EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Policia e Korçës ka publikuar planin e masave për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë Festës së Birrës.
Njoftimi i policisë:
Më datë 14.08.2024 deri më datë 18.08.2024, në qytetin e Korçës, në ambientet e brendshme të terminalit të autobusëve, në lagjen nr. 17, nga ora 20:00 deri në orën 01:00, do të zhvillohet eventi “Festa e Birrës”.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë dhe strukturat në vartësi të saj kanë marrë një sërë masash për garantimin të rendit dhe qetësisë publike, si dhe për zhvillimin dhe manifestimin sa më të qetë dhe festiv të këtij aktiviteti. Këto masa konsistojnë në përforcimin e parametrave të sigurisë rrugore, disiplinimin e lëvizjes, menaxhimin e trafikut, parandalimin e aksidenteve rrugore, parandalimin e krimeve kundër personit, pronës, krimeve financiare, në fushën e narkotikëve, si dhe mbajtjen në kontroll të personave me precedentë kriminal. Gjithashtu, në kuadër të këtij aktiviteti do të kryen patrullime dhe kontrolle të përbashkëta me Policinë Bashkiake.
Nga shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore do të merren masa për bllokimin e qarkullimit të automjeteve nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi në afërsi të terminalit, nga ora 18:30 deri në orën 01:00.
Orientimi i lëvizjes së automjeteve për në vendet e përcaktuara për parkim nga bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve, do të bëhet në bashkëpunim me autoritetet bashkiake.
Gjithashtu, do të kryhet menaxhimi i trafikut gjatë lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve, në rrugët: “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, në pikat e hyrjes në terminalin e autobusëve dhe në zonat e tjera përreth ku zhvillohen aktivitetet.
Në të gjithë qytetin, në vendet që do të zhvillohet festa ku pritet të ketë grumbullim dhe qarkullim më të madh të njerëzve, në bulevardet kryesore dhe në akset rrugore që lidhin Korçën me rrethet e tjera, do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të policisë së Rendit, Policisë Kriminale, Policisë Rrugore, grupeve të FNSH-së dhe Forcës Speciale “Shqiponja”, të cilët do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit, do të ndërhyjnë për zgjidhjen e problematikave dhe do të parandalojnë krijimin e situatave të ndryshme, të cilat mund të cenojnë sigurinë publike.
Policia Rrugore apelon të gjithë drejtuesit e automjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të mos përdorin pije alkoolike gjatë drejtimit të mjetit, të vendosin rripin e sigurimit/kaskën mbrojtëse, të mos përdorin celularin, me qëllim shmangien e ngjarjeve të mundshme rrugore, si dhe të zgjedhin përdorimin e shërbimeve të transportit publik për lëvizjet e tyre.
Shërbimet e Rendit do të kujdesen gjithashtu për të mbajtur kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e objekteve me rëndësi të veçantë si nënstacionet elektrike dhe Ujësjellësin, për të forcuar masat e ruajtjes së tyre.
Të gjithë qytetarët të cilët do të ndeshen me problematika apo shqetësime të ndryshme të telefonojnë në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit iu siguron reagim të shpejtë dhe të paanshëm./CNA
I nxehti afrikan ka pushtuar kryeqytetin prej disa javësh....
Pastërtia e bregdetit mbetet një ndër prioritetet kryesore...
42-vjeçari Eglantin Proga humbi jetën pasditen e së sh...
Vrasja e 42-vjeçarit Egli Proga në Pogradec, që ndodhi...
Motra e 42-vjeçarit që u vra në Pogradec ka reaguar pas ve...
Në zonën e ish-fabrikës së tullave në Lushnjë vazhdon puna...
Partia Demokratike, në një deklaratë për mediat përmes...
Në Gjykatën e Korçës po zhvillohet seanca gjyqësore nd...
Në Lojërat Olimpike "Paris 2024", sportistët rusë që p...
Mbërrijnë në Gjykatën e Korçës, autori i vrasjes së Eg...
Ajola Xoxa, në disa shkrime rresht, jo vetëm investiga...
Gjykata e Korçës ka vendosur masën "arrest me burg" pë...
Ervin Salianji, ose siç njihet ndryshe “Babalja”, dhe ...
Kryetari i Bashkisë Pustec, Pali Kolefski, ka folur për si...
Gazeta “Panorama” hapet me titullin: “Tuneli i Llogarisë, ...
Autoritetet në Tajlandë janë alarmuar për shkak të ngarkes...
Organizata ndërkombëtare e ruajtjes së natyrës “EuroNatur”...
Në Shqipëri lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të orga...
Në Tiranë, Instituti i Studimeve Politike thekson në një r...
Këtë të hënë ishte paralajmëruar mbajtja e një protest...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...