EKSKLUZIVE/ Ja kandidatët për postin e nëndrejtorit në Policinë e Shtetit
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...
CNA ka zbuluar ekskluzivisht se cilët do të jenë kandidatë...

Disa ditë më parë artisti i njohur, Agron Llakaj, humbi bashkëshorten e tij, Kostandinën, nga një sëmundje e rëndë.
Ditën e sotme aktori ka postuar një video falënderimi në "Instagram" për të gjithë dashamirësit e tij që i qëndruan afër në këto ditë të vështira.
Në video, Llakaj shprehet duke thënë se mali i dhimbjes për Kostandinën është i pashpjegueshëm.
Ai theksoi se për shkak të kësaj dhimbjeje të madhe, ata po pranojnë vuajtjen.
Mesazhet e ngushëllimit që ai ka lexuar janë mbështetje për ruajtjen e kujtimit të saj, megjithëse ai theksoi se kujtimi i Kostandinës është i përhershëm në çdo frymëmarrje të tyre.
Reagimi i plotë:
Në pamundësi për t’i kthyer përgjigje të gjitha mesazheve me rastin e humbjes së njeriut tonë të shtrenjtë, Kostandinës sonë dhe Kostandinës time. Po ju drejtohem me këtë video mesazh falenderimi dhe mirënjohje të thellë për çdo fjalë zemre drejt nesh nga ana juaj. Dihet mirë që edhe gëzimet edhe hidhërimet ndahen me njerëz e me miq, të njohur dhe të pa njohur. Moria e njerëzve në përcjelljen e lamtumirës së Kostandinës dhe në ditët e pritjes që familja jonë organizoi na bëri ta kalonim disi më lehtë.
Mali i dhimbjes që Kostandina la pas nuk ka fjalë që mund ta shpreh. Pesha është shumë e madhe. Pikërisht për shkak të kësaj dhimbje ne po pranojmë vuajtjen.
I kam lexuar shumë nga mesazhet tuaja, për të ruajtur kujtimin e saj. Ne nuk do ruaj kujtimin e saj sepse ajo është në çdo frymëmarrje tonën. Jetën nuk e zgjedhim, e tillë është.
Në dy vite Kostandina tregoi se jo thjesht ishte trau dhe shtylla e shtëpisë, por ishte dhe njeriu me karakterin më të fortë.
Në këto dy vite, në këtë tragjedi njerëzore, në këtë betejë me një sëmundje të pamëshirshme, ishte ajo që më dha mundësinë të ushtroja profesionin tim.
Të bësh humor me thikë në zemër është e vështirë. Motiv ishte Kostandina. Pas gjithë kësaj beteje, sëmundja doli më e fortë. Shpresoj që atë që Kostandina la pas, fëmijët e mi ta trashëgojnë. Dashurinë e madhe njerëzore, respektin mbi gjithçka.
Dua të them shumë, por i prekur dhe i emocionuar nga pjesmarrja e të gjithë njerëzve, dua të shpreh falenderimin e madh, mirënjohje dhe t’ju them duajeni dhe respektojeni njëri-tjetrin. Pasuria më e madhe që Zoti mund t’ju jap është shëndeti. Çdo gjë tjetër është shumë e vogël. Paçi ditë të gëzuara me shëndet dhe zemrat plot! Respekt dhe mirënjohje nga unë personalisht, fëmijët e mi, mbesat dhe nipërit. Faleminderit me zemër./CNA
View this post on Instagram
Përfundon procesi i akt-verifikimit për kategorizimin ...
Zbardhen dëshmitë e dy të arrestuarve, punonjëses së AMP-s...
Sot në Kuvend po zhvillohet seanca plenare, ku pritet të k...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të enjte disa pamj...
Mëngjesin e së enjtes policia ka kryer kontrolle në ba...
Në nisje të seancës plenare, gazetarët janë urdhëruar që t...
Në një prononcim për mediat, kreu i Avokatëve Penalist...
Mazhoranca do të ngrejë një komision anti-SPAK, për të cil...
Zbardhet dëshmia e njërit prej të arrestuarve për sulmin e...
Shqipëria renditet e fundit në Evropë bashkë me Turqin...
Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua ditën e djeshme nga 3 ...
Prillin e këtij viti, kohë kur debati për dënimin e kryeba...
Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar llogaritë bankare në v...
Kreu i Bashkisë Maliq, Gëzim Topçiu, ka nënshkruar një rez...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Tregu i shërbimeve postare pësoi rënie për të tretin vit r...
Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar skemën e sulmit ndaj av...
Ish-deputeti Myslim Murrizi ka analizuar lëvizjen dhe prot...
Zgjaten me 3 muaj afatet hetimore për inceneratorin e Tira...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur për ngjarjen e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...