
Trafiku në akset kombëtare të juglindjes ka shkaktuar makth dhe panik te qytetarët. Fundi i vitit dhe nisja e vitit të ri u kthyen në një tmerr për drejtuesit e mjeteve që kanë udhëtuar nga Hotolishti drejt Tiranës.
Qytetarët janë përballur me orë të tëra në trafik, të bollkuar së bashku me familjarët e tyre që pas festave në juglindje po ktheheshin drejt kryeqytetit për të vijuar me përditshmërinë e tyre, duke i kthyer ato pak ditë pushimi në një kaos.
Një nga shkaqet e bllokimit të qarkullimit të automjeteve, sidomos në aksin Librazhd-Elbasan është rindërtimi i pjesëve të rrugës që po bëhet në këto segmente.
Por kjo mund të bëhej lehtësisht e menaxhueshme, duke mjaftuar vetëm një kamion me zhavorr për të mbushur gropat.
Një tjetër problematikë është mungesa e Policisë Rrugore në akset kombëtare të juglindjes. Nga verifikimet e kryera nga CNA, përgjatë ditës së djeshme nga Hotolishti në Tiranë nuk ka patur prani të asnjë patrulle policie rrugore për të menaxhuar kaosin e krijuar nga trafiku.
Asnjë njoftim mbi trafikun e rënduar me orë të tëra në këto akse, asnjë masë e bërë publike, Policia Rrugore ishte inekzistente.
Për të shmangur të gjithë atë kaos të krijuar nga trafiku do të mjaftonte ndalimi i qarkullimit të mauneve në pikun e lëvizjes së automjeteve për të shmangur orët e gjata në trafik dhe vështirësitë në qarkullim.
Policia Rrugore ishte e papërgjegjshme duke lënë në mëshirë të fatit qytetarët me familjarët e tyre mes trafikut të bllokuar me orë të tëra në temperaturat e ulta.
Sot pritet e njëjta situatë që mund të përsëritet në rrethrrotullimin e Bradasheshit në aksin Elbasan-Tiranë për shkak të fluksit të madh të mjeteve që kanë shkuar në juglindje për festat e fundvitit.
Ajo që ka ndodhur dje ka qenë e turpshme. Policia Rrugore nuk ka qenë në terren në asnjë centimetër nga aksi Hotolishti deri në Labinot ku ka qenë piku më i madh i trafikut dhe automjeteve i është dashur 3-4 orë për ta përshkruar këtë segment rrugor./ CNA
Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, komentoi kap...
Situata e trafikut të rënduar në aksin Hotolisht-Tiranë vi...
Nga 1 Janari 2026, ka hyrë në fuqi ligji për pagën minimal...
Trafik i rënduar, radha dhjetëra kilometra, asnjë masë nga...
Trafiku i rënduar në aksin Hotolisht-Tiranë vijon ende. CN...
CNA po sjell pamje nga trafiku i rënduar në aksin Librazhd...
Pa ndonjë surprizë edhe këtë fundvit, udhëtimi drejt jugli...
Trafiku i rënduar vijon në aksin Hotolisht-Librazhd-Elbasa...
Një gjendje e rënduar trafiku ka përfshirë aksin Hotolisht...
Investimi për vendosjen e kamerave të sigurisë në fshatin ...
I gjithë territori i Qarkut Shkodër është përfshirë nga mo...
Ditët e para të janarit kanë nisur me trafik në aksin Elba...
Protesta që do të zhvillohet nga fermerët grekë do të bllo...
Kanë kaluar tri vjet që kur prezantimi i ChatGPT u dha qin...
Në aksin rrugor Prrenjas-Elbasan vijon prej disa orësh tra...
Moti i keq dhe reshjet e dëborës kanë përfshirë vendin në ...
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në hyrje të Sarandës...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Korçë natë...
Reshjet intensive të shiut që priten sot pasdite (e premte...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...