Vendimi i GJKKO për Veliajn/ Gjikondi: I drejtë, u vonua për shkak të makinacioneve të kryebashkiakut
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar për CNA vendimin e ...

Këshilli i Ministrave ka zhvilluar ditën e sotme mbledhje ku janë marrë disa vendime dhe janë miratuar disa projektligje.
Ndër këto vendime është dhe ai për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”.
Sipas VKM-së, paga për gradë do të rritet me 2.5% për të gjithë zjarrfikësit. Ndërkohë që për gradat "asistent zjarrfikës", "zjarrfikës", "kryezjarrfikës", "nënkomisar" dhe "komisar zjarrfikës", rritja përfshin edhe një shtesë sipas politikës së re të pagave.
VENDIMI I PLOTË:
VENDIM PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.419, DATË 26.6.2024, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MIRATIMIN E VLERAVE PËR SECILIN ELEMENT PËRBËRËS TË PAGËS BRUTO MUJORE TË PUNONJËSVE TË SHËRBIMIT TË MBROJTJES NGA ZJARRI DHE SHPËTIMIN”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të shkronjave “a” dhe “b”, të pikës 2, të nenit 8, të ligjit nr.35/2023, “Për kompetencat për caktimin e pagave, trajtimeve të tjera financiare dhe përfitimeve të të punësuarve në institucionet e administratës publike, si dhe të pagës bazë minimale në shkallë vendi”, të ndryshuar, dhe të pikave 1, shkronja “a”, e 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2015, “Për Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, me propozimin e ministrit të Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Lidhja nr.1, e vendimit nr.419, datë 26.6.2024, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e vlerave për secilin element përbërës të pagës bruto mujore të punonjësve të Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimin”, zëvendësohet me lidhjen me të nëjtin numër dhe titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Vlerat e elementit “paga për gradë” në lidhjen nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij, janë rezultat i indeksimit në masën 2.5% dhe i politikës së rritjes së pagave për punonjësit me gradën “Asistent zjarrfikës”, “Zjarrfikës”, “Kryezjarrfikës”, “Nënkomisar zjarrfikës” dhe “Komisar zjarrfikës” si dhe rezultat i indeksimit në masën 2.5% për gradat e tjera.
3. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2026, përballohen nga buxheti i institucioneve përkatëse, të miratuara në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”. Për njësitë e vetëqeverisjes vendore përballohen nga transferta e miratuar në ligjin nr.87/2025, “Për buxhetin e vitit 2026”, si dhe nga të ardhurat e veta të njësive të vetëqeverisjes vendore.
4. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet nga data 1 janar 2026. /CNA
Juristja Brizida Gjikondi ka komentuar për CNA vendimin e ...
Këshilli i Evropës i ka hequr ditën e sotme imunitetin dip...
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë, përmes një deklarate ka...
Është zhvilluar seanca e radhës në Gjykatën e Tiranës (Dho...
Zyrtari i lartë i DASH, Mark Tervakoski ndodhet në Tiranë,...
Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështje...
Kosova, Shqipëria dhe Kroacia do të zhvillojnë këtë vit st...
Një aksident i trefishtë është regjistruar rreth mesditës ...
Më 21 korrik të vitit 2016 do të miratohej Reforma në Drej...
Gjykata Administrative ka caktuar datën e seancës përgatit...
Dhjetëra mijëra banorë të fshatrave të njësisë Administrat...
Ish-drejtori i Burgjeve, Agim Ismaili, është paraqitur par...
SPAK-u ka dërguar për gjykim ish-kryebashkiakun e Memaliaj...
Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e avokatëve të Arben...
Gazetari shqiptaro-amerikan, Arian Asimi, foli sot lidhur ...
Organet e larta të shtetit shqiptar, që dolën më 1920 nga ...
Reshjet intensive të shiut që ranë gjatë natës kanë shkakt...
Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim një shtetas, nën...
Prokuroria e Vlorës ka vendosur urdhër sekuestro për disa ...
Tirana do të mirëpresë Ministerialin e Korridorit VIII, nj...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...