Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Shtatë vjet pas premtimit për biletat elektronike, edhe pse janë shpenzuar miliona lekë për platforma e vendime, linjat e autobusit ndërqytetas ende veprojnë në mënyrë të çakorduar. Udhëtarët, por sidomos turistët e huaj, shpenzojnë orë pa fund për të prerë biletat e për të pritur nëpër stacione, në vend që të kishin akses në platformën dixhitale.
Institucionet ja pasojnë përgjegjësinë e dështimit të këtij shërbimi njëra-tjetrës.
“Është hera e parë që vij për pushimë në Shqipëri. Në çdo pak metra më duhet të pyes kalimtarët për të marrë një urban ose autobus që të çon në një qytet.
Me autobusin që erdha tani nga Gjirokastra m’u desh të prisja disa orë. Në fillim më thanë që nuk mund të hipja sepse nuk kishte vende të lira, kështu prita për të radhës,” thotë Gabriel, një turist nga Franca.

Ndodhemi në terminalin e autobusëve “Veri-Jug”, aty ku në takimin me Gabrielin, ai na shpjegon se turistët hasin vështirësi sa i takon orjentimit për të gjetur mjetet e transportit brendaqytetas dhe jashtë gjithashtu.
“Unë kam vizituar edhe vende të tjera të Evropës, por orjentimi është më i thjeshtë sepse çdo gjë mund ta gjesh online. Biletat mund t’i marrim online dhe aty ne shohim vendin dhe orën e udhëtimit.” -përfundoi turisti francez.
Teksa vijojmë vizitën në këtë terminal takojmë një tjetër çift, kësaj here nga Gjermania. Romain dhe Pauline sapo janë kthyer nga Saranda.

“Për pak orë në do të largohemi nga vendi juaj. Me autobusin që sapo erdhëm u detyruam të prenontonim një biletë pranë një agjensie udhëtimi.
Këtë e bëmë sepse kishim frikë të humbisnim avionin. Dy vjet më parë patëm një problem të tillë.
Do të ishte më e thjeshtë nëse edhe këtu do të funksiononte biletimi online si në Gjermani,”-tregon Pauline.
Për turistët, por edhe për qytetarët shqiptar, qeveria jonë pritej që prej 2017-ës të krijonte një standard të ri në udhëtim, i cili do tu vinte atyre në ndihmë. Atë të biletave elektronike. Shërbimi i biletës elektronike, shfaqet në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithshme të Transportit Rrugor.
Kjo kategori është quajtur E-Transport.
Për implementimin e kësaj platforme janë shpenzuar deri më tani 198,74 milionë lekë(pa TVSH). Nga kërkimi në Autoritetin e Prokurimeve Publike rezulton se që prej muajit korrik të vitit 2020 Autoriteti Kombëtar i Shoqërisë së Informacionit ka hapur një procedurë tenderimi për implemtimin e platformës E-Transport, në DPSHTRR.

PËR INFORMACION/TENDERI I DETAJUAR):
Implementimi i platformës E-transport për DPSHTRR
Open Data/viti 2020/nr 21373/
Ref-65898-07-20-2020
Autoriteti:Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit
Fondi Limit- 198,748,233
Fituesi: Communication Progress.
Por a është vendosur në zbatim ky projekt? Një vizitë në faqen zyrtare të DPSHTRR-së na dëshmon se , e vetmja gjë që ofrohet në platformën E-Transport, është përzgjedhja e një destinacioni, nga Tirana drejt një qyteti tjetër, ku pasqyrohet vetëm linja që mjeti i transportit dhe orari.

