Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Ambasadorja Amerikane në OKB, Linda Thomas-Greenfield e ka cilësuar një luftë të paprovokuar atë të Rusisë në Ukrainë.
Diplomatja tha në emisionin “Opinion” mënyra e vetme që kjo luftë të marrë fund është që Rusia të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës.
Ajo theksoi se ashtu si ukrainasit luftojnë me çdo qelizë të trupit për të rimarrë kontrollin e territorit të vet edhe OKB do t’i mbështesë në çdo mënyrë të mundshme që të rimarrin kontrollin e territoreve të tyre.
Pjesë nga intervista:
Blendi Fevziu: A mund t’ju pyes për çështjen më të rëndësishme në botë? Tema në botë tani është lufta në ukrainë. Normalisht, a ka ndonjë mënyrë për paqe në Ukrainë? Dhe cilat janë vijat e kuqe në këtë proces?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Mënyra më e drejtpërdrejtë drejt paqes në Ukrainë është që Rusia, që Putin të tërheqë të gjitha trupat jashtë Ukrainës. Kjo është një luftë e paprovokuar. Nuk kishte asnjë arsye që Presidenti Putin të fuste trupat brenda Ukrainës. Dhe kemi punuar bashkë për t’i izoluar në Këshillin e Sigurimit dhe për t’i izoluar në Asamblenë e Përgjithshme. Janë dënuar me forcë nga bota për veprimet e tyre. U bëmë 143 vende bashkë për të dënuar ankesimet ose aneksimet e tentuara të tyre në Ukrainë. Dhe ata e kanë dëgjuar fort dhe qartë se nuk do ta njohim kontrollin e Rusisë mbi territorin ukrainas që kanë pushtuar.
Blendi Fevziu: Po, kjo është e sigurt. Por problemi është që Putini ka bërë të vetat territore në Ukrainë pas një referendumi të rremë dhe me një vendim të parlamentit rus. Asnjë vend në botë nuk mund ta pranojë këtë pushtim. Por tashmë ata janë nën protektoratin, protektoratin nuklear të Federatës Ruse. A ka ndonjë mundësi që ato territore t’i kthehen Ukrainës?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Ukrainasit po luftojnë me çdo qelizë të trupit për të rimarrë kontrollin e territorit të vet dhe ne po i mbështesim në çdo mënyrë të mundshme që të rimarrin kontrollin e territoreve të tyre.
Blendi Fevziu: Mendoni se do të jetë luftë e gjatë?
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Nuk mund ta parashikoj sa e gjatë do të jetë lufta. Do të mbarojë nesër nëse Rusia merr vendimin t’i tërheqë trupat që aty. Ukrainasit do të duhet të luftojnë sepse ditën që ndalojnë së luftuari, humbasin vendin e tyre.
Blendi Fevziu: Jo vetëm ata. Gjitha bota e lirë, në një këndvështrim.
Ambasadorja Thomas-Greenfield: Është një luftë. Është sulm ndaj të gjitha vlerave që përfaqësojmë. Është një sulm ndaj Kartës së OKB-së. Është një sulm ndaj sovranitetit të një vendi më të vogël, ndaj integritetit territorial të atij vendi. Dhe do të duhet të punojmë të gjithë për t’i mbrojtur. Dhe kemi qenë partnerë në Këshillin e Sigurimit në mbrojtje të Ukrainës./ B.A. - CNA.al
Ai emërohet administrator i kompanisë “Darfo Albania”, sub...
Pastori Paulin Vilajeti ka bërë një deklaratë të fortë...
Mbrëmjen e sotme, emisioni investigativ “Stop” ka denoncua...
Gazetari dhe analisti Roland Qafoku nuk e sheh si lajm...
Shqipëria ka rënë me katër vende në Indeksin Botëror t...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar në lidhje me re...
Ministria e Arsimit ka refuzuar kërkesën e studentëve ...
Kryeministri Edi Rama, teksa ka zhvilluar një takim me...
Enti Rregullator i Energjisë do të mblidhet sërish për...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta n...
Prokurorina pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, në ...
Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” ka mundur të sigurojë ...
Presidenti Bajram Begaj ka deklaruar se nuk është aspa...
Në Komisionin e Ekonomisë, ka pasur debat mes deputeti...
Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me qytetarët e ...
Pas njoftimit zyrtar të Policisë së Shtetit mbi alarmi...
Punimet në segmentin rrugor Qukës-Qafë Plloçë, janë kthyer...
Partia Demokratike, përmes një deklarate për mediat, ka sh...
Një telefonatë anonime në Policinë e Shtetit, ka njoft...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...