Konsultimet për ligjin antimafia/ Braho: Nëse zbatohet si duhet, nuk ka nevojë për rregullime
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho ka marrë pjes...
Shoqëria civile e Qarkut Korçë u ka dërguar një letër të hapur institucioneve qendrore, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme dhe masa ekonomike mbështetëse pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd–Përrenjas, segment kyç i lidhjes Korçë–Tiranë.
Në letër, qytetarët shprehin shqetësimin për pasojat e drejtpërdrejta të bllokimit, duke përfshirë: kufizimin e lëvizjes së qytetarëve, dëmtimin e aktivitetit ekonomik dhe turistik, rritjen e kostove të transportit dhe rreziqet për sigurinë publike nga devijimet e qarkullimit.
Shoqëria civile kërkon ndër të tjera:
-Publikimin e një plani teknik ndërhyrjeje me afate të qarta për stabilizimin e rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit.
-Përmirësimin e akseve alternative dhe bypass-eve provizore për sigurinë e trafikut.
-Masa financiare dhe lehtësira ekonomike për qytetarët dhe bizneset e rajonit.
-Garantimin e furnizimit të pandërprerë me mallra dhe karburant, pas shqetësimeve për devijimin e itinerarit të kamionëve nga Kosova.
-Raportim publik javor mbi ecurinë e punimeve.
-Hartimin e një plani strategjik alternativ kombëtar për lidhjen e juglindjes së vendit, për të reduktuar varësinë nga një aks i vetëm.
Në letër theksohet se Qarku Korçë është një zonë strategjike ekonomike dhe prodhuese, me rëndësi të veçantë për eksportet dhe tregtinë ndërkufitare, dhe se bllokimi i aksit ka impakt të drejtpërdrejtë në ekonominë e vendit.
Shoqëria civile kërkon një përgjigje zyrtare brenda afateve ligjore dhe shpreh gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo tryezë konsultimi apo dëgjesë publike që do të organizohet.
Letra për institucionet
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun
Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
Korçë, më 27 Shkurt 2026
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun
Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
Drejtuar:
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Autoriteti Rrugor Shqiptar
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Agjencia e Mbrojtjes Civile
Këshilli i Ministrave
Të nderuar,
Në cilësinë e qytetarëve të Qarkut Korçë, po ju drejtohemi zyrtarisht për të shprehur shqetësimin tone të thellë lidhur me situatën e krijuar nga rrëshqitja dhe bllokimi i aksit rrugor Librazhd–Prrenjas, segment kyç i lidhjes kombëtare Korçë–Tiranë.
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
Kjo situatë ka prodhuar pasoja të drejtpërdrejta dhe të menjëhershme në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në funksionimin normal të rajonit. Bllokimi i aksit ka kufizuar ndjeshëm lëvizjen e lirë të qytetarëve, ka dëmtuar aktivitetin ekonomik dhe turistik të Qarkut Korçë, si dhe ka rritur ndjeshëm kostot e transportit dhe të mallrave. Njëkohësisht, devijimi i qarkullimit drejt akseve alternative ka shtuar rreziqet për sigurinë publike, për shkak të gjendjes jo optimale të këtyre rrugëve dhe fluksit të shtuar të mjeteve.
Izolimi i pjesshëm i Qarkut Korçë po ndikon ndjeshëm në ekonominë familjare dhe në qëndrueshmërinë e bizneseve, ndërkohë që mungesa e një plani publik me afate të qarta po shton pasigurinë dhe paqartësinë. Duke qenë se kemi të bëjmë me një infrastrukturë kombëtare nën përgjegjësinë e institucioneve qendrore, konsiderojmë të domosdoshme një ndërhyrje të menjëhershme, të koordinuar dhe transparente.
KËRKESAT TONA KONKRETE
1. 2. 3. 4. Publikimin e një plani teknik ndërhyrjeje, me afate të qarta realizimi për stabilizimin e zonës së rrëshqitjes dhe rikthimin e qarkullimit të sigurt.
