web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut për masën e pezullimit

7 Prill 2026, 10:05, Aktualitet CNA

Apeli i Posaçëm rrëzon kërkesën e Belinda Ballukut

Apeli i Gjykatës së Posaçme ka vendosur rrëzimin e ankimimit të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ndaj masës së sigurisë të pezullimit nga detyra.

Belinda Balluku ankimoi vendimin për masën e sigurisë “pezullim nga detyra”, pas vendimit të GJKKO-së më datë 22 nëntor.

Për seancën e sotme është paraqitur në GJKKO, Ardian Kalia, avokati i Ballukut.

Gjykata e Posaçme caktoi dy masa sigurie për zëvendëskryeministren Belinda Balluku; “pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit” dhe “ndalim i daljes jashtë vendit” në kuadër të hetimeve për shkelje të barazisë në tenderë./CNA 





Lajmet e fundit nga