Akuzohen se dhunuan 3 të mitur në shtëpinë e fëmijës/ Nisin hetimet për dy kujdestare në Sarandë
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku 2 kuj...

Për herë të parë, ndaj Ervis Martinajt është regjistruar një procedim penal në vitin 2013. Një qytetar ishte ankuar pasi kishte fituar një bast. Por papritur koeficienti ishte bërë 1 dhe fitimi i tij ishte zeruar.
Sipas Inside Story, referuar dëshmive të kohës, pika kontrollohej nga Martinaj përmes shoqërisë “Albania Baste Live”. Në vitin 2018 ai u dënua me 200 mijë lekë gjobë për “organizim të llotarive të palejuara”.
Një hetim i ngjashëm u çel edhe në vitin 2018 kur Martinaj u plagos në masakrën e bllokut, ngjarje për të cilën do të zbulojmë detaje të papublikuara më parë pak më poshtë. Në atë kohë, ai u hetua edhe për pastrim parash. Qarkullimi i parave mes kompanive familjare të Martinajt kapte vlerën mbi 1.5 milionë euro. Në fakt, dyshimet ishin se qarkullimi i vërtetë ishte dhjetëra miliona euro. Origjina e parave të përdorura për blerje pasurish apo transaksionesh bankare është e panjohur siç zbulohet në dosjen hetimore që Inside Story disponon.
“Ervis Martinaj prej vitit 2009 dhe në vijim ka blerë pasuri në vlera te konsiderueshme. Mënyra e shlyerjes është CASH, burimi i të ardhurave është i papërcaktuar dhe nuk mund të justifikohet me burimet e ligjshme që ka ky shtetas.”

Nëse analizojmë me vëmendje transaksionet e renditura në dosjen hetimore, shihet se për gjithçka Martinaj operonte cash.
Në prill të 2014 ai deklaroi se siguroi 10 milionë lekë nga shitja e aksioneve të “Albania Baste Live”. Blerësi në atë kohë ka deklaruar se paratë i siguroi nga biznesi i tij dhe të ardhurat e mbledhura ndër vite. Por nga informacionet e marra në sistemin tatimor, do të zbulohej se kjo ishte një skemë mashtrimi. Blerësi i identifikuar Kola Paluka, që sot ka ndërruar jetë, nuk kishte kryer kurrë një aktivitet tregtar. Ai figuronte i punësuar vetëm 5 muaj në shoqërinë “Albania Baste Live” të Martinajt siç zbulohet në dokumentet hetimore që Inside Story disponon.
Rrjeti i bizneseve të tij po shtohej me ritme të shpejta dhe në vitin 2012 ai çel shoqërinë ALBA Communication që pezulloi aktivitetin në vitin 2017.
Bisnesi i radhës do të regjistrohej në emrin e nënës së tij, e regjistruar si pronarja e një bar-kafe në vitin 2012. Ajo që bie në sy nga të dhënat është se statusi i kësaj bar-kafeje është çaktivizuar më 16 gusht 2022. Pra, vetëm 6 ditë pasi familja e Ervis Martinajt ka denoncuar zhdukjen e tij në polici.
E njëjta procedurë pezullimi u ndoq edhe për një tjetër biznes në emrin e nënës së tij që ishte themeluar në vitin 2013. Ndërkohë, në vitin 2018 çeli aktivitetin një kompani ndërtimi, e cila rezulton në emrin e babait të Ervisit.
Ajo që bën përshtypje është fakti se të gjitha bizneset e stacionuara në Tiranë, kanë pasur si adresë rrugën “Him Kolli” në Tiranë. Kjo, nuk është rastësi. Ajo zonë njihet si bastioni i bosit të krimit të organizuar Emiljano Shullazi, që sot ndodhet prapa hekurave për gjobëvënie, kërcënime dhe së fundi i akuzuar edhe për vrasje. Për ata që i njohin historinë, dihet afrimiteti që kanë pasur përherë Ervis Martinaj dhe Emiljano Shullazi.
Kjo u bë publike në vitin 2017 kur Martinaj u denoncua se kërcënoi biznesmenin Ylvi Beqja për llogari të Shullazit që ndodhej në qeli. /TCH
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Sarandë, ku 2 kuj...
Deputeti i video-skandalit erotik, Ervin Salianji, rre...
Ditën e sotme do të zhvillohet seanca në Gjykatën e Po...
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në b...
Një lajm i hidhur vjen nga familja e kryebashkiakut të...
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka treguar si paraqitet gje...
Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i pl...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, J...
Koleksionuesi shqiptar nga Kosova, Besnik Lajqi, tha m...
Këtë javë do ta dëgjoni shpesh këtë term. Natyrisht e kam ...
Ambientalisti Sazan Guri, ka habitur mëngjesin e sotëm...
Rrjedhjet në Tubacionet e Detit Baltik Nord Stream 1 dhe 2...
Gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Ariana Caco do të përball...
Analisti Mentor Kikia thotë se Erdogan ka një agjendë ...
Gazetarja Klodiana Lala ka folur për çështjen e privat...
Avokati Spartak Ngjela është shprehur se SPAK-u nuk po...
Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës, I...
Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Rusia është në ...
Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur akuzave se ...
Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, është shprehur se prim...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...