Përmirësimin e menjëhershëm të gjendjes së akseve alternative dhe bypass-eve provizore, me ndërhyrje teknike emergjente për garantimin e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit. Mbështetje financiare dhe masa lehtësuese ekonomike, për të kompensuar kostot shtesë që po rëndojnë mbi qytetarët dhe bizneset e rajonit, përfshirë sektorin e turizmit dhe transportit.
Garanci të qarta dhe transparente për furnizimin e pandërprerë të rajonit me mallra dhe karburant, pas deklarimeve se kamionët e naftës nuk do të lejohen të qarkullojnë nga Maqedonia, por do të devijohen nga Kosova. Ky ndryshim i itinerarit ngre shqetësime serioze lidhur me sigurinë e furnizimit me hidrokarbure, kostot shtesë të transportit dhe ndikimin e drejtpërdrejtë që mund të ketë në rritjen e çmimeve për qytetarët dhe bizneset e Qarkut Korçë.
LETËR E HAPUR DREJTUAR INSTITUCIONEVE QENDRORE
LËNDA: Kërkesë për ndërhyrje urgjente dhe masa ekonomike mbështetëse për Qarkun Korçë pas bllokimit të aksit kombëtar Librazhd-Prrenjas.
5. Raportim periodik publik (javor) mbi ecurinë e punimeve dhe masat e ndërmarra. (Drejtuar Qarkut Korçë)
6. Hartimin e një plani strategjik alternativ kombëtar për lidhjen e juglindjes së vendit, në mënyrë që të reduktohet varësia nga një aks i vetëm rrugor.
Qarku Korçë përfaqëson një zonë me rëndësi të veçantë ekonomike, prodhuese, turistike dhe strategjike për vendin. Ai është një nyje e rëndësishme ndërkufitare, duke pasur në territorin e tij katër pika doganore që lidhin Shqipërinë me vendet fqinje dhe që luajnë rol kyç në qarkullimin e mallrave, eksporteve dhe importeve. Për rrjedhojë, bllokimi i aksit kryesor kombëtar nuk përbën thjesht një problem rajonal, por një çështje me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin kombëtar të furnizimit, në tregtinë ndërkufitare dhe në ekonominë e vendit në tërësi.
Presim një përgjigje zyrtare brenda afateve ligjore dhe shprehim gatishmërinë për të marrë pjesë në çdo tryezë konsultimi apo dëgjesë publike që do të organizohet për këtë çështje.
Pas shkundjes së qeverisë, kryeministri Edi Rama ka mbledh...
Në 35 vite, në Shqipëri nuk ka ndodhur që ministrat opozit...
Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka firmosur nd...
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaru...
Është caktuar trupa gjykuese që do të gjykojë Erion Veliaj...
Shembja e ndodhur në aksin kombëtar të rrugës Librazhd–Për...
Pas botimit në Fletoren Zyrtare, numri dy i qeverisë do të...
Gazetari Andi Bushati ka komentuar fjalimin e kryeministri...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ivi Kaso, ka reaguar pas n...
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka reaguar lidh...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar mbrëmjen e sotme fjal...
Analisti Andi Bushati ka komentuar mbrëmjen e sotme lëvizj...
Rrjeti SafeJournalists (SJN) shpreh shqetësim serioz për f...
Deputeti i PD-së Belind Këlliçi ka reaguar për ndryshimet ...
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka reaguar lidhur me...
Lëvizje të reja janë bërë mbrëmjen e sotme në kabinetin qe...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka komentuar mbrëmjen e sotme...
Kryeministri Edi Rama ka lënë me gisht në gojë Elisa Spiro...
Analisti dhe gazetari Neritan Sejamini i ftuar në emisioni...
Gazetarja Klodiana Lala ka komentuar lëvizjet e fundit në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...