Nuk duket në takimin e kryebashkiakëve/ Rama dëbon Veliajn
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Kryem...

Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Mirela Rexhepi, ka hedhur poshtë akuzat e deputeteve të opozitës, Zhani Gjergji dhe Albana Vokshi, duke deklaruar se “nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të fshihet apo ndryshohet data e skadencës për barnat pasi çdo veprim kryhet 'online'”.
Gjatë seancës dëgjimore sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë lidhur me situatën në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale me praninë e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Rexhepi deklaroi se sistemi informatik nuk varet nga QSUNT, por kontrollohet dhe verifikohet nga AKSHI.
“Në 18/04/23 ka ardhur një sasi donacioni, e cila është e ruajtur në spital dhe nuk ekziston asnjë lloj mundësie që të ndërrohet data e skadencës. Donacioni ka ardhur nga Italia në vijim të një marrëveshjeje që shteti ka me Italinë për medikamente. Pasi vijnë në Shqipëri kolaudohen, pajisen me pullë nga Agjencia e Barnave, e cila siguron cilësinë e barnave dhe vetëm pasi kolaudohet hyn në farmaci dhe përdoret për pacientët. Në momentin që kalon datën e skadencës është e pamundur që ilaçi të përdoret dhe t’i ndryshohet data”, nënvizoi drejtoresha e farmacisë së QSUNT-së.
Rexhepi sqaroi se “Farmacia ka detyrimin që komunikimin ta ketë me shefat e shërbimit dhe nuk kemi kontakt me pacientët. Ne njoftojmë dhe jemi në kontakt të vazhdueshëm me shefat e shërbimeve”.
“Ju siguroj se nuk ka ndodhur ndryshimi i datës së skadencës”, ritheksoi Rexhepi duke i cilësuar të pavërteta deklaratat e kryetares së Komisionit dhe deputetes Vokshi.
Gjithashtu, Drejtoresha e Shërbimit Farmaceutik në QSUNT, Rexhepi, sqaroi se “për Spitalin Onkologjik, dalja e barnave bëhet përmes një makine frigoriferike dhe i dorëzohet kryeinfermierit. Asnjëherë nuk ndodh që të dorëzohet terapia e kimios te vetë pacienti. Pasi dorëzohet receta, përgatitet nga 3 farmacistë. Kërkesa për barna bëhet përmes një recete me dy kopje ku njëra ruhet në farmaci dhe tjetra në kartelën klinike”./ CNA
Ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama zhvilloi në Kryem...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka mohuar se pa...
Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi,...
Ndryshime në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, pas mar...
Të mërkurën në Komisionin e Sigurisë ishte e pranishme...
Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot në mbeldhje me ...
Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu, ka folur në mb...
Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me kryebashkiakët...
KLSH sot po raporton në Komisionin e Ekonomisë skandalin n...
Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët, ka fo...
Kryeministri Edi Rama bëri me dije se procesi i legali...
Deputeti Edmond Spaho ka ndërhyrë pas presionit të kreut t...
Pas Enkelejd Alibeajt, një tjetër deputet që është larguar...
Debate të forta ka pasur sot në mbledhjen e Komisionit të ...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar vendimin e Apelit të Durrësit q...
Të mërkurën, fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit...
Të mërkurën, Gjykata e Posaçme ka shtyrë sërish seancë...
Të mërkurën, Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sig...
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Edlira Marës dhe...
Këtë të mërkurë po ju njohim me disa prej titujve krye...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...