Izolimi rajonal, 22% e qytetarëve të Ballkanit nuk udhëtojnë fare te fqinjët
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...

Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigratëve në Shqipëri.
Kështu thuhet në protokollin e publikuar nga Qeveria shqiptare më 7 nëntor, një ditë pasi dy shtetet arritën marrëveshje për çështjen e emigrantëve.
Marrëveshja parasheh që emigrantët që do të kapen në Detin Mesme dhe të strehohen në Shqipëri dhe strehimin e tyre do ta financojë shteti italian. Firmosja e marrëveshjes shkaktoi reagime të shumta në të dyja shtetet, kryesisht për shkak të mungesës së transparencës.
Dokumenti parasheh që paradhënia prej 16.5 milionë eurosh të ekzekutohet 90 ditë nga data e hyrjes në fuqi të protokollit. Këto para do të përdoren për të rimbursuar shpenzimet për shërbime të ndryshme, u tha në dokument.
Gjithashtu, pala italiane duhet të hapë në një bankë të nivelit të dytë, një llogari rrjedhëse bankare të dedikuar ekskluzivisht për fondin e garancisë.
Ky protokoll do të jetë në fuqi për pesë vjet dhe mund të rinovohet edhe për pesë vjet të tjera.
“Me përjashtim të rasteve kur njëra nga palët i komunikon me paralajmërim të paktën gjashtë muaj përpara afatit të përfundimit qëllimin e saj për të mos e rinovuar këtë protokoll, ky i fundit do të rinovohet në formë të heshtur për një periudhë tjetër pesëvjeçare”, thuhet në njoftim.
Hyrja e migrantëve në ujërat territoriale dhe në territorin e Shqipërisë do të kryhet ekskluzivisht me mjetet e autoriteteve kompetente italiane.
“Autoritetet kompetente shqiptare lejojnë hyrjen dhe qëndrimin në territorin shqiptar të emigrantëve të strehuar në strukturat me qëllimin e vetëm të kryerjes së procedurave kufitare apo të riatdhesimit, të parashikuara nga legjislacioni italian e evropian dhe për kohën rreptësisht të nevojshme për të”, thuhet në dokument.
Në dokumentin e publikuar nga Qeveria shqiptare nënvizohet se autoritetet italiane do të përballojnë çdo shpenzim të nevojshëm për akomodimin dhe trajtimin e emigrantëve, duke përfshirë ushqimin, kujdesin shëndetësor dhe çdo shërbim tjetër që do të vlerësohet i nevojshëm dhe duke u kujdesur që ky trajtim të respektojë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, sipas së drejtës ndërkombëtare.
Italia, sipas marrëveshjes, do të financojë të gjitha shërbimet e kujdesit spitalor, por edhe të pajisjeve, sikurse automjetet dhe karburantet si dhe pagesat për avokatë. Ndërkaq, Shqipëria do të ofrojë lehtësira për personelin italian që do të punojë në Shqipëri, të cilët do të përjashtohen nga nevoja për pajisje me viza, leje të qëndrimit dhe kërkesa të tjera që kërkohen nga legjislacioni shqiptar për migracion.
Po ashtu marrëveshja parasheh edhe obligimet që ka Italia sa i përket ofrimit të sigurisë të qendrave të pritjes së emigrantëve, ndërkaq Shqipëria do të ofrojë siguri për emigrantët gjatë transportit të tyre jashtë këtyre qendrave.
Të hënën kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, nënshkruan në Romë marrëveshjen për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit.
Emigrantët që do të shpëtohen në Detin Mesdhe do të dërgohen në portin e Shëngjinit, ku do të kryhet një verifikim i tyre dhe më pas do të përcillen për në qendrën e pritjes në Gjadër të Lezhës.
“Fillimisht flasim për një numër prej 3.000 personash, ndërsa në një vit fluksi emigrator mund të mbërrijë deri në 36.000 persona. Kjo marrëveshje nuk përfshin të miturit, gratë shtatzëna dhe grupet e tjera të ndjeshme”, tha Meloni më 6 nëntor.
Zbatimi i marrëveshjes pritet të nisë në pranverën e viti që vjen. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar për mediat italiane se ka pasur kërkesa të tilla edhe nga vende të tjera të Bashkimit Evropian, por i ka refuzuar ato. Ai tha se në rastin e Italisë ndjehet “borxhli” për atë që ky shtet ka bërë për emigrantët shqiptarë.
Shqipëria ka strehuar më herët edhe mijëra iranianë dhe afganë, disa prej të cilëve gjenden ende në kampet e posaçme të ngritura për ta./ Rel
Kisha e Laçit, e njohur ndryshe dhe si Kisha e Shna Ndout,...
Akademiku Artan Fuga ka folur për marrëveshjen Rama-Me...
Analisti Fatos Lubonja mendon se marrëveshja për emigr...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur lidhur me dhënie...
Pastori Akil Pano ka komentuar marrëveshjen mes Italis...
Sot mbush 76 vjet Gëzim Kame, ai që na mbushi një jetë...
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës për Marrëdhëniet me Jas...
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për ...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur mbi betejën e opozit...
“Chybik + Kristof” është studioja fituese e garës ndërkomb...
Gazetari, Ferdinand Dervishi ka reaguar lidhur me emër...
Ish deputeti Muslim Murrizi ka denoncuar se gjoba 100 ...
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar reag...
Më thuaj muajin që ke lindur të të tregoj sa shanse keni p...
Janë publikuar pamjet nga stërvitja “Strong Balkan 23”...
Edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, M.D, k...
Në Shqipëri opozita ka kritikuar marrëveshjen e firmosur d...
Diplomati Agim Nesho, në një intervistë për CNA, ka de...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...