Janë shënuar si hua në deklaratën e pasurisë, por ju vetëm mund ta imagjinoni se sa dhe si do të kthehet ky borxh.
Profilet e drejtorëve të qarqeve dhe ushtarëve të tjerë të krimit në detyra kyçe, sidomos atyre në pika të rëndësishme ku lëvizin interesa të mëdha kriminale nëpërmjet porteve, doganave dhe pikave kufitare apo akseve rajonale, dëshmojnë qartë se cili është plani i Prodës dhe pse ka ardhur ai në krye të Policisë së shtetit.
Për t’i shërbyer bandave, të cilët bashkë me policët e tij të korruptuar do të luftojnë opozitën në zgjedhjet e ardhshme, do të manipulojnë votat dhe shtrëngojnë dhe kërcënojnë zgjedhësit për të mbajtur në pushtet, me hir dhe pahir “narko-Partinë” e Edi Ramës.
Çdo emërim i këtyre narko-policëve në krye të qarqeve dhe policëve të ndershëm të Policisë së Shtetit është një kërcënim për rendin publik dhe shtetin vetë.
Partia Demokratike ka vetëm një mesazh: lidhjet e krimit me policinë dhe qeverinë do të ndërpriten dhe të gjithë vepruesit dhe përfituesit e kësaj skeme do të marrin përgjigjen dhe dënimin e merituar.
Komisioni parlamentar i së Vërtetës dhe qeveria teknike, për të shkëputur policët dhe qeveritarët nga krimi dhe këtë të fundit nga zgjedhjet, janë detyra jonë patriotike dhe do të bëhen”, tha Noka./ CNA
Komisioni i Prokurimit Publik (KPP) është institucioni...
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ka kërkuar që dek...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me Presidenti...
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se më shumë se 227 mijë...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ditën e sotme do të zhvillohet mbledhja e Komisionit H...
Duke analizuar shpenzimet kapitale sipas burimit të financ...
Ish-kryeministri shqiptar i Malit të Zi, Dritan Abazov...
Gazetarja Klodiana Lala ngriti dyshime të forta në lid...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar ashpër për s...
Gjykata e Romës ka vendosur sërish kundër marrëveshjes së ...
Kanali i Siavit në qytetin e Vlorës është pastruar pjesëri...
Biznesmeni Ilir Rrapaj është pyetur në Komisionin Heti...
Igerta Hysi do të jetë gjyqtarja që do të shqyrtojë ankimi...
GJKKO ka zbutur masën e sigurisë për mjekun Edmond Gashi s...
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjykon se procesi i rindërtimi...
Ambasadorja franceze Catherine Suard komentoi për mediat h...
Ambasadori i Gjermanisë Karl Bergner dhe ambasasorja e Fra...
Biznesmeni Ilir Rrapaj po dëshmon në komisionin hetimor pë...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka njoftuar se ditën e miratim...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Këtë të mërkurë, rreth orës 16:00, një aksident i rëndë u ...
Policia e Tiranës ka ndarë detaje lidhur me aksidentin e n...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Konfliktet dhe ndërprerjet në tregjet globale të energjisë...
Mbi 18 mijë shtetas të huaj nga 140 shtete kanë aplikuar p...
Gjyqi i presidentit të rrëzuar të Venezuelës, Nicolas Madu...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka bërë sot një parala...
Zyra e Bashkimit Europian ka kërkuar që të ndërpritet rrën...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...