EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, ka folur për mediat pas mbledhjes së sotme të qeverisë. Karakaçi njoftoi se ka zhvilluar një takim me shoqatat e transportit mbi situatën e krizës së hidrokarbureve dhe çmimeve.
Ai tha se do të merret në konsideratë rikthimi i akteve të subvencionimit të naftës, ndërsa shtoi se do të shqyrtohen dhe propozimet e tjera të shoqatave.
“Jo më larg se para rreth dy orësh bashkë me ministren e Ekonomisë dhe Bashkinë e Tiranës ishin në takim me Shoqatat e Transportit. Situata e krizës dhe çmimeve është duke u ndjekur me kujdes. Qeveria ka njoftuar disa plane masash, si ngritja e Bordit të Transparencës dhe akcizën. E dimë që gjatë 2022 janë marrë disa akte subvencioni sa u përket shoqatave, ky element po diskutohet përsëri. Por jemi duke e marrë në konsideratë bashkë me propozime të tjera të bëra nga shoqatat e transportit”, u shpreh ai.
Karakaci njoftoi po ashtu se në mbledhjen e sotme janë miratuar disa rregulla për etiketimin e produkteve me ndikim në energji.
“Akti kryesor ku dua të ndalem është për rregullat e etiketimit të produkteve me ndikim në energji. Deri tani kemi pasur rregullim të fragmentuar. Flasim për pajisje elektrike që kanë etiketimin sipas normave të BE-së. Kemi 17 rregulla sa u përket këtyre elementëve. Së pari, ofrojmë për herë të parë te konsumatori një qasje të integruar të të gjitha ndikimeve në energji të produkteve dhe ai mund të bëjë blerjen me informacion të plotë të çdo produkti. Së dyti, ulim konsumin e energjisë elektrike. Së fundmi është një detyrim në kuadër të BE-së dhe ndër masat që ministria i ka të parashikuara te plani i rritjes. Ky hyn si akt në këtë plan masash të BE-së. Akti është shumë i detajuar, ka 17 rregulla dhe gjithë listën e produkteve”, tha Karakaçi.
Ministri është pyetur nga gazetarët edhe lidhur me heqjen e taksës së qarkullimit nga çmimi i naftës, ku theksoi vlerësimin e qeverisë se paguan më shumë ai që harxhon më shumë.
“Ka një keqkuptim sa i përket taksës së qarkullimit. Çdo shtet e ka, por mnënyra si vilet kjo taksë është e ndryshme. Vlerësimi i qeverisë shqiptare është që vjelja e taksës së qarkullimit nga konsumi i litrave të naftës është më proporcional sepse paguan më shumë ai që harxhon më shumë. Sa i përket reduktimit të barrës fiskale të karburantit janë marrë dy vendime: ngritja e Bordit të Transparencës për caktimin e çmimit tavan dhe pavarësisht diskutimeve nuk kam dëgjuar që ky bord ka marrë vendim në dëm të qytetarëve. Sa u përket implikimeve fiskale, qeveria ka mbajtur qëndrimin se implikimet fiskale nuk duhen prekur sidomos në kohën e krizës”, u shpreh Karakaçi. /CNA
Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, ka nd...
Ish-kryebashkiaku i Himarës është shoqëruar në Policinë e ...
Universiteti “Eqrem Çabej” në Gjirokastër përballet me aku...
Grupi Parlamentar i PD-së u ka dërguar letër zyrtarë ambas...
Seanca e sotme e gjykimit në themel për kryebashkiakun e a...
Anëtarët e përjashtuar nga grupi i këshilltarëve të PD-së ...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taula...
Rruga Elbasan–Librazhd është e hapur dhe plotësisht e ...
Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, është paraqitu...
Seanca e gjykimit në themel të kryebashkiakut të arrestuar...
Është shtyrë seanca e sotme e gjykimit në themel për krye...
Seanca e radhës e gjykimit në themel për kryebashkiakun e ...
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar ...
Reshjet e dëborës janë rikthyer në Qarkun e Korçës. Sipas ...
Ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha, ka bërë një reagim në rrj...
Ditën e sotme shënohen 17 vjet nga anëtarësimi i Shqipëris...
Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka bërë me dije se është...
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka përgënjesh...
Mazhoranca në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur të propozo...
Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi dënimin me burg përjetë pë...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...