Vëllai “non grata” i Veliajt shpallet në kërkim ndërkombëtar
Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar...

Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj dhjetëvjeçare për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, por me kusht që ajo t’i respektojë të drejtat e pakicës greke në vend, tha të mërkurën kryeministri Kyriakos Mitsotakis, raporton Reuters.
Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u përkeqësuan pasi Shqipëria e arrestoi politikanin e pakicës greke, Alfred Beleri, gjatë një fushate për zgjedhjet lokale në qytetin e tij të Himarës vitin e kaluar dhe e burgosi atë për blerje votash.
Beleri u lirua këtë vit pasi fitoi një vend në Parlamentin Evropian si kandidat i partisë konservatore të Mitsotakisit, Demokracia e Re.
Duke folur në nënshkrimin e një kontrate për një rrugë të re që lidh qytetin veriperëndimor grek të Janinës me fshatin shqiptar Kakavijë, Mitsotakis tha se Greqia gjithmonë ka ruajtur marrëdhënie të mira me fqinjën e saj në Adriatik.
Por, mbështetja e saj për përpjekjet e Shqipërisë për anëtarësim në BE varet nga shpejtësia e përmbushjes së detyrimeve të kahershme që lidhen me pronësinë dhe të drejtat e tjera të pakicës greke në Shqipëri, e cila është më e madhja në vend.
"Ekziston një rrugë e vazhdueshme e kushteve drejt Bashkimit Evropian, ku ne jemi në thelb rregullatorët e shpejtësisë me të cilën Shqipëria do të ecë drejt Evropës", tha Mitsotakis para se të udhëtonte për në Bruksel për samitin BE-Ballkan Perëndimor.
Shqipërisë, së bashku me Bosnjën, Kosovën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë, u është premtuar anëtarësimi në BE vite më parë dhe ato janë në bisedime me BE-në për mënyrën se si të përshpejtojnë reformat e nevojshme, të cilat do t'i ndihmojnë përfundimisht të bëhen pjesë e bllokut me 27 vende.
Por, procesi ka ngecur, kryesisht për shkak të përparimit të ngadaltë në reforma dhe gjithashtu për shkak të mungesës së dëshirës nga shtetet anëtare të BE-së për zgjerim të mëtejshëm.
Shqipëria e hapi kapitullin e parë të negociatave për anëtarësim me Bashkimin Evropian në tetor, 15 vjet pasi kishte aplikuar për anëtarësim.
Ndërkohë, të mërkurën, pas një takimi me homologun e tij serb, Marko Gjuriq, në Athinë, ministri i Jashtëm grek, George Gerapetritis, tha se Greqia gjithashtu mbështet përpjekjet e Serbisë për t'u anëtarësuar në BE.
"Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian është një domosdoshmëri gjeopolitike", tha Gerapetritis./ REL
Autoritetet policore në Maqedoninë e Veriut kanë publikuar...
Edhe këtë të mërkurë, pensionistët janë vendosur para Krye...
Një banesë është djegur mëngjesin e sotëm në Vloçisht të M...
Mjegulla mbulon Korçën dhe akset nacionale. Siç shihet edh...
Në përfundim të fazave të konkurrimit për pozicionin “Shef...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë...
Taksa e përkohshme e infrastrukturës arsimore e ka vitin e...
Gjykata Penale pranoi propozimin e Prokurorisë për “vë...
Këshilli i BE-së ka kërkuar transparencë për pronësinë e m...
Këshilli i Bashkimit Europian ka nxjerrë konkluzionet ...
Ministria e Mbrojtjes ka reaguar për tërmetin që u regjist...
Një tërmet ka rënë para pak minutash në Shqipëri. Konkret...
Gjykata Kushtetuese ka shtyrë sërish seancën për manda...
4 gazetarë u arrestuan këtë të martë nga policia, të cilët...
Grupi Parlamentar i PD i është drejtuar Kuvendit me një kë...
Prindërit e Martin Canit i janë drejtuar me një letër amba...
Gazetari Klodian Tomorri përmes një dokumenti ka tregu...
Rinovimi i mirëmbajtjes së sistemeve të sigurisë pranë Agj...
Shqipëria nisi sot bisedimet për një tjetër grupkapitull, ...
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka kërkuar arrest me...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...