web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kushtet e pafavorshme atmosferike/ Ndryshime në orarët e udhëtimit nga Porti i Durrësit

4 Shkurt 2026, 18:00, Aktualitet CNA

Kushtet e pafavorshme atmosferike/ Ndryshime në orarët e

Autoriteti Portual Durrës informon se, sipas njoftimeve nga kompanitë e trageteve, për shkak të kushteve atmosferike të pafavorshme, do të ketë disa ndryshime në oraret e udhëtimeve.

Imbarkimi i pasagjerëve dhe mjeteve në tragete do të zhvillohet mbrëmjen e sotme, sipas orarit të parashikuar.

Nisja e trageteve është shtyrë dhe do të realizohet më 05.02.2026, në orët e para të mëngjesit, me qetësimin e kushteve të motit.

Autoritetet i kërkojnë udhëtarëve të qëndrojnë në kontakt me kompanitë përkatëse të lundrimit për informacion të përditësuar dhe ju falënderojmë për mirëkuptimin./CNA





Lajmet e fundit nga