Katër të mitur rrezikojnë mbytjen, transportohen drejt Durrësit
Katër të mitur kanë rrezikuar mbytjen në zonën e Vilë ...

Të tjera detaje kanë zbardhur mediat greke nga sulmi me armë që tronditi Athinën mbrëmjen e djeshme, e që la pas tri viktima me shtetësi shqiptare.
Të vrarët janë Andon Tefi, Armando Lamaj dhe një 23-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur. Sa i përket 48-vjeçarit nga Korça, Tefi, mediat greke raportojnë se ishte ai që nisi i pari të qëllonte mbi rivalët e tij në tregun e narkotikëve, duke lënë të vdekur në vend Lamajn.
Ai më pas u largua nga “Mercedes Benz"-i që drejtohej nga një femër që mori zvarrë viktimën 23-vjeçar dhe tentoi të arratisej, duke lënë pas gjatë aventurës së tij me armë në dorë edhe dy policë të plagosur.
Për policinë greke është e qartë se kemi të bëjmë me një larje hesapesh mes dy bandave të drogës dhe sipas tyre tregues kryesor është fakti se "i armatosuri” që nisi sagën e përgjakjes së kryeqytetit helen është një emër i njohur për autoritetet dhe i skeduar më parë.
Andon Tefi ka qenë i arrestuar më parë për drogë, ndërsa ishte pjesë e organizatave kriminale. Autori ka qenë i martuar dhe ka një vajzë, ndërsa zyrtarisht ka deklaruar se drejtonte një dyqan servis makinash.
Mediat greke duke ju referuar burimeve nga policia nënvizojnë se 48-vjeçari konsiderohej si një nga kriminelët më të ashpër në Athinë, pasi ishte i pamëshirshëm dhe lëvizte gjithmonë i armatosur.

Kjo u pa qartë edhe nga mënyra se si ai qëlloi fillimisht 23-vjeçarin që lëvizte me motor gjatë sherrit në Kato Patisia dhe ekzekutoi tepër ftohtë të atin e tij Armando Lamaj, i cili doli nga makina sapo pa djalin e tij të qëlluar.
Ndërkohë, një dëshmitar i cili ndodhej pikërisht në vendin e takimit vrastar, ka përshkruar me detaje për "Ertnews.gr" masakrën e ndodhur në qendër të Athinës.
“Ai ishte i tërbuar, gjuante pa pushim dhe në të gjitha drejtimet”, thotë ai për agresorin.
Sipas tij, teksa autori ndodhej në një makinë, u shfaqën dy automjete të tjera dhe një motor. Njëri prej tyre iu afrua dritares së 48-vjeçarit dhe e goditi me grusht.
Dëshmitari okular flet për tërbimin e Tefit, i cili shprehet se “derisa ka hipur në makinën tjetër ka vazhduar të gjuajë në të gjitha drejtimet, pa llogaritur asgjë”.
Paniku i shkaktuar ishte i pritshëm pasi zona është e ngarkuar me shumë dyqane, por për mrekulli nuk pati më të vrarë./CNA.al
Katër të mitur kanë rrezikuar mbytjen në zonën e Vilë ...
Një sipërfaqe me pyje është përfshirë nga flakët në af...
Ministria e Punëve të Jashtme ka dhënë lajmin e mirë. Prej...
Situata e zjarreve vijon të jetë një çështje problemat...
Përplasje të përgjakshme janë regjistruar gjatë orëve ...
Akademiku Artan Fuga ka reaguar pas deklaratës së pak ...
Spitali i Sarandës ka dhënë detaje rreth gjendjes së n...
Ditën e djeshme është hapur qarkullimi për automjetet në a...
Mes pjesëmarrësve në bashkëbisedimin online të kryetar...
Në Tiranë, organizata e gazetarëve, pedagogë dhe anali...
Edhe këtë fundjavë qindra qytetarë të Kosovës që po hy...
Monitorim intensiv në akset rrugore të qarkut, për rri...
Sot është hapur aski rrugor Kardhiq-Delvinë dhe të pra...
Rruga e re Kardhiq-Delvinë, e cila shkurton kohën e ud...
Gjimnazisti nga Durrësi, Erdi Jorgoni, 17 vjeç, ka den...
Aktivistja Evi Kokalari ka reaguar e shqetësuar ditën ...
Oltion Bajrami, një nga komisionerët në zgjedhjet e 25 pri...
Eksperti i kriminalistikës dhe profesori Ervin Karamuç...
Agjenti “Çelësi” dyshohet se është një punonjës pranë ...
Ballkani është më shumë i kërcënuar nga ndikimi rus dh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...