EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Zhvillimi i projekteve të reja për ngritjen e spitaleve private apo publike do t’u nënshtrohet normave të reja të projektimit.
Në Fletoren Zyrtare është botuar vendimi “Për miratimin e normave të projektimit të spitaleve dhe klinikave mjekësore”.
Me hyrjen në fuqi të vendimit pas botimit në Fletoren Zyrtare normat e reja janë të detyrueshme për projektimin e spitaleve dhe klinikave mjekësore publike apo private, që do të ndërtohen apo do të rikonstruktohen. Për zbatimin e tyre do të ngarkohen institucionet shtetërore dhe subjektet private të përfshira në procesin e projektimit, të miratimit të lejeve të ndërtimit, të oponencës e të inspektimit të spitaleve dhe klinikave mjekësore.
“Dokumenti përmban detyrimet dhe rekomandimet për projektimin e tipologjive të objekteve spitalore, për ndërtimet e reja dhe për ato që i nënshtrohen rikonstruksionit total. Brendia e materialit, paraqet përkufizime teknike e koncepte të përgjithshme rreth strukturës spitalore në tërësi, si dhe tipologjive kryesore të saj. Ky dokument sanksionon normat minimale të lejuara lidhur me aspektet arkitektonike-hapësinore, si dhe me ato inxhinierike-infrastrukturore. Gjithashtu ky dokument ofron shpjegime të nevojshme për aspektet e funksionimit të objektit spitalor”, citohet në vendim.
Për sa i përket tipologjisë së ndërtimit të spitaleve në dokument paraqiten 4 lloje modelesh. Modeli me platformë dhe kullë, që rezulton në hapësira më kompakte dhe në reduktimin e rrugëve apo shkurtimin e trajektoreve nga njëra njësi në tjetrën. Ky model paraqet gjithashtu racionalizim të spitalit në përgjithësi. Modeli i dytë i spitalit të artikuluar nga një rrugë-galeri.
Sipas këtij modeli, spitali orientohet rreth një rruge-galeri, e cila trajtohet si një hapësirë publike. Modeli i spitalit të artikuluar rreth atriumeve të mbuluar që ngjajnë me hollet e hoteleve apo të qendrave tregtare dhe janë hapësira pritëse, orientimi dhe shpërndarëse dhe modeli i spitalit të artikuluar rreth shesheve dhe oborreve të hapura.
Për organizmin e sektorëve, spitali duhet të përfshijë 4 sektorë, atë të diagnostikimit dhe trajtimit, të hospitalizimit (shtrimeve), të administrimit dhe shërbimeve publike dhe sektorin e shërbimeve të përgjithshme.
Sektori i diagnostikimit dhe trajtimit, duhet të zërë rreth 45% të sipërfaqes të gjithë ndërtesës spitalore dhe i hospitalizimit (shtrimeve) rreth 35% të sipërfaqes. Ndërsa sektori i shërbimeve të përgjithshme, i cili së bashku me Administrimin dhe Shërbimet publike do të rreth 25% të sipërfaqes të gjithë ndërtesës spitalor.
Për sa i përket numrit të shtretërve përcaktohet që çdo njësi hospitalizimi (njësi e shtrimeve) mund të përmbajë deri në 32 shtretër pacientësh. Mund të lejohen deri në 16 shtretër shtesë si zgjerim i një njësie standarde me 32 shtretër, me pajisje shtesë mbështetëse në përpjesëtim me numrin e shtretërve, për shembull nga 1 shërbim shtesë për materialet e pastra, të papastra dhe magazinimin e pajisjeve shtesë. Për më shumë se 16 shtretër shtesë, do të kërkohen shërbime mbështetëse shtesë, si për një njësi të plotë me 32 shtretër, të vendosura për t’i shërbyer shtretërve shtesë.
Numri maksimal i preferuar i shtretërve në një zonë shtrimesh për Obstetri ose Pediatri do të jetë 20- 25 shtretër sipas dokumentit. Një minimum prej 20% e shtretërve do të vendosen në dhoma teke në një njësi shtrimesh. Në dokument theksohet se tendenca është në ofrimin e një përqindje më të madhe të dhomave teke kryesisht për arsye të kontrollit të infeksionit.
Sakaq nëse plani i shërbimit të spitalit parashikon të trajtojë në të gjitha nivelet e kujdesit shëndetësor, duke përfshirë edhe pacientë bariatrikë (pacientë obezë), në dokument përcaktohet edhe kriteret e funksionimit të njësisë së pacientëve bariatrikë, e cila ofron mbështetje, rehabilitim, monitorim dhe trajtim të tyre si përmes kirurgjisë, ushtrimeve në palestër dhe konsultime me dietologë./Monitor
Gjykata e Posaçme ka liruar nga qelia, Klea Gjatën, mi...
Deputetja Albana Vokshi ka reaguar me tone të ashpra p...
Në seancën e sotme të Kuvendit, sot pritet të jenë të pran...
Në ditën Ndërkombëtare të Pyjeve, Ministrja e Turizmit dhe...
Një sondazh i zhvilluar nga “Monitor” në faqen e saj të in...
Shqipëria është një vend që ka nisur rrugën e pakthyes...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbul...
Sonte në emisionin “Opinion” është disktuar mbi dakordësin...
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi i është...
Gazetari Merin Maçi ka zbuluar detaje të reja në lidhje me...
BEI Globale vijon të mbështesë transportin e qëndrueshëm n...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti ka de...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ...
Drejtori i projektit të Tunelit të Llogarasë, Ardino Halim...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar se qeveri...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me incid...
Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës parlamentare,...
Pas zjarrit që përfshiu Urgjencën e Qendrës Spitalore ...
Ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja u ekzekutua 5 dit...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...