"Kompensim i naftës 50 lekë për litër"/ Zbardhet propozimi i qeverisë për operatorët e transportit publik
Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publi...

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, gjatë fjalës së tij në seancë plenare ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për lidhje “korruptive” me biznesmenin Ron Yeffet. Ky i fundit, sipas Këlliçit, akuzohet për mashtrim me vlerë 6.7 milionë dollarë nga një biznesmen amerikan.
Deputeti u shpreh se prova që fakton lidhjen e Ramës me Yeffet është një udhëtim i kryeministrit Rama në Francë, që, sipas tij, nuk ishte për agjendë zyrtare, por “për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij”.
Ndër të tjera, ai shprehet se lidhja e Ramës me biznesmenin është rrezik për sigurinë kombëtare dhe se kryeministri duhet të paraqitet në Kuvend dhe t'u përgjigjet pyetjeve të drejtuara nga ai dy ditë më parë.
"Të enjten e 8 tetorit të vitit 2020 Rama nuk kishte udhëtuar për një agjendë zyrtare drejt Francës. Edi Rama në atë të enjte Parlamenti, sikundër ndodh përherë, ndodh edhe sot, nuk është prezent në sallë. Kishte udhëtuar drejt Parisit për të festuar ditëlindjen e bashkëshortes së mikut të tij Ron Yeffet. Ky, të dashur shqiptarë, nuk është thjesht një udhëtim miqësor, por rezulton se do të jetë dhe prova e pushtetit e të akuzuarit për mashtrim, Ron Yeffet, për t'i zhvatur një shtetasi amerikan Mark Fajst plot 7.6 milionë dollarë. Pra, të nderuar qytetarë, ky udhëtim është prova që lidh drejtpërdrejtë dhe fakton lidhjen korruptive të Ron Yeffetit dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama.
Sot, miku mashtrues ka në dorë fatin e industrisë së armëve në Shqipëri. Me dy VKM nominale, Edi Rama ka lënë në dorë të Yefet-it jo vetëm këtë industri, por dhe fatin tonë në NATO. Kjo është arsyeja pse në fakt sot është anuluar edhe interpelanca urgjente me ministrin e Mbrojtjes Ermal Nufi. Edi Rama vazhdon të qëndrojë në krye të qeverisë, edhe pse tashmë është faturuar jo vetëm miqësia e tij e ngushtë me Ron Yeffet-in, një fakt publik formal dhe informal që e di çdo qytetar në Tiranë, e di çdo rreth biznesi në Tiranë, por është faturuar dhe dhurata qindra milionë euro që i është bërë atij me dy VKM personale nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Sot në fakt Edi Rama duhet të ishte në këtë sallë dhe të përgjigjej për pyetjet publike që i kam drejtuar prej tri ditësh kur kam denoncuar lidhjen e një kontrate midis kompanisë SMX dhe kompanisë RNI Trading në New York, në pronësi të shtetasit Ron Yeffet në janar të vitit 2024. I ribëj edhe njëherë pyetjet nga kjo sallë Kuvendi drejtuar kryeministrit të Shqipërisë. A është Shqipëria vendi anëtar i NATO-s në kontratën e paspecifikuar me SMX dhe kompanisë së mashtruesit Ron Yeffet? Në rast se është Shqipëria ky shtet, në cilën procedurë ligjore konkurruese është përzgjedhur kompania e Ron Yeffet-it për të bërë ndërmjetësimin për vendin tonë në një kontratë me anëtarin e NATO-s? A po rrezikon kreu i qeverisë shqiptare sigurinë kombëtare dhe atë të partnerëve në aleancë duke lënë në dorë të një të akuzuari për mashtrim industrinë e armëve të Shqipërisë? A rrezikon anëtarësimin në NATO Shqipëria me këto manovra korruptive pas bllokimit të procesit të integrimit prej çështjes së Belinda Ballukut? Në një vend normal, të dashur miq, do të mjaftonte hija e dyshimit për të kërkuar një transparencë të plotë për këtë megaskandal. Në një vend serioz mjafton rreziku ndaj NATO-s për të kërkuar përgjegjësi politike dhe shpjegime të menjëhershme nga kreu i qeverisë dhe ministri i Mbrojtjes", tha Këlliçi. /CNA
Në takimin e zhvilluar sot me shoqatat e transportit publi...
Sot në rendin e ditës ishin të përfshira interpelanca të k...
Po mbahet sot finalja e edicionit të katërt të Konkursit t...
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka kritikuar mungesën ...
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka konfirmuar s...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka folur në seancë plenare l...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Transporti publik do t’i rikthehet normalitetit. Sipas kry...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu...
Administratori i kompanisë “Converse Management Consulting...
Seanca e sotme plenare ka nisur me një minutë heshtje për ...
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërgu...
Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvend...
Operatorët e transportit publik në Tiranë dhe në rrethe do...
Rasti i Eriola Hoxhës në emisionin investigativ “Stop” gja...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dekla...
U nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, piktori i njohur Skën...
Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka viju...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...