EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka njoftuar se tashmë legalizimi i dokumenteve/apostilim bëhet brenda 24 orëve.
Ai sqaron se duhet të dorëzosh dokumentet në çdo zyrë poste brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.
Sipas tij, më pas ministrja e Jashtme përpunon të gjithë dokumentacionin për legalizim/apostilim brenda ditës, i cili merret në dorëzim nga korrierët e postës dhe më pas kryhet shpërndarja e tyre.
Njoftimi:
Legalizimi dhe apostilimi i dokumenteve
Të gjithë dokumentet e lëshuara nga administrata shqiptare e të destinuara për t’u përdorur jashtë shtetit duhet të jenë të legalizuara. Të legalizuara duhet të jenë edhe dokumentet e huaja që do të paraqiten në autoritetet tona.
Legalizimi i dokumenteve në përfaqësitë tona dhe në MPJ
Legalizimi është procedura e njohjes së rregullshmërisë së dokumentit të huaj. Për këtë diplomatët konsullorë konfirmojnë funksionarin përgjegjës dhe institucionin, përkatësisht duke vërtetuar nënshkrimin dhe vulën. Më parë autoriteti që lëshon dokumentin duhet të ketë njoftuar personat që kanë të drejtë të lëshojnë dokumente dhe depozituar nënshkrimet e tyre.
Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.
Legalizimi i dokumenteve shqiptare për përdorim jashtë shtetit dhe legalizimi i dokumenteve të huaja për tu paraqitur në autoritetet shqiptare rregullohet me VKM nr. 134, datë 07.03.2003.
Bashkëlidhur:
Lista e vendeve, për të cilat kërkohet legalizimi i dokumenteve: Lista e vendeve me legalizim
Apostilimi i dokumenteve
Shqipëria është anëtare e Konventës së Hagës “Për heqjen e detyrimit të legalizimit të dokumenteve zyrtare të huaja” të 5 tetorit 1961, që do të thotë se dokumentet shqiptare që do të përdoren në vendet anëtare të së njëjtës Konventë, si dhe anasjelltas, nuk do të legalizohen nga përfaqësitë diplomatike e konsullore. Për më shumë:
http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41
Në bazë të kësaj Konvente, dokumentet pajisen me një vulë Apostille nga autoriteti kompetent i vendit ku janë lëshuar dhe më pas mund të përdoren direkt në institucionin përkatës (Gjendje civile, gjykatë, institucion arsimor, etj.) të vendit pritës.
Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjenden në adresën:
http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41
Bashkëlidhur:
Lista e vendeve, për të cilat kërkohet apostilimi i dokumenteve: Lista e vendeve me apostilim
Bazuar në marrëveshjet me autoritetet e vendeve respektive Itali, Belgjikë, Austri, Kuvajt përkthimi/noterizimi i dokumentave në vend, në gjuhën e shtetit ku do të përdoret merret i mirëqenë pas legalizim/apostilimit nga MEPJ.
Vendet për të cilat nuk kërkohet legalizimi/apostilimi i dokumenteve
Me marrëveshje dypalëshe dokumentet për disa vende (Hungaria, Republika Çeke, Rumania, Rusia, Sllovakia, Bullgaria dhe Kosova) pranohen direkt pa pasur nevojë të legalizohen apo apostilohen.
Bashkëlidhur:
Lista e vendeve, dokumentet e të cilave pranohen pa u legalizuar apo apostiluar: Lista e vendeve drejtpërdrejt
Institucionet përgjegjëse
Në Shqipëri, autoriteti përgjegjës për legalizimin e apostilimin e dokumenteve është MPJ, Drejtoria Konsullore. Në vende të tjera mund të jetë Ministria e jashtme, Ministria e Drejtësisë, apo edhe struktura të ndryshme lokale.
Autoritetet përgjegjëse për legalizimin e dokumenteve për secilin vend të huaj mund të gjenden në faqet zyrtare të ministrive të jashtme.
Autoritetet përgjegjëse për apostilimin e dokumenteve gjinden në adresën:
http://www.hcch.net/index_en.php?act=conventions.authorities&cid=41
Paraqitja e dokumenteve për legalizim
Paraqitja e dokumenteve për legalizim jashtë shtetit bëhet direkt në përfaqësitë tona jashtë shtetit.
Paraqitja e dokumenteve për legalizim në Shqipëri bëhet përmes shërbimeve postare.
Për më shumë:
Legalizimi i dokumenteve të huaja; Apostillimi i dokumenteve; Legalizimi i dokumenteve shqiptare;/CNA
Detaje të reja kanë dalë nga operacioni i SPAK-ut, i z...
Syri i Kaltër mbetet në Trip Advisor ndoshta destinaci...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me arr...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Arrestohet reperi shqiptar Rigles Rajku, i cili njihet...
Kontrolli i Lartë i Shtetit ngre pikëpyetje mbi sistemin e...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorjan Teliti,n...
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të kalojnë...
Një makinë ka marrë flakë në Berat teksa po lëvizte në...
Në faqen zyrtare të Kuvendit është fshirë reagimi i El...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mesa duket ka "lë...
Kanioni i Urës së Shtrenjtë është një monument natyre ...
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka reaguar nda...
Instituti i Studimeve Politike ka reaguar për deklarat...
Media italiane “La Repubblica” ka publikuar një shkrim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka r...
Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është regjistruar një flu...
SPAK u ka dërguar autoriteteve në Belgjikë dhe Francë ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...