Ç’punë kanë çunat e Albinit në protestat e Shqipërisë?
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...
Në protestat e zhvilluara gjatë këtyre ditëve në Tiranë ja...

Në një dalje në VOA, Afrim Krasniqi në emër të ISP-së, bëri disa shpallje të cilat pretendohen si raporte të institutit që drejton ai vetë.
Shpalljet trajtojnë temën e konfliktit të interesit, ndaj ato meritojnë të trajtohen me kujdes.
Instituti, me gjithë emrin e madh, deri sot nuk ka asnjë figurë që t'a ketë përfaqësuar ndonjëherë në dalje publike.
Sa herë flet Afrim Krasniqi, quhet që flet Instituti.
Ndaj denominimi që i ka vënë OJF-së që zotëron (INSTITUT), nuk tregon e as flet për madhështinë e organizatës ku Afrim Krasniqi është në fakt pronar me tagre të plota.
Prej vitesh, Aftim Krasniqi përfiton fonde nga donatorë të huaj që të hetojë konfliktin e interesave, kryesisht në Kuvendin e Shqipërisë.
Pa u ndalur tek raporti, marrim dhe analizojmë vetëm thëniet e pronarit të ISP-së, në daljen e tij të fundit tek VOA.
Nuk dihet shifra totale e përfituar nga Afrim Krasniqi për institutin e vet, që të hetojë konfliktin e interesit, por tema merr rëndësi të veçantë pavarësisht shumave të paguara për të sinjalizuar deputetët konfliktaxhinj.
Edhe në rastet kur në media publikohen fakte, ngjarje, konstatine, dyshime, per konflikt të pastër interesi, Afrim Krasniqi nuk ndihet të bëjë ndonjë investigim. Bile as analizë juridike për rastin.
Ndiqni me kujdes fjalitë e përdorura nga Afrim Krasniqi:
"...kemi parë që ka një përdorim në mënyrë masive të bisedimeve dhe konsultimeve informale me grupe interesi, me firma private dhe kompani, të cilat janë në kundërshtim me ligjin për konfliktin e interesit."
Me cilin nen dhe pikë të ligjit për konfliktin e interesit ka lidhje konstatimi për të cilin flet Afrim Krasniqi? Ai deklaron që e ka parë. Ku e ka parë? Kush ishte kur e pa Afrim Krasniqi dhe cili është neni i Ligjit që është shkelur e nga kush është shkelur?
"Drejtues të komisioneve parlamentare, që duhet të gjykojnë dhe miratojnë një ligj ose një marrëveshje takohen me individë, të cilët përfitojnë nga këto marrëveshje dhe të gjithë këto takime nuk janë të dokumentuara."
Kush është apo kush janë këta drejtues?
Dhe cili është neni i ligjit për konfliktin e interesit që është shkelur me atë rast?
Nenet e ligjit për konfliktin e interesit, ndryshe nga deklaratat e Afrim Krasniqit, flasin qartë. Konflikti ka lidhje me BIZNESIN PRIVAT dhe përdorimin e karriges për t'i shërbyer biznesit privat.
Zyrtari ndalohet të shërbejë si i tillë, kur haset me interesa për BIZNESIN e vet privat.
Cilin biznes privat ka identifikuar Afrim Krasniqi për kryetarët e Komisioneve? Në cilin biznes luajnë kryetarët e Komisioneve Parlamentare dhe pse Afrim Krasniqi nuk deklaron me emra, data dhe kronologji takimesh? Pse Afrim Krasniqi, që paguhet për këtë punë, nuk raporton skemën, ngjarjet, takimin, personat në takim dhe aktin përkatës të miratuar nga Kuvendi?
Ku pret që t'i gjejë Afrim Krasniqi faktet? Duke lexuar proces-verbalet e Kuvendit?
Kuvendi ka dispozita për lobizmin dhe parashikon rregulla për deklarimin e lobizmit. A e ka të qartë Afrim Krasniqi ndryshimin kur flet për konflikt interesi dhe dallimin kur bëhet fjalë për lobizmin?
Apo meqë paguhet vetëm për të hetuar konfliktin e interesave dhe konfliktin e interesit nuk e kupton, ose nuk e investigin dot, i bën lëmsh të gjitha.
Afrim Krasniqi edhe nga ato që thotë dallohet qartë që i përfshin brenda si shpërdorimin e detyrës (që është vepër penale), si lobizmin (që është veprimtari e lejuar dhe e rregulluar nga Kuvendi), ashtu edhe konsultimin publik, (që është detyrim ligjor).
Dhe duke i futur të gjitha në një thes si "konflikt interesi" justifikon fondet e marra pa konstatuar dhe analizuar rastet konkrete të vërteta të konfliktit të interesit. Konflikti i interesit nuk mund të jetë institucional që Afrim Krasniqi të marrë dhe të trajtojë Kuvendin si institucion në konflikt interesi.
Konflikt interesi pa zyrtar me emër nga njëra anë dhe biznese të zyrtarit me përshkrim të objektit të aktivitetit nga ana tjetër nuk mund të ketë.

