Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Nënshkruhet memorandum mirëkuptimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Shqipërisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Italisë, me qëllim parësor shpalosjen e dokumenteve me interes të ndërsjellë.
Ceremonia e nënshkrimit të memorandumit është mbajtur në Romë, ku të pranishëm ishin Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave të Shqipërisë, Ardit Bido dhe homologu i tij italian, Antonio Tarasco, ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Romë, Anila Bitri Lani, kryetari i Bashkisë së Shën Mitrit, Erenesto Madeo, studiuesi arbëresh dhe njëherësh anëtari i nderit i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, Francesco Altimari.

Në fjalën e tij të rastit, Bido theksoi se nëpërmjet këtij memorandumi, mundësohet shpalosja e dokumenteve me rëndësi mbi mërgatën shqiptare ???????? në vendin fqinj, si edhe mbi komunitetin italian të pranishëm në Shqipëri.
“Mendoj se kemi hedhur hapat e parë në Tiranë, ku nuk firmosëm një marrëveshje, por krijuam një ndjesi dhe shprehëm vullnetin për të bashkëpunuar. Ne kemi një vizion të përbashkët mbi çfarë duhet të bëjmë. Së pari, për të shkëmbyer çfarë është jona dhe çfarë është e përbashkët. Ne kemi në Itali fondin e Konsullatës Shqiptare në Bari, ndërsa në Tiranë kemi Legatën Italiane. Kemi 2/3-ën e arkivave të De Radës në Tiranë, ndërsa pjesa tjetër gjendet në Kozenca. Ne mund të bëjmë të mundur që studiuesit të shohin dokumentacionin e plotë të historisë që bashkëndajmë. Kemi vizion të njëjtë mbi çfarë duhet bërë në të ardhmen. Po punojmë për të përfshirë inteligjencën artificiale në përshkrimin arkivor. Për ne shqiptarët, Italia ka një rëndësi të posaçme. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave është institucioni i dytë shqiptar me prezencë fizike në Romë, pas ambasadës shqiptare. Po ashtu, kemi çelur 12 Kënde Arkivore në Siçili dhe në Kalabri. Këtë verë, do të hapim Këndin Arkivor të Barit, me rastin e Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, që do të zhvillohet aty. Ne do të donim të kishim një platformë të përbashkët kërkimi, ku studiuesit nga Shqipëria dhe Italia, të kenë akses të barabartë te dokumentet”, u shpreh Bido.
Ndërsa Tarasco, shtoi se ky memorandum do të synojë të gjejë zbatim edhe në menaxhimin e përgjithshëm të arkivave.
“Shqipëria është një vend që ka lënë gjurmë domethënëse në Itali. Ne kemi pasur gjithmonë marrëdhënie miqësore. Zbulimi i këtyre gjurmëve, si edhe i gjurmëve të italianëve në Shqipëri, është një nga objektivat e këtij memorandumi, jo vetëm të kufizuar në konsultimin e ngushtë të materialit arkivor, por edhe në menaxhimin e përgjithshëm të arkivave. Kemi arritur dakordësinë për teknikat e digjitalizimit dhe për përdorimin e inteligjencës artificiale. Jam i bindur që do realizojmë projekte, të cilat do të shenjojnë historinë e arkivistikës në vendet tona”, u shpreh Tarasco.
Nga të pranishmit, memorandumi u vlerësua si një mundësi e shkëlqyer për t’i njohur të rinjtë me të shkuarën historike dhe për të evidentuar marrëdhënien kulturore mes dy vendeve mike.
“Italianët dhe shqiptarët kanë ndërtuar këto marrëdhënie që gjenden kudo në kujtesën tonë. Këto marrëdhënie janë konsoliduar nga nënshtresa kulturore, të cilat duhen evidentuar nga institucionet”, tha Altimari. “Doja të nënvizoja atë që mund të bëjnë arkivat jo vetëm në forcimin e marrëdhënieve, të cilat janë tashmë të forta dhe të veçanta, por unë besoj se çfarë nevojitet bërë nga institucionet është t’ua bëjnë të ditur të shkuarën gjeneratave të reja. Çfarë është bërë, ndërtuar, qoftë mirë apo keq. Çfarë prezanton shqiptarinë historike në Itali, ne shekujt kur Shqipëria nuk ishte ende shtet”, përfundoi zonja ambasadore.
Memorandumi i mirëkuptimit motivohet nga synimi i përbashkët i institucioneve arkivore simotra, për nxjerrjen në pah të trashëgimive kulturore reciproke, nëpërmjet inkurajimit të hulumtimit të materialeve arkivore. Për këtë qëllim, palët nënshkruese do të ndërmarrin shkëmbimin e informacionit lidhur me të shkuarën historike të komuniteteve përkatëse, bazuar në procesin kërkimor pa pagesë të specialistëve të arkivave respektive.
Në aspiratën e një veprimtarie sinergjike, DPA-ja dhe DGA-ja marrin përsipër të bashkëveprojnë në procesin e digjitalizimit, në përdorimin e inteligjencës artificiale, në prezantimin e ekspozitave të përbashkëta, si edhe në botimin e koleksioneve të dokumenteve. Ky memorandum vjen në vazhdën e angazhimit të DPA-së për të intensifikuar bashkëpunimin me arkivat rajonale dhe fqinje, në funksion të promovimit të trashëgimisë historike të kombeve të përfshira dhe të zbatimit të një planveprimi të koordinuar në fushën e arkivistikës.
Më herët, DPA-ja ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Institutin e Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), me Arkivat Shtetërore të Malit të Zi, me Shërbimin Shtetëror Arkivor të Ukrainës, me Agjencinë Kombëtare të Arkivave të Moldavisë, si edhe me Arkivin e Bosnjes dhe Hercegovinës, duke siguruar ura lidhëse për të thelluar dijet dhe përvojat./CNA
Pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjet...
Ndonëse prej ditës së djeshme u njoftua që mjetet e tonazh...
Një magazinë në fshatin Këllëz të Gjirokastrës është përfs...
Disa familje janë përmbytur nga reshjet e shiut në lagj...
Gjykata e Lartë ka publikuar listën e kandidatëve për Gjyk...
11.7 milionë vizitorë të huaj vizituan Shqipërinë gjat...
Si pasojë e kushteve atmosferike të këqija, një gur ka rën...
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale punimet ...
Gjatë natës në Qarkun e Korçës ka pasur reshje dëbore të s...
Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje mbi situatën në vend...
Efektivët e Batalionit të Tretë të Këmbësorisë të Regjimen...
Prefektura e Korçës hesht përballë gazetarëve! Në një...
Për shkak të reshjeve të borës kanë mbetur pa energji elek...
Ditën e sotme po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Bora ka mbuluar juglindjen, ndërsa akset rrugore janë t...
Emergjencat Civile në Korçë janë në terren dhe po punojnë ...
Situata e orës 6:00 të mëngjesit në segmentet Qafë-Thanë, ...
Situata problematike vazhdon të mbetet në Qarkun e Dibrës ...
Një ditë pas transferimit të disa pronave te Korporata e I...
Si pasojë e erës të fortë një pishë është rrëzuar duke bll...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...