Korreshi: Nuk hyhet në Europë pa pambuk dhe doreza në spitalet shqiptare
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka kritikuar mungesën ...

Po mbahet sot finalja e edicionit të katërt të Konkursit të Gjuhës Shqipe, mes shkollave “Edith Durham” dhe “Besëlidhja” Lezhë, një ngjarje që është kthyer në një traditë e cila feston dhe promovon vlerat e gjuhës sonë si dhe e kthen atë në një prioritet arsimor.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, përshëndeti dhe falënderoi të gjithë nxënësit, mësuesit e prindërit për përkushtimin, angazhimin dhe pjesëmarrjen, ndërsa në këtë finale mori pjesë edhe ministri i Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, Hajrulla Çeku.
“Kemi qenë çdo ditë së bashku, prej janarit, kur e çelëm konkursin e Gjuhës Shqipe dhe sot mblidhemi të gjithë bashkë për të festuar suksesin e këtij rrugëtimi në pranverë, ku gjithçka jashtë është e gjelbër, e gjallëruar dhe e përtëritur, siç ju përtërini gjuhën shqipe me pasionin tuaj. Ka fjalë shumë të bukura gjuha shqipe për këtë stinë dhe ju i keni përdorur të gjitha këto.
Jam shumë e lumtur që sot me ftesën time, të kem edhe mikun tim Harjulla Çeku, ministër i Kosovës për Arsimin e Shkencën, të cilin kam shumë kënaqësi ta mirëpres në vizitën e tij të parë zyrtare si ministër i Arsimit në Tiranë. Jam e lumtur po ashtu të ndaj lajmin që nëpër shkollat tona nisim olimpiadën e përbashkët me Kosovën, si një zinxhir që ka filluar dhe vijon e nuk do të dijë fare për kufij mes nesh sepse ne na lidh gjuha, kombi, gjaku. Kjo ngjarje e zbukuron mozaikun tonë kombëtar të gjuhës shqipe.
“Arma jonë e fuqishme është lashtësia, tradita, kultura, rrënjët dhe identiteti ynë, si dhe rinia jonë… Ne duam dhe kërkojmë mënyra demokratike që t’na pranojnë për atë çka jemi e pa e dëmtuar askënd”, thoshte Ibrahim Rugova, një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjeve të identitetit dhe lëmit tonë kulturor kombëtar.
Më besoni, edhe pse unë jo si ministre që vij nga fusha e letrave, përkthimit, gjuhësisë, letërsisë, kam emocione të mëdha sot, emocione që m’i keni dhënë ju, në të gjitha nivelet e këtij konkursi: gjatë momenteve të debatit, recitimit, projekteve, pyetjeve e përgjigjeve, po edhe të ndonjë loti që ka shpëtuar kur nuk e keni fituar atë garë. Ka qenë një kënaqësi, emocion dhe krenari e vërtetë t’ju dëgjoje. Një mirënjohje shumë të thellë ta kemi të gjithë bashkë edhe ndaj mësuesve tuaj që ju kanë ndenjur mbi kokë gjatë përgatitjes, faleminderit, sepse keni vënë pasionin, e kemi bërë jashtë orari, siç e kemi quajtur tashmë 'Pas Shkolle'. Prandaj sot mbyllim një finale që bashkon përgjegjësinë, dijen dhe qytetarinë tuaj.
Ky konkurs është pikërisht një nga ato iniciativa që e kthejnë gjuhën shqipe në një prioritet arsimor. Ne po ndërtojmë gjithashtu një sistem që u jep mundësinë edhe bashkëmoshatarëve tuaj në Diasporë ta mësojnë gjuhën shqipe si gjuhë institucionale, të certifikuar, të njehsuar me kornizën europiane të gjuhëve, ta flasin jo vetëm në familje, por edhe si gjuhë pune e në çdo lloj komunikimi tjetër.
Ju po rriteni në një realitet global që tenton të standardizojë, thjeshtëzojë komunikimin dhe përgjithësojë çdo gjë, përfshirë edhe fjalët, por ju gjithmonë duhet të jeni të vetëdijshëm për gjuhën tuaj, se ç’pasuri leksikore, folklorike, dialektike keni dhuratë nga stërgjyshërit, gjyshërit, prindërit tuaj dhe të përballojmë atë tundimin e madh kur shkruajmë ato mesazhet 'flm'. Po kur flasim shqip, është kjo shqipja me të cilën ju përballeni sot në garë. Mos e lëshoni shqipen! Anglisht flasin të gjithë sot. Ama shqip...!
Shqipja është e shkruar në kodin tonë gjenetik, prandaj ne jemi sot këta dhe jemi këtu.
Unë nuk dua t’i shtoj asgjë më shumë, veçse t’ju uroj suksese dhe të fluturoni sa më lart, të kapur pas fjongos që ju lidh me rrënjët e gjuhës shqipe”, ishte fjala e ministres Kumbaro./ CNA
Deputeti demokrat, Saimir Korreshi, ka kritikuar mungesën ...
Ministri i Infrastrukturës, Enea Karakaçi, ka konfirmuar s...
Deputeti i PD-së, Enno Bozdo, ka folur në seancë plenare l...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi, ka akuzuar kryeministrin...
Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ka bërë me dije se edh...
Transporti publik do t’i rikthehet normalitetit. Sipas kry...
Janë zbardhur detaje të reja lidhur me zjarrin që përfshiu...
Administratori i kompanisë “Converse Management Consulting...
Seanca e sotme plenare ka nisur me një minutë heshtje për ...
Prokuroria e Vlorës ka përfunduar hetimet dhe ka dërgu...
Ditën e sotme zhvillohet seanca e radhës plenare në Kuvend...
Operatorët e transportit publik në Tiranë dhe në rrethe do...
Rasti i Eriola Hoxhës në emisionin investigativ “Stop” gja...
Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, dekla...
U nda nga jeta në moshën 87-vjeçare, piktori i njohur Skën...
Përveç kryeqytetit, reduktimi i transportit publik ka viju...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Org...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë një parashikim lidhur m...
Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë më shumë detaje rreth ope...
Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...