"Parlamenti nuk zotëron asnjë dokument të këtyre bisedimeve, ndërkohë që publikisht deklarohet që është rënë në kompromis me to dhe është gjetur zgjidhja, siç ishin lojërat e fatit apo investimet strategjike dhe tema të tjera me ndikim të madh financiar”, thotë zoti Krasniqi.
Ku i kërkoi Afrim Krasniqi dokumentet dhe nuk ju dhanë? I kërkon t’i gjejë në proces-verbalet e mbledhjeve të Komisioneve Parlamentare?
Populli thotë "më mirë të dish se sa të kesh" e Afrim Krasniqi fonde për të hetuar konfliktin e interesave të DEPUTETËVE ka plot.
"...përtej këtyre, gjatë monitorimit mbi konfliktin e interesit, ISP-ja konstatoi që mekanizmi parlamentar për parandalimin e konfliktit të interesit është inekzistent, nuk funksionon, ndërkohë që ILDKPKI-ja (Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave) ia beson këtij institucioni, që të bëjë hetimet paraprake para se çështja të kalojë atje."
Kjo që thotë Afrim Krasniqi është gënjeshtër me bisht. Çdokush mund të përcjellë në ILDKPKI raste të dyshuara të konfliktit të interesit. Por dyshimi duhet shoqëruar me investigimin e rastit dhe investigimi kërkon mend dhe kapacitete. Jo gjithmonë kërkon fonde, por fondet Afrim Krasniqi i ka. Pse nuk investigon?

“Nëse ju shikoni në mënyrë të vazhdueshme takime publike, mbledhjet e komisioneve mbi vlera të mëdha financiare, dhe në deklarimet që bëhen aty, thuhet që ligji është konsultuar, është rënë dakord, etj., dhe po të kërkoni: Ku janë bisedimet? Ku janë negociatat? Kush kanë qenë kërkesat dhe pse është toleruar kjo apo jo kërkesë? Sa është pyetur qeveria dhe institucionet e pavarura? Sa është respektuar ligji? - nuk ka përgjigje për këtë gjëra, por thuhet se këto janë negociata personale. Mungesa e dokumentacionit për këto çështje do të bëjë të pamundur nesër hetimin e rasteve”, thotë zoti zoti Krasniqi.
Pse nuk heton sot Afrim Krasniqi? Apo ai paguhet që të kërkojë që dikush që nuk paguhet të investigojë vullnetarisht?
Pse nuk i depoziton zyrtarizht pyetjet e veta ne institucione? E drejta për informim i ofrohetedhe zotit Krasniqi. FALAS!
Përdorimi i shpeshtë, i pareferuar në ligjin e fushës i termit "konflikt interesi" krijon dyshime të arsyeshme të mbështetura në logjikën formale, se Zoti Afrim Krasniqi nuk e ka lexuar asnjëherë ligjin për konfliktin e interesave.
Ndryshe nuk do i përzjente kaq keq konceptet sikur të jetë tek oxhaku i kullës në dimër.
"Për t’u veçuar është edhe fakti që janë të njëjtët deputetë që gjykojnë tek etika mbi rastet e denoncuara të konfliktit të interesit, po ata që drejtojnë komisionet, po ata që marrin vendim për veten e tyre tek konferenca e kryetarëve dhe tek Byroja e Kuvendit dhe kjo është në vetvete një tjetër konflikt interesi."
A mund të paguhet njeriu për të thënë këtë fjali?
"Në këtë legjislaturë janë dy ose tre raste të pretenduara për papajtueshmëri të mandatit të deputetit e ky fakt do të thotë se abuzimi me parimet e kodit të sjelljes ka përparuar në nivele të jashtëzakonshme dhe është i pakrahasueshëm me legjislatura të kaluara."

