EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut kanë zgjedhur të kalojnë pushimet në shtetin shqiptar, duke kaluar kufirin nga pika doganore e Qafë-Thanës.
Më tepër se 90 mijë shtetas kanë qarkulluar në hyrje e në dalje të kësaj dogane brenda një periudhe shtatëditore, referuar edhe shifrave zyrtare nga policia.
CNA ka raportuar situatën e fluksit të lartë të krijuar në këtë pikë kufitare, ndërsa ditën e sotme vijon e njëjta situatë me pritje disaminutëshe në doganë për të hyrë drejt Shqipërisë.
Nëpërmjet disa intervistave me qytetarë të ardhur nga Maqedonia e Veriut dhe shtete të tjera të Evropës, duket interesi i madh i pushuesve që kërkojnë të kalojnë disa ditë në jug të vendit tonë. Vlora dhe Saranda mbeten dy qytetet që preferohen nga vizitorët për shkak të bukurive dhe bregdetit fantastik që ofron jugu.
Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut tregojnë se vijnë shpesh në Shqipëri për pushime, por ka edhe nga ata qytetarë që e zgjedhin për herë të parë për shkak të sugjerimeve të marra nga miqtë e tyre në Shqipëri.
"Po shkojmë vetëm për 1 ditë në Tiranë. Ne jetojmë në Zvicër dhe kësaj here është e para që kalojmë nga Qafë-Thana. Pushimet i kemi vendosur, mendojmë të shkojmë në Vlorë. Durrësi është më afër, por uji s'është aq i pastër, Vlora është më e bukur", u shpreh një turist.
"Ne jemi nga Tetova dhe jemi duke shkuar për në Ksamil. S'e kemi menduar që do kishte kaq shumë trafik, por mendoj se kalojmë shumë shpejt. Është hera e parë që shkoj në jug të Shqipërisë. Kam shumë miq andej prandaj e zgjodhëm", tha një tjetër.
Edhe shtetasit e huaj, të ardhur nga vende si Turqia, Zvicra e Franca, kanë zgjedhur Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime. Ata tregojnë se është hera e parë që vijnë në Shqipëri, ndërsa kanë dëshirë të qëndrojnë edhe pak më tepër se 5 ditë në jug të vendit.
“Ne po shëtisnim në të gjithë vendet e Ballkanit dhe Shqipëria ka qenë një vizitë gjatë rrugës. Shkuam në Greqi, Maqedoni të Veriut, erdhëm edhe në Shqipëri. Kemi shkuar gjithashtu në Mal të Zi dhe Serbi. Ne kemi ardhur për pushime nga Turqia. Nuk kemi pritur shumë gjatë këtu, vetëm disa minuta kam pritur. Është hera e parë që jam në Shqipëri", tha njëri prej tyre.
Fluksi i lartë i qytetarëve ka qenë gjatë orëve të paradites dhe gjatë mbrëmjes, sipas autoriteteve doganore në këtë pikë kufitare.
Mësohet se për të shmangur radhën dhe pritjet, autoritetet po punojnë me sportele të plota, ndërsa po punohet edhe me procedurë të përshpejtuar në raste fluksi tepër të lartë./CNA
Një makinë ka marrë flakë në Berat teksa po lëvizte në...
Në faqen zyrtare të Kuvendit është fshirë reagimi i El...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, mesa duket ka "lë...
Kanioni i Urës së Shtrenjtë është një monument natyre ...
Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" ka reaguar nda...
Instituti i Studimeve Politike ka reaguar për deklarat...
Media italiane “La Repubblica” ka publikuar një shkrim...
Këtë të martë po ju njohim me disa prej titujve kryeso...
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana...
Petro Gjikuria, kandidati i opozitës për Himarën, ka r...
Në pikën kufitare të Qafë-Thanës është regjistruar një flu...
SPAK u ka dërguar autoriteteve në Belgjikë dhe Francë ...
Largimi i ministrit të Financave, Ervin Mete, dhe ardhja n...
Në seancën gjyqësore të së hënës në Gjykatën e Posaçme...
Rikthehen pas 13 vitesh “Ethet e Nilit” në vendin tonë. R...
Erion Veliaj, vrasësi i qenve, publikoi këtë të hënë n...
Policia e Shtetit, bazuar në inteligjencën policore, ka in...
Reperi Rigels Rajku, i njohur ndryshe si Noizy, është ...
Turistë të huaj dhe shqiptarë kanë zgjedhur bregdetin ...
Të hënën, Gjykata e Posaçme ka caktuar masën "arrest m...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...