Video/ Bllokohet lëvizja në sheshin "Skënderbej", qytetarët të revoltuar, debatojnë me efektivët
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...
Ditën e sotme në sheshin “Skënderbej” është zhvilluar fest...

Sot mbush 76 vjet Gëzim Kame, ai që na mbushi një jetë me art, me emocion, me ngazëllim, hare, lot e trokitje zemre si breshër i rrëmbyeshëm. Mbase populli nuk e di kush është, nuk ia di fytyrën,të folurën a gjestet. Por ikonat e teatrit, vip-at e skenës të bëjnë të marrë po të shfaqësh mosnjohje për të. Robert Ndrenika,Roland Trebicka,Mirush Kabashi,Viktor Zhusti,Rajmonda Bulku,Mehdi Malka,Suela Konjari,Hervin Çuli,Elvira Diamanti...janë "balta" të cilën Gëzim Kame si baba Carlo e ktheu në Pinok, në personazhe të pavdekshëm.
Sot në botë njohin krejt regjisorët e Hollivudit, përmendin Polanskin, Spilbergun, Voodi Allen, Tarantino...dhe për fat të keq tek ne këta zemberekë të spektaklit janë të fshehur,të mbuluar nga një tis i hollë harrese prej medias së pari e më pas prej një publiciteti të munguar.
Po mjafton të thuash se "babai" i shfaqjes "Shi në plazh" është Gëzim Kame e kaq të bën të ngrihesh zgupthi e të heqësh kapelen para këtij artisti kaq të madh. Ose të përmendësh "Sokratin" luajtur nga Mirush Kabashi e të ulërasësh,o njerëz regjisor i asaj shfaqjeje ka qënë Gëzim Kame,paçka se deri në afishe të shumta hera herës nuk iu shkruajt emri.
76-vjetori i këtij artisti është një rast i mirë per të treguar botërisht se ky regjisor ka qënë ndër më prodhuesit, por dhe ndër më konçizët. Ishte jo si verë tavoline, por si një pije e vjetër prodhuar në vreshtat e Francës. Plot shije, plot aromë, plot vlera sikur të dehte.
Jeta artistike e Kames nisi me ëndërrat në gjimnaz e vazhdoi me Institutin e Arteve. Student,aktor,pedagog,dekan. Një cikël,i plotë që nderon atë institucion. Shoh tek një dritare në një pallat buzë Lanës një mbishkrim:"Këtu ka jetuar artisti Naim Frasheri." Sa mirë, them sa herë e lexoj. Se janë shenja të qytetërimit tonë. Kështu duhet të vendosë sot Akademia e Arteve një gdhendje: "Këtu ka dhënë mësim Gëzim Kame." Se ai është si vatra e zjarrit,ka gatuar e ka ngrohur me mendjen dhe shijet e tij. Në Rinas ende blihet me shumicë "Shi në plaz", një komedi me atmosfere e gaz pa fund,pa ngjyra të politikë së kohës e me një lojë mjeshtërore të artistëve. Po sa të tilla ka ky gjeni! Që nga "Mësuesi i Letërsisë", "Fernando Krafti më beri një letër", "Shtëpia e Bernarda Albës”,”Darka e të marrëve", "Stinë e mërzitshme në Olimp", "Pjata e drunjtë", "Të gjithë me huqe",uf,u lodha së numëruari. E asnjë dështim,veç sukses,sukses,sukses...
Tani Gëzim Kame mbase është mbledhur diku me miq e shokë për të festuar pa bujë e zhurmë. Si iriqi që rri brenda ferrës. Ai hesht, por nuk rresht së menduari, së bëri plane. Shoqëria gëzohet se jeton mes tyre artisti që prodhoi artistë,"materniteti" i aktorëve cilësorë. Shokët e miqtë e tij janë të çdo fushe. Të artit e të shkencës,të diplomacisë e politikës. Edhe unë jam shok i tij prej vitesh e vitesh. Shoqëri që në themel pati skenën e më pas gëzimet per njëri tjetrin.
Sigurisht skena është qendra e festimeve të ditëlindjes së tij. Si një lloj Kane apo Los Angeles ku ndahen çmimet. Atje të mblidhen artistë e artiste,shokë e miq. Dhe mjeshterit t’i urojnë,u bëftë 101 vjeç. Unë do e bëja 102,por e di që ai edhe kur do na takojë e shohë në sy do e ketë vështrimin përtej se mendja i punon për dramën e radhës,pér spektaklin që vetëm ai di si ta bëjë kaq të shijshëm me arra e lajthi Shqiperie,por dhe me erëza nga Kina,India e Spanja. Ndaj quhet art,se ka kaq shumë perzierje historie e personazhesh sa regjisori ua di radhën e i sjell si në avlëmend,ngjyrë pas ngjyre e fije për fije.
Gëzim,paç jetë të gjatë edhe për kënaqësinë time! Amen!
Nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës për Marrëdhëniet me Jas...
Marrëveshja mes Shqipërisë dhe Britanisë së Madhe për ...
Ish deputeti dhe anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlli...
Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR)...
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa ka folur mbi betejën e opozit...
“Chybik + Kristof” është studioja fituese e garës ndërkomb...
Gazetari, Ferdinand Dervishi ka reaguar lidhur me emër...
Ish deputeti Muslim Murrizi ka denoncuar se gjoba 100 ...
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka komentuar reag...
Më thuaj muajin që ke lindur të të tregoj sa shanse keni p...
Janë publikuar pamjet nga stërvitja “Strong Balkan 23”...
Edukatorja që dhunoi 3-vjeçaren në kopshtin privat, M.D, k...
Në Shqipëri opozita ka kritikuar marrëveshjen e firmosur d...
Diplomati Agim Nesho, në një intervistë për CNA, ka de...
Kryeministri, Edi Rama ju ka thurur lavde tre kryebashkiak...
Sot GJKKO-së zbardhi vendimin për masat ndaj Jamarbër ...
Aplikacioni e-Albania do të ndryshojë së shpejti. Këtë e b...
Zbardhet protokolli i marrëveshjes mes dy qeverive, të Shq...
Kryeministri, Edi Rama ju ka bërë thirrje prindërve të...
Kryeministri, Edi Rama në mbledhjen e zgjeruar të Part...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...