Gjergj Luca krijon “partinë” e re, zbulon sloganin
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i njohur, Gjergj Luca, njihet ...

Aktualisht janë rreth 15 kontrata të partneritetit Publik-Privat, të cilat menaxhohen nga privatët me financime shtetërore. Sipas hulumtimit të KLSH-së mbi pagesat buxhetore ndaj këtyre kontratave rezulton se koncesioni i inceneratorit të Tiranës ka disbursimin më të shpejtë nga fondet buxhetore në raport me kontratat e tjera.
Sipas KLSH-së, për koncesionin e landfillit të Tiranës raportohet se janë paguar 70% e totalit të pagesave.
KLSH i ka referuar Kuvendit nevojën e rritjes së vëmendjes së institucioneve shtetërore dhe të autoriteteve kontraktore për një planifikim të studiuar dhe monitorimin të vazhdueshëm dhe të kujdesshëm të shpenzimeve gjatë zbatimit të kontratave koncesionare.
Pagesat e rregullta ndaj inceneratorit të Tiranës një objekt që tashmë nuk ekziston, i klasifikuar për korrupsion të shumëfishtë nga SPAK-u kanë sfiduar ligjet dhe mbi të gjitha moralin e qeverisjes.
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu vuri në dukje se pagesat ndaj kontratave koncesionare po dalin jashtë kontrollit.
Koncesioni i sterilizimit ka marrë financime për vitin 2023 gjithsej në vlerën prej 1,750 milionë lekë, 100 % të planifikimit vjetor, i cili është parashikuar në rritje edhe për vitet 2024 dhe 2025.
Nga auditimi i pagesave nga fillimi i koncesionit (2016) dhe deri në vitin 2023 rezulton se është shpenzuar 97 % e fondit limit të përcaktuar në Aneksin 1, Kapitulli IV.1.1 të kontratës koncesionare në një kohë që janë edhe dy vjet për mbylljen e kontratës.
Sipas kontratës, nga fondi limit kanë ngelur edhe 384 milionë lekë për dy vite në një kohë që shpenzimet mesatare vjetore të viteve të fundit janë mbi 1,700 milionë lekë, shkruan revista "Monitor".
Sipas të dhënave të vëna në dispozicion nga FSDKSH, në lidhje me financimin e Kontratës Koncesionare “Për ofrimin e hemodializës”, ka rezultuar se pagesat në vlerën prej 849 milionë lekësh janë kryer mbi bazën e projeksionit sipas rajoneve. Për vitin 2023, koncesionari është paguar për shërbim të pakryer dhe mbi projeksionin mujor për 9,241 raste nën projeksion dhe 1,557 raste mbi projeksion, në shumën gjithsej 103.5 milionë lekë.
Për kontratën koncesionare të laboratorëve, sipas FSDKSH në vitin 2023 janë shpenzuar 1,725 milionë lekë (1,719 milionë lekë paraqitur nga MF, pra me një diferencë 6 milionë lekë më pak), 112 milionë lekë më shumë se në vitin 2022.
Referuar të dhënave mbi shpenzimet e kryera dhe ecurisë së planifikimit afatmesëm të buxhetit për financimin e këtij shërbimi rezulton se vlera e tij do shkojë më tepër se parashikimi, duke kërkuar çdo vit më shumë angazhim fondesh buxhetore.
Nga analiza e të dhënave mbi numrin e ekzaminimeve dhe shpenzimeve të kryera rezulton se ka prirje për rritjen e përvitshme të ekzaminimeve me tarifa të larta, kundrejt atyre me tarifa të ulëta, shkruan "Monitor".
Sipërmarrësi dhe biznesmeni i njohur, Gjergj Luca, njihet ...
Zjarri ka përfshirë një banesë në Roskovec. Vatra ka qenë ...
Mëngjesin e kësaj të hëne u hodh shorti për zgjedhjen e an...
Këtë të hënë, me 2 dhjetor 2024, po ju njohim me disa pre...
Kreu i PD-së, Sali Berisha ngriti këtë të diel akuzat ...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Moti i keq me shi dhe dëborë ka përfshirë vendin. Autorite...
Mjetet borëpastruese vijojnë punën për hapjen e rrugës së ...
Gjatë natës në juglindje kanë vijuar reshjet e borës me in...
Vazhdojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në jugl...
Plakja e popullsisë dhe migrimi i saj vazhdojnë të jenë fa...
Në qarkun e Korçës vijon të bien reshje dëbore. Mësohet s...
Ditën e premte, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtë...
Policia e Shtetit ka bërë një thirrje për shoferët duke ma...
Gjergj Luca rikthehet në interesimin e mediave prestigjioz...
Reshjet e dëborës kanë zbardhur të gjithë qarkun e Korçës....
Nga 1 dhjetori - 5 janar, si një traditë tashmë e përvitsh...
Një fabrikë këpucësh në Shullaz të Kurbinit është përfshir...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në qarkun e Korçës që në o...
Në Shqipëri vazhdon të rritet numri i vizitorëve të huaj q...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...