"Gëzuar Ditën Kombëtare të aleatëve tanë"/ KFOR uron Pavarësinë e Shqipërisë
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, me anë të një postimi në...
Kryepiskopi Joan, në shërbesën për Dhoksologjinë e Flamurit në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, dha mesazhe të rëndësishme për të gjithë shqiptarët.
Fortlumturia e Tij, Joani, shpjegoi se përsëritja e lutjeve në kishë nuk është rastësi, por një mësim i kishës që shumë gjëra duhet t’i përkujtojmë vazhdimisht, për të mos i harruar.
Ai nënvizoi përgjegjësinë e çdo qytetari për të bërë vendin më të mirë për të jetuar, duke e lulëzuar dhe bekuar atë.
“Atdhetari i vërtetë është ai që kontribuon për lulëzimin e vendit të tij, jo ai që shan të tjerët”, shtoi ai.
Ndër të tjera, Kryepiskopi Joan tha se largimi masiv nga vendi nuk do të ndodhë nëse ne do të jemi kujdestarë të mirë të vendit tonë.
Në përmbyllje, Kryepiskopi Joan uroi të gjithë besimtarët dhe shqiptarët:
“Perëndia ta bekojë vendin tonë, popullin tonë dhe të përhapë paqe jo vetëm këtu, por në të gjithë botën. Gëzuar dhe për shumë vjet kjo ditë e bekuar!”
Fjala e plotë e Kryepiskopit Joan
Në kishë ne themi vazhdimisht dhe përsëri me paqe le t’i lutemi Zotit.
Pse i përsërisim vazhdimisht? I përsërisim se mund t’i harrojmë dhe kisha në urtësinë e saj na ka mësuar që shumë gjëra duhet t’i përsërisim.
Sot ne bëjmë një Dhoksologji të Flamurit.
Përse kisha ka vendosur shërbesa të tilla? Për dy arsye shumë të rëndësishme. E para për të falënderuar Perëndinë dhe e përsërisim vazhdimisht që kemi shumë arsye për ta falënderuar që na ka dhënë një vend të bukur që ka gjithçka dhe ne jemi në këtë pjesë të globit si kujdestarët të kësaj pasurie. “I Zotit është dheu dhe gjithçka që ndodhet në të”, thotë Psalmisti, që do të thotë se pronar i gjithë dheut është Zoti, që do të thotë që jemi kujdestarët dhe përgjegjësia jonë është që të jemi kujdestarë të mirë, të mundohemi ta lulëzojmë dhe bekojmë këtë vend.
Nëse do ta bëjmë një vend të mirë ku njerëzit mund të jetojnë në paqe dhe harmoni padyshim që nuk do të largohen shumë njerëz. Gjithmonë për këtë arsye që disa njerëz mund të largohen.
Por një largim masiv nuk do të ndodhë nëse ne do të jemi kujdestarë të mirë të këtij vendi që na ka besuar Perëndia.
E falënderojmë Perëndinë për çdo gjë që na ka dhënë, por na ka dhënë dhe përgjegjësinë për këtë gjë.
Përgjegjësia është e të gjithëve. Gjithkush në vendin ku punon mundohet që ta bekojë dhe lulëzojë këtë vend dhe siç them vazhdimisht që atdhetari i vërtetë është ai njeri që lulëzon vendin e tij, jo ai njeri që shan të tjerët.
Mjafton që ne të bëjmë detyrën për të lulëzuar vendin tonë, kemi bërë detyrën tonë para kishës, para kombit dhe para Perëndisë.
Në këtë ditë do të dojë t'ju uroja të gjithë juve gëzuar dhe për shumë vjet këtë ditë të bekuar.
Perëndia ta bekojë vendin tonë, popullin tonë e të përhapë paqe jo vetëm vendin tonë, por në të gjithë botën, me uratat e Atit tonë të shenjtë Jesu Krishtin Perëndi mëshirona dhe shpëtona. Gëzuar të gjithë për shumë vjet!/ CNA
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, me anë të një postimi në...
Krerët më të lartë të shtetit të Shqipërisë dhe të Kosovës...
Kryepiskopi Joan po drejton sot Shërbesën e Dhoksologjisë ...
Gazetari dhe aktivisti Aulon Kalaja ka njoftuar se është s...
Në kuadër të 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë, kryetari i ...
Delegacioni i BE-së në Shqipëri ka përcjellë mesazhe urimi...
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë nj...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Pa...
Këtë vit festat e nëntorit kanë sjellë një rritje të duksh...
Sot, Shqipëria feston 113-vjetorin e Pavarësisë. Më 28 nën...
Po ju njohim me titujt kryesorë të gazetave për ditën e pr...
Gazetari Artan Hoxha i ftuar në MCN TV ka folur për përbal...
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshë...
Gazetari Artan Hoxha është shprehur sot lidhur me dosjen e...
Gazetari Artan Hoxha ka komentuar sot emrin e propozuar pë...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mbrëmje pamje nga nisj...
E premtja, që përkon me Ditën e Pavarësisë, do të jetë e v...
Media e njohur e udhëtimeve "Wom Travel", përmes një artik...
Zbardhet detaje të reja nga operacion i përbashkët pas një...
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka zhvilluar një konfer...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...