VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Në zgjedhjet e mbajtura një ditë më parë për kryetar bashkie në Tepelenë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka aplikuar edhe Inteligjencën Artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit dhe nxjerrjen e rezultatit.
Në një deklaratë, kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, njofton se testimi i Inteligjencës Artificiale u bë që të shihej sa i dobishëm mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie në procesin zgjedhor.
KQZ njofton se testimi rezultoi i suksesshëm dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë. Gjithashtu bëhet me dije se leximi dhe më pas numërimi e vlerësimi i fletëve të votimit, prodhoi pothuajse 100% të njëjtin rezultat me atë që doli nga numërimi fizik i fletëve të votimit.
DEKLARATA E PLOTË:
Numërimi i fletëve të votimit për zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Tepelenë u krye edhe nëpërmjet Inteligjencës Artificiale.
Kjo mënyrë e numërimit të fletëve të votimit nuk kishte për qëllim të zëvendësonte mënyrën manuale/fizike të numërimit të cilën e përcakton Kodi Zgjedhor. Por nisur nga gjetjet dhe rekomandimet e Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve 2025 të OSBE/ODIHR, KQZ duhet medoemos të rrisë rolin mbikqyrës gjatë funksionimit të grupeve të numërimit të votave, për të shmangur tabulimet e gabuara dhe rrjedhjen e votave nga një subjekt zgjedhor tek tjetri.
Përdorimi i Inteligjencës Artificiale ishte një test teknik, nëpërmjet të cilit ne, si Komision Qendror i Zgjedhjeve, dëshironim të shihnim se sa, e dobishme mund të jetë në të ardhmen përdorimi i kësaj risie në procesin zgjedhor, — në lidhje me saktësinë e numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit, transparencën e këtij procesi, efikasitetin kohor, kosotot, dhe, në fund të fundit, me integritetin e tij.
Më së paku, përdorimin e Inteligjencës Artificiale në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit e kemi parë si një mjet të përshtatshëm për kontrollin e profesionalizmit dhe ndershmërisë së numëruesve dhe komisionerëve zgjedhorë.
Testi i kryer ishte i suksesshëm dhe përmbushi të gjitha pritshmëritë tona.
Leximi, dhe më pas numërimi e vlerësimi i fletëve të votimit, u krye me sukses të plotë duke përdorur Inteligjencën Artificiale.
Pamjet filmike të përftuara gjatë numërimit dhe vlerësimit me dorë të fletëve të votimit u lexuan dhe u analizuan në kohë reale nga programi kompjuterik që bazohet në Inteligjencë Artificiale.
Në përgjithësi, leximi dhe analiza e këtyre pamjeve prodhoi pothuajse 100% të njëjtin rezultat me atë që doli nga numërimi fizik i fletëve të votimit.
Pamjet e faqes ballore të fletës së votimit – asaj që përmban emrat e kandidatëve – u lexuan me saktësi të plotë nga moduli i numërimit të automatizuar, pra sistemi i Inteligjencës Artificiale.
U konstatuan disa pasaktësi në leximin e faqes së pasme të fletës së votimit, faqes ku ndodhen vendet e vulosjes së saj.
Në të ardhmen, arritja e saktësisë 100% në numërimin dhe vlerësimin e fletëve të votimit nëpërmjet përdorimit të Inteligjencës Artificiale do të varet nga ndërtimi i disa protokolleve teknike, të cilat duhet të respektohen nga komisionerët dhe numëruesit gjatë kryerjes së procedurave të numërimit dhe vlerësimit të fletëve të votimit.
Gjithashtu, më së pari do të duhet të bëhen ndryshime në Kodin Zgjedhor, në mënyrë që rezultatet e prodhuara nëpërmjet përdorimit të kësaj teknologjie të konsiderohen ligjërisht zyrtare. /CNA
Një përplasje fizike ka ndodhur më herët në mbledhjen e so...
Komisioni i Etikës ka rrëzuar kërkesën e PD-së për përjash...
Një konfrontim fizik ka ndodhur këtë të hënë në Këshillin ...
Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj dhe bashkëjetuesja ...
Ish-kryeministri Sali Berisha është thirrur për t’u paraqi...
Oficeri i policisë gjyqësore, i cili guxoi të zbatonte lig...
Një oficer policie ka bërë një "krim" dhe duhet të degdise...
"Top Channel" publikoi dje një lajm, në të cilin theksohej...
Sokol Sadushi, që është mësuar të fshihet pas "ku të munde...
Sokol Sadushi hedh në kosh 64% të dosjeve për konflikte ci...
Në deklaratën e shkruar nga Sokol Sadushi dhe të shpërndar...
Mandati i Asim Vokshit në Gjykatën Kushtetuese është ende ...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka reaguar në lidhje me l...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë të...
Numërimi i votave në Mat është drejt përfundimit. Sipas të...
Janë numëruar 38 kuti votimi nga 47 në total. Tani kanë mb...
Partia Socialiste është në avantazh në garën për Bashkinë ...
Partia Socialiste ka rrëmbyer fitoren në katër bashki. Në...
Në Mat vijon procesi i numërimit të votave. KQZ ka publiku...
Në Tepelenë ka mbetur vetëm një kuti votimi për tu numërua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...