Po Zoti Krasniqi çfarë opinioni ka për "rastet e pretenduara" të konfliktit të interesit? Nuk pretendohet që të kishte qenë Zoti Krasniqi që t’i kishte denoncuar, (megjithëse paguhet për këtë punë), por të paktën mos bëjë analistin nga distanca, kur rastet denoncohen dhe për to depozitohen edhe ankesa në Gjykatat e vendit.
Kështu si e lexon Afrim Krasniqi konfliktin e interesit dhe grumbullimi i termave e më pas troshitja e tyre për t'u futur gjithçka tek thesi i termave për të cilat paguhet, e bën të vështirë vlerësimin e rasteve kur pretendohet se Kuvendi nuk ja paska konsideruar ankesat institutit në pronësi të Zotit Krasniqi.
"ISP ka çuar 3 raste në Kuvend, ku deputetë të caktuar kanë qenë në konflikt të hapur interesi, ose komisione kanë qenë në konflikt interesi, (rasti i zgjedhjes së një zyrtari nga Parlamenti, kur vetë Parlamenti pranoi që ai është në konflikt interesi)."
Sa i takon termit, "Komisione në Konflikt Interesi" duke kërkuar ndjesë per injorancën, lusim Zotin Krasniqi që nëse nuk e sqaron dot publikisht, ta bëjë në ndonjë nga raportet e veta.

Kaq keq sa operon me terminologjinë ISP-ja kur flet në media, imagjino se çfarë mund të ketë propozuar tek paketa për të cilën pretendon se paska depozituar ne Kuvend për ndryshine ligjore
Meqë jemi tek Kuvendi i sugjerojmë Zotit Krasniqi që pasi të lexoje ligjin për konfliktin e interesave, t’i hedhë një sy edhe Kushtetutës.
Të shohi se ç'thuhet aty dhe për ate që konsiderohet si nisma ligjvënëse. Se mos e ka postuar gabim propozimin ISP-ja dhe do ankohet pastaj pse nuk ja konsideroi Kuvendi!
Ky vend nuk ka marrë seriozisht njerëz që e dinin se për çfarë flisnin, inagjino që të merret me të tjerë qe dukshëm nuk e dinë as se për çfarë paguhen të raportojnë./ CNA
Situata e flakëve në Malin e Thatë është alarmante. Zjarr...
Të martën, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e si...
Drejtoria e Burgjeve ka bërë publike përmes një postimi në...
Policia e Korçës ka publikuar planin e masave për garantim...
I nxehti afrikan ka pushtuar kryeqytetin prej disa javësh....
Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore...
42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e së sh...
Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, që ndodhi...
Motra e 42-vjeçarit që u vra në Pogradec ka reaguar pas ve...
Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes...
Në Gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca gjyqësore nd...
Në Lojërat Olimpike "Paris 2024", sportistët rusë që p...
Mbërrijnë në Gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së Eg...
Ajola Xoxa, në disa shkrime rresht, jo vetëm investiga...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën "arrest me burg" pë...
Ervin Salianji, ose siç njihet ndryshe “Babalja”, dhe ...
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur për si...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Tuneli i Llogarisë, ...
Autoritetet në Tajlandë janë alarmuar për shkak të ngarkes...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita shprehu pak ...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...