Vrasja e policit në Maliq/ Policia: I kërkuari fshihej në stan, hapi zjarr ndaj efektivëve
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...

BEI Globale vijon të mbështesë transportin e qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor me 100 milion euro të nënshkruara për linjën hekurudhore Vorë-Hani i Hotit, të financuar nga BE.Si pjesë e Planit Ekonomik dhe të Investimeve të BE-së, projekti përfiton nga një paketë e konsiderueshme grantesh, kredish dhe asistence teknike. Projekti do të nxisë zhvendosjen e modalitetit të transportit në atë hekurudhor, duke kontribuar në një sistem transporti më të qëndrueshëm për mjedisin, në përputhje me agjendën e gjelbër të BE-së. Infrastruktura e përmirësuar hekurudhore kontribuon në rritjen e lidhjes rajonale dhe në efikasitetin e transportit hekurudhor të mallrave dhe pasagjerëve.
BEI Globale, krahu i Bankës Evropiane të Investimeve (BEI) për financimin e aktiviteteve jashtë Bashkimit Evropian, ka nënshkruar një hua me vlerë 100 milion euro me Shqipërinë në kuadër të një pakete financiare të ‘Team Europe’ për modernizimin dhe elektrifikimin e një linje hekurudhore me gjatësi 120 km nga Vora në Shqipërinë e mesme deri në Hanin e Hotit në kufi me Malin e Zi. Projekti është në përputhje me mbështetjen strategjike të BE-së për ndërtimin dhe rehabilitimin e seksioneve kryesore hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, duke synuar të rrisë aksesin dhe përdorueshmërinë e transportit hekurudhor, duke kontribuar në zhvillimin socio-ekonomik, lidhje më të mira tregtare, kalimin në modalitete më të qëndrueshme të transportit dhe dekarbonizimin e ekonomive lokale.
Paketa e financimit e ‘Team Europe’ për këtë projekt përfshin kredinë me vlerë 100 milion euro të BEI-t, e cila u finalizua sot, një grant investimi të miratuar me vlerë 126 milion euro të BE-së, të kanalizuar nëpërmjet Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor dhe një kredi me vlerë 98,75 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në Tiranë dhe u ndoq nga një delegacion i BEI Globale, i kryesuar nga zëvendëspresidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe i ngarkuari me punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri André Rizzo.
Zëvendëspresidenti i BEI-t, Kyriacos Kakouris, përgjegjës për aktivitetet e Bankës në Ballkanin Perëndimor, tha: “Kyprojekt tregon më së miri partneritetin e fortë në kuadër të nismës ‘Team Europe’. Përpjekjet tona të përbashkëta do të forcojnë lidhjen midis Shqipërisë, rajonit dhe Bashkimit Evropian, duke nxitur gjithashtu lëvizshmëri të qëndrueshme që hedh themelet për një rrjet hekurudhor të zgjuar, elastik, të sigurt dhe gjithëpërfshirës në vend dhe rajon. Si bankë e BE-së për klimën, BEI është plotësisht e angazhuar në mbështetjen e zhvillimit dhe modernizimit të sektorit hekurudhor në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.”
Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku tha: “Linja hekurudhore Vorë - Hani i Hotit, që shtrihet 120 kilometra deri në kufirin me Malin e Zi, me rëndësi jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për ndërlidhjen rajonale, pasi do të lehtësojë lëvizjen e mallrave dhe qytetarëve, duke nxitur rritjen ekonomike. Pas linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, me degëzim në Rinas, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit përfaqëson projektin e dytë madhor të qeverisë shqiptare në transportin hekurudhor. Banka Europiane e Investimeve mbetet një nga partnerët tanë më të rëndësishëm në realizimin e disa projekteve strategjike të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore.”
Projekti do të mundësojë elektrifikimin e shinave hekurudhore, rindërtimin e 12 stacioneve hekurudhore, futjen e një sistemi të ri telekomunikacioni dhe sinjalistike dhe përmirësime të sigurisë. Këto do të mundësojnë shpejtësi deri në 120 km/h, duke rritur efikasitetin dhe kapacitetin e transportit hekurudhor të pasagjerëve dhe mallrave. Si një zgjatim i korridorit kryesor TEN-T Mesdhetar, linja hekurudhore Vorë-Hani i Hotit lidh Tiranën me Podgoricën dhe është e vetmja lidhje hekurudhore midis Shqipërisë dhe pjesës tjetër të Evropës.
I Ngarkuari me Punë i Delegacionit të BE-së në Shqipëri, André Rizzo, tha “Me përparimin e Shqipërisë dhe të rajonit në rrugën e tyre drejt integrimit në BE, njerëzit tashmë mund të përjetojnë përfitime konkrete nga ky proces. Linja hekurudhore Vore-Hani i Hotit, e financuar nga BE-ja, do të sjellë udhëtime më të shpejta dhe më të sigurta si për mallrat ashtu edhe për pasagjerët përgjatë bregdetit të Adriatikut. Ajo do të nxisë lidhjen për njerëzit dhe tregtinë në Shqipëri, në rajonin e Ballkanit Perëndimor dhe me BE-në. Për më tepër, do të kontribuojë gjithashtu në avancimin e tranzicionit të gjelbër të Shqipërisë”.
Një ekip ekspertësh nga programi i përbashkët këshillimor JASPERS ’ i Komisionit Evropian dhe BEI-t, kanë zhvilluar një plan veprimi për të forcuar kapacitetet për menaxhimin e projekteve të infrastrukturës hekurudhore në Shqipëri. BEI po ofron gjithashtu mbështetje teknike për qeverinë e Shqipërisë për përgatitjen e projektit hekurudhor të Korridorit VIII në linjat hekurudhore Durrës-Rrogozhinë dhe Rrogozhinë-Pogradec.
BEI është financuesi kryesor i projekteve hekurudhore në Ballkanin Perëndimor, duke dhënë hua mbi 1.7 miliardë euro për investime në sektorin hekurudhor në rajon deri më sot. Në dhjetë vitet e fundit, Banka ka dhënë mbi 40 miliardë euro për të mbështetur projektet hekurudhore në mbarë botën./ CNA
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Dorian Teliti ka de...
Ish-kryeministri Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në ...
Drejtori i projektit të Tunelit të Llogarasë, Ardino Halim...
Nënkryetari i PD-së, Gazment Bardhi ka denoncuar se qeveri...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në lidhje me incid...
Ditën e nesërme do të mbahet seanca e radhës parlamentare,...
Pas zjarrit që përfshiu Urgjencën e Qendrës Spitalore ...
Ish-polici i burgjeve Gentian Bejtja u ekzekutua 5 dit...
Avokati Genc Gjokutaj ka folur për vendimin e Gjykatës...
Sot, në mbledhjen e qeverisë është marrë vendimi që të dyf...
Apeli i Gjykatës së Posaçme ka lënë në fuqi masën "arr...
Ndonëse me ritme më të ngadalta, emigracioni nuk ka nd...
Liam Osmani u bë kryefjala e lajmeve, pasi u arrestua nga ...
Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për ...
Ish-zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Pak ditë më parë, aktorja Egla Ceno hodhi akuza mbi mo...
Kur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffa...
Kristel Candelario, 32-vjeçarja nga Ohio e SHBA-së, e dënu...
Drejtuesi i PD për Tiranën Belind Këlliçi ka publikuar dis...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...