GJKKO gjobit avokatin e pandehur të Erion Veliajt
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...
GJKKO ka gjobitur avokatin e pandehur të kryebashkiakut të...

Në një deklaratë që përbën njëkohësisht një analizë për të “shpëtuar” drejtësinë në Shqipëri, avokati Ylli Manjani, i njohur edhe si avokati i bandave, ka dhënë leksionet e tij mbi reformën që vendi ka nevojë.
“E kam mbështetur dhe do të mbështes gjithnjë idenë e një reforme në drejtësi të vërtetë," tha Manjani.
Sipas tij, sistemi i drejtësisë ka nevojë urgjente për një rikonceptim të plotë, duke nisur nga çlirimi i gjykatave nga politika e duke përfunduar me përvojën jetësore të gjykatësve.
“Duhet një sistem i drejtë, jo një Nuremberg i përhershëm. Dakord, le të kemi SPAK fundja, por jo gjykata të posaçme. Hetimet janë të posaçme, por jo gjykimet e gjykatat," deklaroi ai.
“Sa më e posaçme të jetë një gjykatë, aq më e diktuar është.” Një deklaratë e guximshme, veçanërisht kur vjen nga dikush që e di shumë mirë si funksionojnë “sistemet e posaçme” nga brenda.
Deklarata e tij nuk kurseu as komisionin "Xhafaj", për të cilin tha se synon vetëm të “arnojë katrahurën aktuale” dhe të “mbyllë vrimat e çastit”. Kjo do ishte paska ironike duke pasur parasysh që pikërisht këto “vrima” mund të kenë qenë shpëtimi i shumë prej klientëve të tij.
Në mënyrë indirekte, Manjani shpreh se bie dakord me komisionin “Xhafaj”, komision i cili që në krijimin e tij synonte goditjen e SPAK-ut.
Siç duket, për avokatin komisioni “Xhafaj” do të ishte një shpëtim për të dhe klientët e tij, sepse lehtësisht mund t’i nxirrte ato “të kulluar” nga krimet dhe ai këtë gjë e pranon haptas ku thotë se “Me këtë reformë, në këto terma do isha krejt dakord, edhe sikur ta ndërmarrë i ashtuquajturi "Komisioni Xhafaj".
Në fund, për të gjithë ata që pyesin se si është e mundur që një figurë e tillë të kërkojë drejtësi të pastër, mbetet vetëm një përgjigje: ndoshta është thjesht një përpjekje për të mbrojtur klientët e tij të ardhshëm, në një sistem “më të drejtë.”
Deklarata e plotë e Ylli Manjanit:
"E kam mbështetur dhe do të mbështes gjithnjë idenë e një reforme në drejtësi të vërtetë.
Nuk jam për të harxhuar kohë me shkatërrimin e asaj që ndodhi, por me ndërtimin e një sistemi drejtësie të drejtë. Gjykoj se reforma reale në drejtësi duhet të ketë një synim madhor:
Të pavarësojë gjykatën. Ta çlirojë atë nga presioni i prokurorisë dhe nga ndikimi politik.
Nuk shkohet më askund me gjykata e gjykime të posaçme. Nuk mund të ketë sistem të drejtë ne "Nuremberg të përhershëm".
Dakord, le të kemi SPAk fundja, por jo gjykata të posaçme. Hetimet janë të posaçme, por jo gjykimet e gjykatat. Sa më e posaçme gjykata aq më e diktuar është. Nuk shkohet më askund me gjykatës, karriera e të cilëve është e përmbysur dhe pa garanci. Duhet të sigurohemi që gjykatësit të kenë edhe përvojë jetësore, krahas asaj profesionale. Nuk fillohet karriera në gjykatat e larta. As emërimi me afat nuk është garanci për pavarësi. (Shihni lesh e li gjykatën Kuahtetuese ça i bënë me një debat mbi mandatet)...
Në këtë kuptim do na duhet të rikonceptojmë sistemin gjyqsor për ta pavarësuar në mënyrë të garantuar e të sigurtë. Nga ana tjetër rishkrimi i kodeve të procedurave që të reduktohet dykuptimësia dhe të garantohet procesi i rregullt në të gjitha kuptimet e fjalës është detyrë e menjëhershme.
Liria dhe të drejtat e secilit garantohen vetëm nga procesi i rrefullt dge procedura të barabarta për të gjithë njësoj. Ne kemi nevojë për një Kod Penal të ri, që të vendosë proporcionalitetin në dënim dhe jo të kriminalizojë detyrimisht çdo sjellje të njeriut.
Pra jam për një reformë reale shqiptare. Përvojë tashmë kemi plot. Të paktën e dimë se çfarë nuk duhet bërë më. Me këtë reformë, në këto terma do isha krejt dakord, edhe sikur ta ndërmarrë i ashtuquajturi "Komisioni Xhafaj".
Por dyshoj se kemi të njëjtën kuptueshmëri dhe qëllim.
Komisioni Xhafaj dyshoj se maximumi synon të arnojë katrahurën aktuale për të mbyllur ndonjë vrimë të çastit. Nëse është kështu, sigurisht që nuk kemi pika takimi."/CNA
Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje të dobëta d...
Në qarkun e Dibrës situata vijon të jetë problematike si p...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi ka folur ...
Gazetari Blendi Fevziu ka komentuar debatin e ndodhur ...
Në 24 orë dy të vrarë një në Tiranë në zonën e Pa...
Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Drejtorisë së Përgj...
Pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjet...
Ndonëse prej ditës së djeshme u njoftua që mjetet e tonazh...
Një magazinë në fshatin Këllëz të Gjirokastrës është përfs...
Disa familje janë përmbytur nga reshjet e shiut në lagj...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve për Gjyk...
11.7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjat...
Si pasojë e kushteve atmosferike të këqija, një gur ka rën...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punimet ...
Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore të s...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën në vend...
Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimen...
Prefektura e Korçës hesht përballë gazetarëve! Në një...
Për shkak të reshjeve të borës kanë mbetur pa energji elek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...