Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...

Instituti i Studimeve Politike ka reaguar për deklaratën e djeshme të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, për rezultatin e zgjedhjeve në Himarë.
Sipas ISP-së, deklarata, e cila është bërë përpara se zyrtarisht KQZ të konfirmonte përfundimin e procesit dhe dhënien e mandatit për kryetarin e ri të bashkisë, përmban komente me natyrë partiake dhe konsiderata personale.
Më tej nënvizohet se kjo është hera e parë gjatë 34 viteve jetë parlamentare kur kryetari i Kuvendit përmes një qëndrimi zyrtar në emër të Kuvendit shprehet për një proces zgjedhor, sidomos për një proces zgjedhor lokal që nuk ka lidhje dhe as ndikim në përbërjen e parlamentit.
"Publikimi i deklaratës me natyrë partiake dhe qëndrimit personal ndaj një procesi politik ende të pambyllur dhe një politikani lokal, përbën jo vetëm një precedent negativ, por me shqetësim mund të jetë edhe një paralajmërim për trendin shqetësues të zhvendosjes së institucionit të Kuvendit nga pozita e vet kushtetuese dhe ligjore", thekson ISP-ja.
Reagimi i plotë:
Përmes një njoftimi zyrtar në faqen e Kuvendit (www.parlament.al) kryetarja e Kuvendit ka publikuar një deklaratë politike lidhur me procesin zgjedhor në Himarë. Deklarata, e cila është bërë përpara se zyrtarisht KQZ të konfirmojë përfundimin e procesit dhe dhënien e mandatit për kryetarin e ri të bashkisë, përmban komente me natyrë partiake (ndaj procesit dhe votuesve) dhe konsiderata personale (ndaj kandidatit fitues).
Referuar monitorimit të Kuvendit ndër vite, rezulton se kjo është hera e parë gjatë 34 viteve jetë parlamentare kur kryetari i Kuvendit përmes një qëndrimi zyrtar në emër të Kuvendit shprehet për një proces zgjedhor, sidomos për një proces zgjedhor lokal që nuk ka lidhje dhe as ndikim në përbërjen e parlamentit. Publikimi i deklaratës me natyrë partiake dhe qëndrimit personal ndaj një procesi politik ende të pambyllur dhe një politikani lokal, përbën jo vetëm një precedent negativ, por me shqetësim mund të jetë edhe një paralajmërim për trendin shqetësues të zhvendosjes së institucionit të Kuvendit nga pozita e vet kushtetuese dhe ligjore.
Instituti i Studimeve Politike (ISP), duke e konsideruar këtë rast si incident të panevojshëm dhe ndofta pjesë emocionale e klimës festive të zgjedhjes së re në krye të Kuvendit, sugjeron që Kuvendi të shmangë praktika të tilla dhe të rikthyhet në pozitën e vet kushtetuese, duke respektuar standardet e shtetit të së drejtës dhe demokracisë funksionale, të cilat tri dekada nga ndryshimi politik do të duhej të ishin arritur edhe nga Shqipëria.
Praktika të tilla nuk gjenden në asnjë vend të BE, ndaj është koha për theksimin e apelit që institucioni të mos përdoren për debate politike ditore që nuk lidhen me Kuvendin dhe as me kalendarin, agjendën apo përbërjen e tij. Koncepti se institucioni njësohet me individin drejtues të radhës është i gabuar, parademokratik dhe në thelb, në kontrast me parimet kushtetuese të organizimit shtetëror.
Kryetari i Kuvendit përfaqëson jo vetëm forcën politike preferenciale por vetë Kuvendin, ku bëjnë pjesë të gjitha forcat politike parlamentare. Pozita e Kryetarit të Kuvendit lidhet me përfaqësimin e institucionit dhe administrimin e aktivitetit parlamentar.
Sipas Rregullores së Kuvendit, kryetari “përfaqëson Kuvendin, siguron respektimin e të drejtave të Kuvendit dhe të anëtarëve të tij. Ai kujdeset për zhvillimin e veprimtarisë parlamentare, në përputhje me Kushtetutën dhe Rregulloren e Kuvendit, si dhe për sigurimin e kushteve të nevojshme Kuvendit dhe strukturave të tij”.
Pjesa tjetër e përgjegjësive është teknike, lidhet me procedurat e punës në Kuvend dhe delegacionet. Kryetarja e re e Kuvendit premtoi në fjalimin paszgjedhor se do të respektojë Rregulloren e Kuvendit, Kodin e Etikës dhe praktikat e mira parlamentare; reflektimi ndaj rasteve të tilla kritike janë teste për të kaluar nga deklarimi te veprimet konkrete që jetësojnë premtimet dhe parlamtarizmin me integritet./CNA
Media italiane “La Repubblica” ka publikuar një shkrim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka r...
Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është regjistruar një flu...
SPAK u ka dërguar autoriteteve në Belgjikë dhe Francë ...
Largimi i ministrit të Financave, Ervin Mete, dhe ardhja n...
Në seancën gjyqësore të së hënës në Gjykatën e Posaçme...
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. R...
Erion Veliaj, vrasësi i qenve, publikoi këtë të hënë n...
Policia e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, ka in...
Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është ...
Turistë të huaj dhe shqiptarë kanë zgjedhur bregdetin ...
Të hënën, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest m...
CNA ka hapur një sondazh, ku pyet qytetarët e kryeqyte...
Këtë të hënë po ju njohim me disa prej titujve kryesor...
Kandidati i Partisë Socialiste, Vangjel Tavo ka fituar zgj...
Procesi i numërimit të votave në Himarë ka sjellë fito...
34 qendra votimi janë numëruar në stadiumin e Himarës nga ...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nxjerrë rezultatet për 3...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...