Qarkullonin të armatosur/ Vihen në pranga dy persona në Fier
Dy persona janë arrestuar në Fier, sepse qarkullonin të ar...

Një operacion për goditjen e një Call Center-i që mashtronte qytetarët europianë për të investuar në bursa fiktive, është finalizuar në Tiranë.
Në pranga, në kuadër të këtij operacioni është vënë administratori i subjektit, ku u gjetën mbi 65 mijë euro. Sipas informacioneve, është arrestuar gjithashtu edhe një tjetër person të cilit iu gjetën në banesë 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, dyshohet të përfituara nga veprimtaria e jashtëligjshme.
Ndërkohë, 38 punonjës të këtij Call Center-i janë proceduar penalisht. Policia ka sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celularë, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara.
Njoftimi i policisë:
Policia e Shtetit
Finalizohet operacioni policor i koduar “SCAMS”
Operacioni u organizua nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Departamentin për Policinë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Gjatë operacionit, u godit një tjetër Call Center në Tiranë, që shërbente për të mashtruar qytetarët evropianë, duke i bindur të investonin në bursa fiktive.
Në pranga u vu administratori i subjektit, ku u gjetën 65210 euro.
Gjithashtu, në pranga u vu edhe një shtetas tjetër, te cilit në banesë iu gjetën 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj, të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kundraligjshme.
Procedohen penalisht 38 shtetas të punësuar në call center.
Janë sekuestruar gjithsej 106710 euro dhe 700.000 lekë të rinj, 51 njësi kompjuterike, 14 aparate celular, lista me emrat e klientëve dhe shumave të përfituara, etj.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, bazuar në informacionet e marra se në rrugën “Bardhok Biba”, në një subjekt të licencuar për marketing, suport dhe konsulence në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, po ushtrohej veprimtari e kundraligjshme e Call Centerit me qëllim mashtrimin e qytetarëve evropianë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “SCAMS”.
Në kuadër të operacionit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DPPSH, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një subjekti me administrator shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit u konstatuan 38 operatorë, të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës për të investuar në bursa fiktive.
Në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.
Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.
Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”./CNA
Dy persona janë arrestuar në Fier, sepse qarkullonin të ar...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin turistik t...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur s...
Një automjet është gjetur i djegur në Tapizë. Makina t...
Një punonjës policie është arrestuar në Gjirokastër, pasi ...
Këtë të shtunë po ju njohim me disa prej titujve kryesorë ...
Kryeinspektori i Përgjithshëm, Shkëlqim Hajdari foli sot l...
Gazetarja Klodiana Lala zbuloi sot disa detaje nga qëndrim...
Hyjnë zyrtarisht në fuqi tarifat që do të zbatohen për për...
Policia e Tiranës ka marrë të gjitha masat për garantimin ...
Kjo fundjavë premton emocione të mëdha për tifozët e futbo...
Një automjet është përfshirë sot nga flakët pranë tunelit ...
47 ditë kanë kaluar nga mashtrimi publik i Erion Veliajt d...
Reshjet e dëborës kanë sjellë problematikat e para në ...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celib...
Ish-kryebashkiaku i Tiranës vazhdon të rëndojë pozitat e t...
Një predhë luftarake është gjetur në Postribë të Shkodrës....
Moti i keq ka përfshirë edhe Qarkun e Shkodrës. Sipas info...
Një grup kriminal ndërkombëtar që trafikonte gra dh...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...