Kontroll i befasishëm në burgun e Vlorës, ja çfarë u gjet nëpër qeli
Një kontroll i befasishëm është kryer këtë të mërkurë në I...

Përfaqësuesit e kompanisë “Mabco” kanë zhvilluar një konferencë për mediet në lidhje me konfliktet e ndodhura ditët e fundit në aeroportin e Vlorës. Përfaqësuesja e kompanisë, Ornela Çuçi, tha se ky konflikt është jo thjesht një problem kompanish, por problem i funksionimit të shtetit.
Çuçi u shpreh se kompania “Mabco” nuk kërkon as konflikt, as polici, por thjesht të dorëzojnë një vepër të sigurt.
“Kjo që po ndodh nuk është thjesht një problem kompanish, është problem i funksionimit të shtetit ligjor. Gjatë gjithë kohës është krijuar akses, por situata jo vetëm nuk është zgjidhur, por dhe është përshkallëzuar. Nuk kërkojmë as konflikt, as polici. Kërkojmë thjesht t’u dorëzojmë qytetarëve një vepër të sigurt me rëndësi ndërkombëtare”, tha Çuçi.
Avokati Ili Gërdupi tha se nuk ka asnjë vendim gjyqësor që pengon punimet në aeroportin e Vlorës. Gërdupi u shpreh se VIA nuk është një kompani që jep urdhra, por një kompani bijë e “Mabco”-s. Më tej avokati tha se kërkesa është që të rikthehet legjitimiteti në VIA dhe të ndalohet përdorimi i akseve të kontestuara.
“VIA ka 98% të aksioneve, '2A Group' mban vetëm 2% të kuotave. Ka një dallim të madh mes bërjes së punëve dhe mbajtjes së kuotave. Çdo tranferim i kuotave kur janë shoqëri me subjekt koncesionar ka nevojë për miratime të ndryshme. Në këtë rast as nuk janë regjistruar. Në gusht 2025 'Mabco' u vu në dijeni të një kontrate transferimi, që nuk ishte bërë në asnjë moment me dije, pas verifikimit rezultoi një mashtrim i nënshkruar jo në mënyrë të rregullt, të nënshkruar jo nga personat e autorizuar. Po në këtë kontratë, gjykata dha një vendim ku pezulloi plotësisht kuotat. Vendim që u pezullua nga Apeli. Me këtë bllokim të kuotave, pavarësisht se gjykata thotë vetëm për të drejtën e votimit, por punimet për ndërtimin vijojnë dhe ka të drejtën të marrë dijeni për vendimet e asamblesë. Pra, nuk ka asnjë vendim gjyqësor që pengon punimet. VIA është vetëm një bijë e 'Mabco'-së, nuk është kompani që jep urdhra. Kërksa jonë është të rikthehet legaliteti në VIA, të ndalohet përdorimi i akteve të kontestuara”, u shpreh Gërdupi.
Inxhinieri Klodian Sava, i cili mban dhe postin e drejtuesit të kantierit, tha se kompania “Mabco” i ka përfunduar punimet gati 99%. Sava deklaroi se është kërkuar nga ana e tyre një verifikim nga autoritetet e pavarura për cilësinë e punimeve.
“Ne si kompani kemi përfunduar punimet gati në masën 99%. Që prej shtatorit 2025, në llogaritë e kompanisë kanë qenë rreth 6.54 mln euro të rimbursimit të TVSH-së, të parashikuara për blerje dhe instalim sistemesh që ende nuk janë blerë. Nuk ka pasur furnizim me energji elektrike dhe nga ujësjellësi.
Sistemet tona nuk mund të testohen nëse nuk kemi lidhje të energjisë elektrike. Një tjetër problematikë është operimi në të ardhmen e afërt i aeroportit. Përgjegjësia që i ka kaluar 'Mabco'-së, kemi kontaktuar aeroportin e Mynihut, por duke parë sulmet e paprecedenta kompania është tërhequr. Është kërkuar të bëhen disa plotësime në projekt, për të rritur kapacitetet e linjave ndërkombëtare. Gjë që ka sjellë kosto dhe kohë shtesë në realizimin e punimeve.
Jemi penguar gjatë instalimit të sistemit të sinjalistikës gjatë natës, por dhe kemi verifikuar problematika në zbatimin e punimeve nga '2A Group'. Kemi kërkuar një verifikim nga autoritete të pavarura për cilësinë e punimeve. Nga 'Mabco' në asnjë moment nuk ka vonesa apo pengues në hapjen e aeroportit. Është VIA që duhet të merret me pajisjet aeroportuale që t’i blejë dhe t’i vendosë në funksion”, tha Sava.
Një kontroll i befasishëm është kryer këtë të mërkurë në I...
Biznesmeni Gentian Likaj është paraqitur ditën e sotme në ...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, në konferencën e ...
Biznesmeni Elman Abule, një nga emrat e përfshirë në dosje...
Prokuroria e Sarandës ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje...
Deputeti socialist Erion Braçe është paraqitur këtë të mër...
Ky është realiteti fizik në rrugët e Tiranës, ku lëvizja e...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita gjatë një takimi n...
Një tjetër operacion po zhvillohet nga Agjencia e Mbikëqyr...
Politologu Ilir Kalemaj ka deklaruar se kryebashkiaku i ar...
Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se burgjet në Shqipëri p...
Gazetari Basir Çollaku ka folur sot lidhur me korrupsionin...
Drejtuesi i SPAK, Klodjan Braho, dhe drejtuesi i Seksionit...
Ish-ministri i Financave, Arben Malaj ka paralajmëruar se ...
Shtetet anëtare të BE-së janë afër arritjes së një konsens...
Avokatja Adriana Kalaja ka reaguar pas vendimit të Gjykatë...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Pos...
Gjykata e Sarandës ka caktuar masat e sigurisë për efektiv...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar në lidhje me tr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...