E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

“Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave ka vendosur sot të japë çmimin në Shkencat Ekonomike në kujtim të Alfred Nobelit për vitin 2022, për Ben Bernanke nga Instituti Brookings, në Uashington, Douglas Diamond nga Universiteti i Çikagos, dhe Philip H. Dybvig nga Universiteti i Uashingtonit në Saint Louis. Ata morën çmimin për kërkime mbi bankat dhe krizat financiare”, e dha njoftimin Sekretari i Përgjithshëm i Akademisë Mbretërore Suedeze të Shkencave.
Treshja u nderua për vendosjen e bazave për menaxhimin e krizave globale si pandemia e virusit COVID-19 ose Recesioni i Madh i vitit 2008.
Qeveritë anembanë botës shpëtuan bankat në vitin 2008 dhe 2009, duke nxitur një mori kritikash pasi konsumatorët e zakonshëm vuajtën me shumë duke humbur shtëpitë e tyre edhe kur bankat, përgjegjësit kryesorë të krizës, u shpëtuan.
Por shoqëria në përgjithësi përfitoi, sugjeron hulumtimi i laureatëve.
Zoti Bernanke ishte kreu i Rezervës Federale të SHBA-së në kohën e rënies së kompanisë financiare globale “Lehman”në vitin 2008, e cila u bë një nga katalizatorët kryesorë të trazirave më të mëdha financiare në botë që nga vitet 1930.
Ai argumentoi në atë kohë se nuk kishte asnjë mënyrë ligjore për të shpëtuar “Lehmanin”, kështu që gjëja tjetër më e mirë ishte të lihej banka të dështonte dhe të përdoreshin burimet financiare të qeverisë për të parandaluar dështimet më të gjera sistematike.
Veprimet e Rezervës Federale nën drejtimin e zotit Bernanke zgjeruan autoritetin e bankës qendrore në një territor të parrahur më parë. Ato nuk arritën të parandalonin recesionin më të gjatë dhe më të dhimbshëm që nga vitet 1930.
Por më pas lëvizjet e Bankës Qendrore u vlerësuan me shpëtimin e sistemit bankar dhe shmangien e një depresioni tjetër.
Rezerva Federale dhe zoti Bernanke krijuan një precedent që banka qendrore t'i përgjigjej me shpejtësi dhe forcë goditjeve ekonomike.
Akademia e Nobelit tha se Bernanke tregoi me analiza statistikore se drejtimi i bankave çoi në dështime bankare dhe ky ishte mekanizmi që ktheu një recesion relativisht të zakonshëm në një depresion financiar të nivelit si ai i viteve '30, krizën më dramatike dhe më të rëndë në botë.
Treshja, e cila përfshin gjithashtu Douglas Diamond dhe Philip Dybvig, fitoi për kërkimin e tyre se si rregullimi i sektorit financiar dhe mbështetja e bankave në dështim mund të shmangë një krizë ekonomike edhe më të thellë, siç ishte Depresioni i Madh i viteve 1930.
Çmimi i ekonomisë nuk është një nga pesë çmimet origjinale të krijuara në testamentin e vitit 1895 të industrialistit dhe shpikësit të dinamitit Alfred Nobel.
Ajo u themelua nga banka qendrore e Suedisë dhe u dha për herë të parë në vitin 1969, emri i saj i plotë dhe zyrtar është Çmimi “Sveriges Riksbank” në Shkencat Ekonomike në Kujtim të Alfred Nobelit./VOA
Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, ka reaguar për ceremoninë e ...
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Turizmit dhe Mj...
Deputeti Enkelejd Alibeaj, ka mbledhur deputetët, grupin p...
Aktivistja Evi Kokalari ose e njohur ndryshe si Evi An...
Ish-deputeti i PS-së, Eltar Deda, është emëruar në krye të A...
Një grup prej tre ekonomistësh amerikanë, përfshirë ish-shef...
Sot në 50-vjetorin e themelimit të Akademisë së Shkenc...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngrit...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, në një deklaratë nga selia...
Sot në një konferencë për mediat, ministrja e Financav...
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në 50-vje...
Hetimet mbi zbardhjen e fatit të të shumëkërkuarit Erv...
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, në një deklaratë pë...
Kryeministri Edi Rama ka folur me superlativa për Akademin...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj,...
Deizi Arapi akuzohet si e dyshuar për për djegien e makinës ...
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin...
Vazhdon “lufta” me djegie makinash në qytetin e Bilishit. Gj...
Teksa e gjithë bota po harton planet me masat për kurs...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...