
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të kësaj të mërkure 11 tetor 2023 u miratua vendimi për dërgimin me mision të 6 ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në operacionin e NATO-s në Irak (NMI), në Bagdad, Irak.
Misioni i ushtarakëve është trajnimi i personelit të Kolegjit të Shtabit të Forcave të Armatosura në Bagdad, Irak, dhënia e kontributit në trajnimin e personelit.
Shpenzimet do të përballohen nga Ministria e Mbrojtjes.
Vendimi i miratuar.
PJESËMARRJEN E PERSONELIT TË FORCAVE TË ARMATOSURA TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË OPERACIONIN E NATO-S NË IRAK (NMI)
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.9363, datë 24.3.2005, “Për dërgimin e Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë jashtë vendit, si dhe për mënyrën e procedurat e vendosjes dhe kalimit të forcave ushtarake të huaja në territorin e Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 11, të ligjit nr.64/2014, “Për pushtetet dhe autoritetet e drejtimit e të komandimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Dërgimin me mision të 6 (gjashtë) ushtarakëve të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në operacionin e NATO-s në Irak (NMI), në Bagdad, Irak.
2. Misioni i ushtarakëve është trajnimi i personelit të Kolegjit të Shtabit të Forcave të Armatosura në Bagdad, Irak, dhënia e kontributit në trajnimin e personelit në fushën e procesit të planëzimit operacional, procesin e vendimmarrjes ushtarake, trajnimin për sigurinë kibernetike, si dhe edukimin për dhënien e ndihmës së parë.
3. Kohëzgjatja e këtij misioni është deri në 2 (dy) vjet. Periudha e qëndrimit në mision do të jetë 15 (pesëmbëdhjetë) ditë, periudhë së cilës i shtohen edhe ditët e qëndrimit për dorëzimin e detyrës dhe vonesat për transportin strategjik.
4. Ministria e Mbrojtjes, për personelin pjesëmarrës në këtë operacion, përballon shpenzimet për:
a) dieta për ditët e qëndrimit, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në ditë, përveç pagës mujore;
b) sigurimin e jetës;
c) siguracion shëndetësor jashtë zonës së operacionit;
ç) mbështetje shëndetësore;
d) shpenzime për telefon, internet dhe shërbime postare;
dh) transportimin e individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe, në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline;
e) çdo shpenzim tjetër për mbarëvajtjen e kryerjes së misionit.
5. Transportimi i personelit, që do të shërbejë në Irak, ndërsa nis, ndryshon dhe përfundon detyrën, për t’u kthyer në Shqipëri, mbështetja shëndetësore, akomodimi, ushqimi, lavanderia, transportimi i individëve të shkëputur nga misioni për në atdhe në rast vdekjeje, sëmundjeje ose thyerjeje disipline përballohen nga buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, me përjashtim të rasteve kur do të arrihet nënshkrimi i marrëveshjeve dy- ose shumëpalëshe, ku pala tjetër merr përsipër të përballojë këto shpenzime.
6. Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi përballohen nga fondet e miratuara në buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes.
7. Ngarkohet ministri i Mbrojtjes për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”./ CNA
Policia e Shtetit ka njoftuar se është shtyrë afati i ...
Në kuadër të "Tetorit Rozë", Ministria e Shëndetësisë ...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla në kuadër të tetor...
Gazetari Eni Ferhati ka komentuar deklaratat e ministrit t...
Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministrja e Infrastruktur...
Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka reaguar sërish nga ar...
Këshilli i Ministrave ka rihapur procesin e aplikimit ...
Bedri Ramadani është një mjek i suksesshëm sh...
Të mërkurën, studentët e Mjekësisë kanë dalë sërish në pro...
Pas shkarkimit të Dritan Metajt si kreu i Komisariatit...
Gazetarja shqiptare në Itali, Alba Kepi ka hedhur akuz...
Ish-kryetari i komunës së Shëngjinit, Salvador Kaçaj ka fo...
Salvador Kacaj ka folur lidhur me atentatin e bërë nda...
Prezantuesi më popullor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të marten në r...
Akademik Rexhep Ismajli thotë se Shqipëria dhe Kosova ...
Kreybashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pasi S...
Ish drejtuesi i Policisë, Shemsi Prençi ka folur për megao...
Radio “Ngjallja” ka reaguar pas lajmit të bërë nga por...
Avokati Spartak Ngjela ka folur për luftën e përgjaksh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Media saudite 'Al Hadath' raportoi këtë të dielë, duke cit...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...