Zjarr në një fshat në Mirditë
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...
Një vatër zjarri ka rënë këtë të martë në fshatin e Shpërd...

Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim njoftoi se ka nënshkruar një hua sovrane prej €22.5 milionësh me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), kompaninë shtetërore shqiptare të shpërndarjes dhe furnizimit me energji elektrike, për të financuar ndërtimin e një nënstacioni të ri nëntokësor 110/20 kV në qendër të Tiranës.
Investimi do të ndihmojë në rritjen e sigurisë, qëndrueshmërisë dhe efikasitetit të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike të kryeqytetit, në mbështetje të zbatimit të Planit të Masave për Qytetin e Gjelbër të Tiranës (GCAP), në kuadër të programit të BERZH-it për Qytetet e Gjelbra.
GCAP-i i Tiranës u miratua në vitin 2018 dhe përfshin angazhimin për të zgjeruar infrastrukturën moderne, dhe të qëndrueshme të shpërndarjes së energjisë elektrike në të gjithë kryeqytetin.
Financimi zëvendëson €14.5 milionë të alokuara më herët në kuadër të një huaje të mëparshme të BERZH-it dhe siguron €8 milionë shtesë. Fondet do të përdoren për të përmirësuar stabilitetin e rrjetit në një zonë urbane në rritje të shpejtë dhe për të ndihmuar në reduktimin e humbjeve teknike, duke kontribuar në një tranzicion më të gjerë në sektorin energjitik në Shqipëri.
Ekaterina Solovova, Drejtoreshë e BERZH-it në Tiranë, deklaroi: “Investimi do të përforcojë sistemin e shpërndarjes së energjisë elektrike të Tiranës në kuadër të rritjes së kërkesës dhe zgjerimit të zhvillimit urban. Duke mbështetur zhvillimin e infrastrukturës moderne dhe të qëndrueshme të energjisë elektrike, ne po mbështesim Shqipërinë në rritjen e sigurisë së saj energjitike dhe zhvillimin e urbanistikës së gjelbër.”
Programi i Qyteteve të Gjelbra i BERZH-it ndihmon qytetet të adresojnë sfidat e tyre më urgjente klimatike dhe mjedisore përmes investimeve të synuara dhe mbështetjes së politikave të gjelbra.
Çdo qytet pjesëmarrës zhvillon dhe zbaton një Plan Masash për Qytetin e Gjelbër që i jep përparësi infrastrukturës së qëndrueshme dhe mbështet një cilësi më të mirë jetese për banorët. Tirana ishte një nga tre qytetet e para që iu bashkuan Programit te BERZH në vitin 2016.
BERZH ka investuar në Shqipëri që nga viti 1991, me më shumë se €2.4 miliardë të angazhuara përmes 180 projekteve në energji, infrastrukturë, institucione financiare dhe sektorin privat. /Monitor
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, k...
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka nd...
Ish-kryebashkiaku i Himarës është shoqëruar në Policinë e ...
Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër përballet me aku...
Grupi Parlamentar i PD-së u ka dërguar letër zyrtarë ambas...
Seanca e sotme e gjykimit në themel për kryebashkiakun e a...
Anëtarët e përjashtuar nga grupi i këshilltarëve të PD-së ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rruga Elbasan–Librazhd është e hapur dhe plotësisht e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Seanca e gjykimit në themel të kryebashkiakut të arrestuar...
Është shtyrë seanca e sotme e gjykimit në themel për krye...
Seanca e radhës e gjykimit në themel për kryebashkiakun e ...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në Qarkun e Korçës. Sipas ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka bërë një reagim në rrj...
Ditën e sotme shënohen 17 vjet nga anëtarësimi i Shqipëris...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bërë me dije se është...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përgënjesh...
Mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të propozo...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...