Alarmi për bombë në Kukës rezulton i rremë/ Granata ishte lodër
Alarmi për bombë në qytetin e Kukësit ka rezultuar të ...

Sali Berisha, kreu i Partisë Demokratike, feston sot 81-vjetorin e lindjes.
“Sot 81 vjeç! Mirënjohje të pakufishme Zotit të Madh, familjes time, miqve, bashkëpunëtorëve, dashamirësve dhe mbështetësve të betejave të mia që me dashurinë, ndihmën, guximin e përkushtimin e tyre ma bëjnë vjeshtën, stinën kurorë të jetës time!”, shkruan Berisha krah një fotoje të publikuar me bashkëshorten e tij, Liri Berishën.

Berisha lindi më 15 tetor 1944 në Viçidol. Berisha ka një karrierë të gjatë si mjek dhe si politikan.
Lideri i demokratëve ka shërbyer si presidenti i dytë i Shqipërisë në vitet 1992–1997 dhe president i parë i zgjedhur nga parlamenti i dalë nga zgjedhjet e lira demokratike pas rënies së regjimit komunist.
Berisha ka qenë kryeministër i Shqipërisë nga viti 2005 deri në vitin 2013. Ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në periudhën 1991–1992, 1997–2013 dhe nga 2020 deri sot.
Si një ish-sekretar i komitetit të Partisë së Punës në Fakultetin e Mjekësisë tek Universiteti i Tiranës, e braktisi karrierën si kardiolog dhe profesor i universitetit për t'u bërë lideri i Partisë Demokratike.
President (1992–1997)
Pas zgjedhjeve të para të lira në Shqipëri, Berisha u zgjodh President i Republikës më 9 prill 1992. Gjatë mandatit si President i Republikës së Shqipërisë, Shqipëria u hap ndaj perëndimit; ajo u bë anëtare e Këshillit të Europës në vitin 1995; nënshkroi Marrëveshjen për Paqe dhe Partneritet në vitin 1993 dhe vendosi bashkëpunim të ngushtë me vendet e BE-së dhe SHBA-në. Të gjitha ligjet e diktaturës komuniste u zëvendësuan me ligje të reja të standardeve europiane dhe u krijuan institucione të reja si Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë, që nuk ekzistonin më parë.
Rënia e skemave piramidale në fund të viti 1996, në të cilat shqiptarët humbën miliona dollarë, çoi në demonstrata në të cilat njerëzit akuzonin qeverinë për vjedhjen e parave. Trazirat e krijuara si rezultat i kësaj në fillim të vitit 1997 e detyruan Berishën të dekretonte zgjedhjet e parakohshme në qershor 1997. Këto zgjedhje u fituan nga opozita dhe pas kësaj Berisha dha dorëheqjen si President.
Më pas Berisha rizgjidhet kryetar i Partisë Demokratike dhe këtë pozicion e mban nga viti 1997 deri, i rizgjedhur në prill 2005 deri në 26 qershor 2013.
Kryeministër (2005–2013)
Me 3 korrik 2005, koalicioni prej pesë partive të qendrës së djathtë i drejtuar nga Sali Berisha ia arriti që të fitojë një mazhorancë prej 74 deputetësh nga 140 gjithsej në Kuvend dhe më 8 shtator 2005 me shumicë prej 81 votash të deputetëve zgjidhet Kryeministër i Shqipërisë. Më 4 prill 2009 Shqipëria u pranua si anëtare me të drejta të plota në NATO. Kjo u arrit falë reformave të kryera të qeverisë Berisha. Sipas revistës së mirënjohur amerikane "Forbes", Shqipëria ishte pothuajse i vetmi vend në Europë që kishte rritje ekonomike dhe e konsideron Berishën si arkitektin e suksesit ekonomik të Shqipërisë./ CNA
Alarmi për bombë në qytetin e Kukësit ka rezultuar të ...
Një 36-vjeçar është arrestuar në Berat pasi ishte në kërki...
Një alarm për bombë është dhënë mëngjesin e sotëm në Kukës...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
UNICEF & Platforma SMILE.al, bashkë në projektin e dhurimi...
Qendra e Bashkëpunimit Ndërfetar ka bërë një deklaratë për...
Kreu i SPAK-ut Altin Dumani deklaroi se për draftin e Kodi...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancë...
Kreu i SPAK, Altin Dumani në seancën raportuese në Komisio...
Pas rreth 5 orësh raportim në Komisionin e Ligjeve nga ana...
Pjesë nga deklarata e Prokurorit të Përgjithshëm tregon rr...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në raport...
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nga ora 23:00 e mbrë...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në raportimin ...
Kreu i SPAK Altin Dumani u ka dhënë përgjigje sulmeve poli...
Kreu i Strukturës së Posaçme Altin Dumani dënoi rrethimin ...
Kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se përcaktimi “Grup i St...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani në seancë...
Prokurori i SPAK, Adnan Xholi në seancën raportuese për ve...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani pyetjes se dep...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...