Gjykata e Lartë publikon kandidatët për anëtarë të KLGJ-së, ja kur do të mbahen zgjedhjet
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë...
Gjykata e Lartë ka shpallur kandidatët zyrtarë për anëtarë...

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, para disa kohësh mori vendimin për shkarkimin e gjyqtarit të GJKKO Ardit Mustafaj.
Ndërkohë, sot Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ka rikthyer në detyrë.
Pas shkarkimit të tij ai e akuzoi Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për vlerësim të gabuar të pasurive edhe për ndryshimin dhe deformimin e përfundimeve të ekspertëve. Mustafaj është vlerësuar nga KPK për të tria kriteret e rivlerësimit dhe ka pasur një raport pozitiv për integritetin e figurës dhe profesionalizmin.
Ardit Mustafaj e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1996. Prej vitit 2003, ai e ushtroi funksionin në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Në dhjetor 2019, Mustafaj u emërua gjyqtar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
Ankimi i Mustafajt në KPA u shqyrtua nga trupa gjyqësore e udhëhequr nga Alban Shylla, me gjyqtaren Ina Rama si relatore dhe anëtarë gjyqtarët Sokol Çomon, Rezarta Schuetz dhe Natasha Mulaj.
Në parashtrimet e tij përpara KPA-së, gjyqtari Ardit Mustafaj u fokusua gjatë në vlerësimin e një prone të ndërtuar në qytetin e Sarandës në vitin 2003 dhe të shitur 8 muaj më vonë në vitin 2004. Sipas subjektit të rivlerësimit kjo pronë ka një kosto ndërtimi prej 1.8 milionë lekë dhe është shitur me të njëjtën vlerë, për shkak se në vitin 2004 ka qenë akoma karabina.
Mustafaj u ankua se KPK e ka vlerësuar gabimisht këtë pronë me vlerën e Entit Kombëtar të Banesave, duke e konsideruar një ndërtesë të përfunduar. Me tej gjyqtari listoi një listë të gjatë provash shkresore dhe fotografike, nga insitucione shtetërore dhe burime të hapur si ‘Google Earth’, për të treguar se ndërtesa kishte qenë karabina vite pasi ishte shitur nga subjekti, të paktën deri në vitin 2010.
Gjithashtu gjyqtari argumentoi se kunati i tij Altin Maçi kishte pasur mjaftueshëm të ardhura të ligjshme për një kredi 2 milionë lekë, që kishte shërbyer për blerjen e pasurisë në Sarandë. Sipas subjektit Maçi kishte punuar nga viti 1998 deri në vitin 2001 si mekanik në tragetin e linjës Sarandë – Korfuz me një rrogë prej 250 mijë dhramish greke dhe më përpara si agjent doganor në portin e Sarandës. Gjyqtari listoi një seri dokumentesh për punësimin e kunatit dhe shpjegoi se për shkak se kishte kaluar një kohë e gjatë dhe kompania greke që kishte në pronësi tragetin ishte mbyllur, e kishte të pamundur të siguronte dokumente për pagesat e sigurimeve shoqërore të huadhënësit. Edhe për një kredi të dytë me vlerë 1.7 milionë lekë, Mustafaj insistoi se KPK kishte konkluduar gabimisht se personi i lidhur nuk kishte pasur burime të ligjshme. Gjyqtari theksoi se huadhënësi kishte pasur të ardhura nga biznesi në fushën e prodhimit të ëmbëlsirave dhe nga transaksionet me pasuri të paluajtshme të bashkëshortes.
Mustafaj gjithashtu i kërkoi KPK-së njohjen si burim i ligjshëm i të adhurave të bashkëshortes së tij me profesion mësuese gjimnazi nga kurset private të matematikës nga viti 1997 deri në vitin 2003, për të cilat ai tha se nuk ka pasur detyrim pagesën e tatimit nga të ardhurat. Gjithashtu i kërkoi njohjen e të ardhurat e saj nga dhuratat e bëra nga prindërit dhe reflektimin e tyre në analizën financiare të subjektit.
Pasi u tërhoq në dhomë këshillimi, Kolegji pranoi një seri provash të paraqitura nga subjekti i rivlerësimit. Në përfundim të seancës Mustafaj kërkoi ndryshimin e vendimit të KPK-së për largimin e tij nga detyra dhe konkludimin nga Kolegji se ka arritur nivel të besueshëm për kriterin e pasurisë.
Me vendimin e sotëm të KPA, Mustafaj rikthehet sërish në detyrë./CNA.al
Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë mbledh...
Qarkullon një foto e deputetit të LDK-së, Driton Selma...
Nga 127 të riregjistruar, në 2 muaj e gjysmë, vetëm 5 ...
Teksa ishte i ftuar në një prej aktiviteteve të Samitit or...
Në komisionin e Ligjeve diskutohen nismat e PS-PD për hapj...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, do të thirre...
Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, de...
Është mbledhur sot Komisioni i Ligjeve për të diskutua...
Rritja e çmimeve të grurit po i kërcënon shqiptarët me...
Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se në padinë që ka dorë...
Fatmir Mediu është thirrur sot në Prokurorinë e Posaçme An...
Një ndër fenomenet më të shpeshta që po hasim sot në inter...
Kreu i KESH, Ergys Verdho, ka deklaruar sot se vendosja e ...
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla u arratis në kohën që pr...
Deputeti i PD-së, Zef Hila, është paraqitur në SPAK. Nuk ...
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ngritur alarmin, për kon...
Deputeti Dashamir Shehi ka folur së fundmi lidhur me sulme...
Kantautori Federik Ndoci, është shprehur se filmat e k...
Pedagogu i artit, Ardian Isufi thotë se Partia Demokra...
Regjisori Edmond Budina thotë se largimi i mafias nga push...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...