Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Një ekip i Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, së bashku me gra dhe vajza të Forcave të Armatosura të Shqipërisë organizuan në Tiranë Forumin “Sfidat e sigurisë në Europë-Gratë, paqja dhe siguria”. Synimi i këtij aktiviteti që mbahet edhe me rastin e festës së gruas është fuqizimi i rolit të grave ushtarake, si pjesë e Forcave të Armatosura. Në forumin, që shërbeu edhe si një trajnim për gratë ushtarake për çështje që lidhen me sigurinë e paqen, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, falënderoi Gardën Kombëtare të Nju Xhersit. Z.Peleshi theksoi përparimin që është bërë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë duke hequr kufizimin e pjesëmarrjes së vajzave dhe grave në ushtri.
“Sfidat e sigurisë janë bërë më të mprehta, për më tepër për një rajon si rajoni ynë i Ballkanit Perëndimor, i cili është një rajon ende i brishtë. Kemi një direktivë të OKB për barazinë gjinore, mbi të cilën në 2022-shin ne hartuam edhe Planin e barazisë gjinore në çështjet e sigurisë dhe të mbrojtjen për një periudhë 10-vjeçare. Ne kemi bërë një progres të rëndësishëm në aspektin e dokumenteve, sepse deri në 2022-shin ne kemi pasur një kufizim që tanimë duket absurd dhe i tillë ka qenë, pra në Forcat e Armatosura nuk duhet të kishte më shumë se 15 % gra. Tani ky kufizim është hequr. Në planin tonë nuk ka kufizim. Kemi rritje të konsiderueshme të pjesëmarrjes në FA, rritje të titullimit të oficereve të reja, të rritjes së numrit të grave e vajzave në sektorët shumë prioritarë siç është siguria kibernetike, ku 50% janë gra dhe vajza”, u shpreh ministri Peleshi.
E pranishme në forum ishte edhe ambasadorja amerikane, Yuri Kim, e cila e vlerësoi Shqipërinë si aleate të denjë të SHBA-së.
“Për ne, për SHBA-në, është një parim i qartë. Ne duam të jemi bashkë me vendet e tjera që besojnë si ne, që fëmijët tanë duhet të jetojnë në një botë të lirë, të hapur, të sigurt dhe që përparon. Dhe për ne nuk ka një aleat më të mirë sesa Shqipëria. Ne jemi krenarë t’ju kemi aleatë në NATO. Ne jemi krenarë të shohim përparimin tuaj në rrugën drejt anëtarësimit të plotë në Bashkimin Europian”, u shpreh ambasadorja Kim. Duke kujtuar thënien e heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skërnderbeu “Bashkimi bën fuqinë”, ambasadorja tha se Shqipëria dhe SHBA-ja duhet të qëndrojnë së bashku dhe ky është një komponent kyç në përballimin e sfidave të sigurisë në të gjithë botën.
Ndërsa Komandantja e Gardës Kombëtare të Nju Xhersit, Gjeneral Brigade, Lisa Hou, foli për sfidat e sigurisë në Europë që vijnë jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë. Sipas saj, shumë shtete po përballen sot me sfida në sigurinë kibernetike, ndaj edhe vuri theksin në forcimin e bashkëpunimit mes të gjitha vendeve të NATO-s./ CNA.al
Ambasadorja Yuri Kim është shprehur se SHBA-ja është mbësh...
Një grup aktivistesh dhe anëtare të Lidhjes Demokratike të...
Ambasadorja Yuri Kim, gjatë një bashkëbisedimi me gratë dh...
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, me rastin e 8 Mars...
Kryeministri Edi Rama është bërë pjesë e Panairit të T...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka uruar...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka uruar nënë...
Kryeministri Edi Rama ka uruar festën e 8 Marsit. Në m...
Presidenti Bajram Begaj ka uruar të gjitha gratë dhe n...
Sot është 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas, një dit...
Një lajm i hidhur është mësuar mbrëmjen e kësaj të mar...
Kancelari gjerman Olaf Scholz në konferencën për shtyp me kr...
Për të disatën herë radhazi është shtyrë seanca gjyqës...
Kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë mësuesit për ...
Mjeku Ilir Alimehmeti është shprehur se rritja e pagës...
7 Marsi është kthyer në një festë për mësuesit dhe ars...
Avokati i ish-kreut të Prokurorisë, Adriatik Llalla deklar...
Ditën e sotme ka filluar trajnimi i punonjësve të policisë...
Agjencia e SHBA-së Kundër Narkotikëve ka njoftuar një ...
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen, në një ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...