Inteligjenca Artificiale u aplikua në numërimin e votave në Tepelenë/ Celibashi: Testimi ishte i suksesshëm
Në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë për kryetar bashk...

Dy persona janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen se mbajtën për disa orë në një apartament një 27-vjeçar, të cilin e dhunuan fizikisht që t’u jepte 5000 euro. Në pranga janë vënë shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe tre bashkëpunëtorët e tyre.
Policia e Tiranës bën me dije se në pranga është vënë edhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë një armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Kufizimi”.
I hoqën lirinë për disa orë, një 27-vjeçari, dhe e dhunuan fizikisht atë, në një apartament, që t’iu jepte 5000 euro, identifikohen 5 shtetas. Vihen në pranga 2 prej tyre, shpallen në kërkim 3 bashkëpunëtorët.
Vihet në pranga dhe babai i njërit prej të arrestuarve, pasi iu gjet në banesë, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Sekuestrohen pistoleta, 5000 euro, 6 celularë dhe 1 automjet.
Menjëherë pas njoftimit se një shtetasi i ishte hequr liria dhe ishte dhunuar, me qëllim dhënien e një shume parash, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, ka organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale të shërbimeve të Policisë, në kuadër të operacionit “Kufizimi”, u identifikuan 5 autorët e dyshuar të rastit, u kapën dhe u vunë në pranga 2 prej tyre, shtetasit L. K., 24 vjeç dhe A. N., 24 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim 3 bashkëpunëtorët, shtetasit K. N., 23 vjeç, M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet e kryera me metoda proaktive dyshohet se këta 5 shtetas kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit. Shtetasit L. K., M. M. dhe K. N. i kanë hequr lirinë, për disa orë, 27-vjeçarit, dhe e kanë dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti. Pasi 27-vjeçari iu ka dhënë 5000 euro, ata e kanë kanosur sërish atë, që t’iu jepte një shumë tjetër parash.
Në vijim të operacionit, u krye kontroll në banesën e shtetasit A. K, 60 vjeç, (babai i shtetasit L. K.), ku u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjatë kontrollit në dhomën ku qëndronte shtetasi L. K. u gjetën 5000 euro (dyshohet shuma e parave që i ishte marrë 27-vjeçarit).
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme. /CNA
Në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë për kryetar bashk...
Një përplasje fizike ka ndodhur më herët në mbledhjen e so...
Komisioni i Etikës ka rrëzuar kërkesën e PD-së për përjash...
Një konfrontim fizik ka ndodhur këtë të hënë në Këshillin ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për t’u paraqi...
Oficeri i policisë gjyqësore, i cili guxoi të zbatonte lig...
Një oficer policie ka bërë një "krim" dhe duhet të degdise...
"Top Channel" publikoi dje një lajm, në të cilin theksohej...
Sokol Sadushi, që është mësuar të fshihet pas "ku të munde...
Sokol Sadushi hedh në kosh 64% të dosjeve për konflikte ci...
Në deklaratën e shkruar nga Sokol Sadushi dhe të shpërndar...
Mandati i Asim Vokshit në Gjykatën Kushtetuese është ende ...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar në lidhje me l...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Numërimi i votave në Mat është drejt përfundimit. Sipas të...
Janë numëruar 38 kuti votimi nga 47 në total. Tani kanë mb...
Partia Socialiste është në avantazh në garën për Bashkinë ...
Partia Socialiste ka rrëmbyer fitoren në katër bashki. Në...
Në Mat vijon procesi i numërimit të votave. KQZ ka publiku...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...