web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Buxheti i 2025, më i madhi në histori, sa do të marrin Ministria Arsimit, e Shëndetësisë dhe Bujqësisë

4 Nëntor 2024, 11:24, Aktualitet CNA

Buxheti i 2025, më i madhi në histori, sa do të marrin Ministria

Ministri i Financave, Petrit Malaj, teksa ka prezantuar projektbuxhetin e vitit 2025, ka bërë me dije shumën që do të marrin nga ky buxhet Ministria e Arsimit, e Shëndetësisë dhe Bujqësisë.

“Ministria e Arsimit do të ketë një buxhet prej 85.3 miliardë lekësh.

Financohen me përparësi ofrimi i teksteve falas për nxënësit nga klasa e 1-9, tekste falas për nxënësit në nevojë në arsimin e mesëm dhe të lartë. Financojmë sigurimin e transportit për nxënësit që kanë vendbanimin mbi 2 km larg nga shkolla dhe mësuesit.

Shëndetësia në buxhet do të ketë një shumë prej 76.3 miliardë lekësh. Krahasuar me vitin 2024, do të ketë 4 miliardë lekë më shumë.

Bujqësia do të ketë një buxhet prej 14.6 miliardë lekësh”, tha Malaj./ CNA





Lajmet e fundit nga