EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Ndonëse me ritme më të ngadalta, emigracioni nuk ka ndalur as në vitin 2023. Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se për 12 muajt e 2023-shit kanë qenë 9,145 shtetas shqiptarë që kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.
Në krahasim me 2022-shin, aplikimet për azil kanë shënuar një rënie prej 30%.
Numri më i lartë i aplikimeve përgjatë 2023-shit u shënua në janar, me 930 për të zbritur më pas, duke arritur në gusht në 635 aplikime. Në pjesën e dytë të vitit u shënua sërish rigjallërim, duke kulmuar në nëntor me 880 aplikime. Më pas dhjetori solli sërish rënie të tyre, në vetëm 550 të tilla, niveli më i ulët i vitit.
Franca vijon të jetë vendi më i preferuar për shqiptarët për të kërkuar azil, me 3530 aplikime, apo 38% të totalit. Gjermania renditet e dyta, me 2225 aplikime apo 24% e totalit.
Në Itali janë drejtuar 1525 persona, ose 16% e totalit, ndërsa Greqia ka administruar 10% të totalit të aplikimeve.
Aplikimet për azil në Evropë
Sipas Eurostat, në dhjetor e vitit të kaluar 77,755 qytetarë jo të BE-së aplikuan për herë të parë për mbrojtje ndërkombëtare në vende e Bashkimit Evropian, një rënie prej 3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit 2022 (80,540).
Kishte gjithashtu 5,595 aplikime përsëritëse, që përfaqëson një rënie prej 12% krahasuar me dhjetorin 2022 (6,365).
Sirianët, turqit dhe afganët mbeten grupet më të mëdha të azilkërkuesve.
Sirianët mbetën grupi më i madh i njerëzve që kërkonin azil në muajin dhjetor (13 945 aplikantë për herë të parë), ndjekur nga turqit (7 710), afganët (6 055), venezuelianët (4 780) dhe kolumbianët (4 105).
Gjermania, Franca, Spanja, Italia dhe Greqia përbëjnë 79% të të gjithë aplikantëve për azil për herë të parë.
Gjermania (23 020), Franca (11 435), Spanja (10 750), Italia (10 160) dhe Greqia (6 260) vijuan të merrnin numrin më të madh të aplikimeve për azil për herë të parë, duke zënë 79% të të gjithë azilkërkuesve.
Në dhjetor 2023, totali i BE-së i aplikimeve për herë të parë për azil ishte 17.3 për 100 mijë njerëz. Krahasuar me popullsinë e çdo vendi të BE-së (më 1 janar 2023), normat më të larta të aplikimeve të regjistruar për herë të parë në dhjetor 2023 u regjistruan në Qipro (111.2) dhe Greqi (60.2).
2 315 të mitur të pashoqëruar që aplikojnë për azil në vendet e BE-së.
2 315 të mitur të pashoqëruar aplikuan për azil për herë të parë në BE në fund të vitit 2023, ku shumica vinin nga Siria (775) dhe Afganistani (375). Vendet e BE-së që morën numrin më të madh të kërkesave për azil nga të miturit e pashoqëruar ishin Gjermania (740), Holanda (450), Greqia (245), Belgjika (205) dhe Spanja (205)./Monitor
Liam Osmani u bë kryefjala e lajmeve, pasi u arrestua nga ...
Ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për ...
Ish-zëvendësministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Ornela Çuçi...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Pak ditë më parë, aktorja Egla Ceno hodhi akuza mbi mo...
Kur korrikun e vitit të kaluar motrat Ivanka dhe Tiffa...
Kristel Candelario, 32-vjeçarja nga Ohio e SHBA-së, e dënu...
Drejtuesi i PD për Tiranën Belind Këlliçi ka publikuar dis...
Shoqata Gazetarët Profesionistë të Shqipërisë shpreh shqet...
Vodafone ka krijuar lidhjen e rëndësishme midis rrjetit 2A...
Vijon rritja rekord e të gjitha llojeve të të ardhurave ed...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar pasi ësht...
Një ditë më parë Gjykata e Lartë vendosi kthimin e çështje...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me inci...
Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, sot më d...
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin duke dënuar me 2 v...
Të martën, Ndihmëssekretari i Shtetit për Çështjet Ndërkom...
Të martën, në Gjykatën e Tiranës po zhvillohet seanca ...
Drejtuesja e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Infor...
Është zbardhur drafti për projektligjin mbi Policinë e...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...