Të shtënat në Elbasan/ Policia jep detaje për ngjarjen
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...

Gentian Malindi është arrestuar në Vorë.
Prej kohësh ai ishte shpallur në kërkim, pas një operacioni të zhvilluar në Portin e Durrësit, ku u kapën 137 kilogramë kokainë në vitin 2019.
Malindi lëvizte me dokumente false.
Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion e ka marrë të pandehur, pasi dyshohet si porositësi i 137 kg kokainë të kapur në Portin e Durrësit. Deri më sot ai ishte në arrati.
Si të pandehur janë marrë gjithashtu edhe peshkatari Altin Myslihaka si dhe punonjësi i sigurisë në Portin e Durrësit, Adrian Gega, të cilët dyshohet se janë të implikuar në ngjarje.
Kujtojmë se 137 kilogramë kokainë, u zbuluan në Portin e Piereut, që më pas u zëvendësua me oriz nga uniformat blu.
Autoritetet mbajtën nën vëzhgim kontejnerin e Durrësit, për të zbuluar rrjetin e trafikut të drogës.
Biznesmeni dyshohet se ka dalë garant për të çuar kontejnerin në destinacion për llogari të grupeve kriminale.
Pasi vuri re që në pako ishte future oriz dhe brenda kishte lokalizues satelitor, ai ka hedhur çantën nga automjetin, por ishte ende nën vëzhgim nga Forcat Operacionale Speciale.
Njoftimi i policisë:
Vijon operacioni policor i koduar "Kuito", për goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike.
Vihet në pranga 46-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, i cili qarkullonte me dokumente identifikimi të falsifikuara.
46-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, pasi dyshohet si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal që dyshohet se do të trafikonte drejt Shqipërisë, 137 kg lëndë narkotike kokainë, në vitin 2019.
Sekuestrohen shuma parash, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, që ky shtetas i mbante me vete, si dhe automjeti i tij.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vorë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve dhe të Krimit Ekonomik, të DVP Tiranë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, bazuar dhe në inteligjencën informative për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në afërsi të Urës së Gjolës, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin G. M., 46 vjeç, banues në Durrës. Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 1050 euro, 11 500 lekë të rinj, 3 aparate celulare dhe dy mjete identifikimi të dyshuara të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin me të cilin qarkullonte 46-vjeçari.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. M., për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, pasi qarkullonte me dokumente identifikimi kosovare, të falsifikuara.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Trafikimi i narkotikëve", kryer në bashkëpunim, "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal", në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Kuito”.
Operacioni ndërkombëtar i koduar "Kuito" u finalizua në shtator 2019, nga Policia e Shtetit, në bashkëpunim me autoritetet ligjzbatuese greke, në koordinim me zyrën e DEA-s në Athinë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.
Shtetasi G. M. dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit A. B., 53 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të dy banues në Durrës (të arrestuar në shtator 2019), do të priste në Durrës, 137 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u sekuestrua gjatë operacionit./CNA.al
Dy projekte mjaft të bukura kanë startuar në platformën "S...
SPAK-u ka kërkuar 4 vite e 6 muaj burg për ish-gjyqtaren M...
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se një ndër projekte...
Pedagogu Erion Kristo, së fundmi ka publikuar një status n...
Monika Kryemadhi pas më shumë se tri orë qëndrimi në SPAK ...
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, deklaroi në Komisionin e...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) në mbledhjen e ditës së...
Një ditë më parë banorët e Porto Romanos u evakuuan pas rr...
Në Komisionin për Ekonominë dhe Financat, ku po diskutohet...
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, d...
Pedagogët sot kanë dalë në protestë më të tërhequr. Kreu ...
Komisioni për Sigurinë Kombëtare është përfshirë sërish so...
Pedagogët po vijojnë edhe sot protestën e tyre dhe bojkoti...
Ish-gjyqtarja e Durresit, Mimoza Margjeka, e shoqëruar nga...
Dyqind ushtarë të Komandës Provinciale të Guardia di Finan...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, është thirrur so...
Ish-kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, do të paraqitet ...
Papa Françesku ka paralajmëruar priftërinjtë dhe murgeshat...
Është mbrëmje, televizori është ndezur. Papritur njerëz të...
Jahti i njeriut më të pasur në Indi, ka mbërritur mëngjesi...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...