Akti rregullator i cili përcakton procedurën e këtij shërbimi është Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 85, i miratuar në 8 shkurt të vitit 2017.
Në pikë e tretë të kreut të parë të tij parashikohet që në çdo rast bileta elektronike duhet të përmbajë këta elementë:
Foto nga platforma E-Transport
Pika 3 e V.K.M-së nr.85, datë 08.02.2017
a) gjatësinë e udhëtimit në km; b) çmimin për km; c) numrin e serisë; ç) emrin e operatorit të transportit; d) datën dhe kohën e nisjes; dh) pjesën e biletës (dëshminë/etiketën) për bagazhin e udhëtarit; e) të dhëna për faturën fiskale; ë) vulën elektronike.
Mirëpo mes këtyre 8 pikave, në sistem përcaktohen vetëm 3 prej tyre, operatori, ora/data e nisjes dhe gjatësia e udhëtimit në km.
Pra, thënë shkurt procesi i fiskalizimit dhe menaxhimi elektronik edhe për këtë sezon veror është jashtë funksionit.
Përpara ardhjes së këtij sezoni veror, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, është shprehur në muajin janar se me shtimin e fluksit të turistëve, do implementohet kjo biletë për të shmangur kështu edhe rastet e mbingarkimit të linjave ndërqytetase apo abuzimit me çmimet.
“Ky numër i konsiderueshëm vizitorësh kërkon jo vetëm infrastrukturë rrugore, por kërkon që të ketë edhe një transport publik, modern që t’i përgjigjet kërkesës.
Kemi vendosur që të procedojmë me krijimin e një agjencie sa i përket transportit publik, një agjenci e cila padyshim do të ofrojë shërbim të unifikuar në mbarë vendin, do të ofrojë një biletë elektronike për të gjithë për të evituar çdo evazion fiskal, por nga ana tjetër dhe çdo abuzim me udhëtarët”-deklaroi Balluku në një njoftim për shtyp.

Sot qytetarët, pavarësisht kësaj deklarate, ende nuk mund të kenë akses të plotë në këtë shërbim. Përfaqësuesi i Shoqërisë së Transportit, Dashnor Memaj thotë se nëse shteti do të arrijë në nivelet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, do duhej që qytetarët dhe turistët të kishin përfituar tashmë nga ky shërbim.
“Përfitimi i qytetarëve, por edhe i turistëve është se ata nuk do të kenë më nevojë të presin në radhë apo të marrin shoferët në telefon për bileta apo për të zënë vendin.
Për turistët informacioni online është gjëja më e rëndësishme që duhet t’i ofrohet. N.q.s shteti do të funksionojë sikurse vendet e tjera të BE-së , me biletën elektronike, sot turistët do mund të shmangnin abuzimet ose frikën për pagesë më të lartë sesa vlera reale, kurse institucionet do ndikoheshin për subvencione sipas nevojave ekonomike të qytetarëve.” -sqaron Memaj.
Sipas tij, kjo vonesë ka ndodhur për shkak të mos-koordinimit mes institucioneve respektive.
Për këtë kemi kërkuar informacion nga autoritetet e ngarkuara lidhur me ecurinë e projektit, konkretisht nga Ministria e Infrastrukturës, DPSHTRR-ja, Agjencia Kombëtare e Transportit dhe fituesi i tenderit, kompania e softëare-ve “Communication Progress”.
Në kthim-përgjigjen e DPSHTRR, me nr.protokolli 13030/1 na thuhet kështu: “Platforma E-Transport kalon në dy faza. Faza e parë, tërësisht funksionale, parashikonte krijimin e moduleve për ofrimin e shërbimit nga DPSHTRR-ja.


Kurse për fazën e dytë, implementimit të biletimit elektronik, ka filluar puna për realizimin e këtij projekti.
Projekti do të jetë gati sapo të përfundojë procesi i instalimit dhe konfigurimit të pajisjeve, proces i cili udhëhiqet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së
Informacionit.”
Pas kësaj, pyetëm kompaninë fituese të tenderit “Communication Progress” se kur do të mund të finalizohet procesi i implementimit për këtë shërbim.
Përgjigjia që morëm ishte kjo:
“Në cilësinë e Kontraktorit, më datë 24.09.2020 Communication Progress ka nënshkruar me Autoritetin Kontraktor "Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit", kontratën me object "Implementimi i platformës elektronike e-Transport", me përfitues të shërbimit "Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor", me afat 12 muaj implementim dhe 48 muaj mirëmbajtje. Kontrata në fjalë është realizuar plotësisht brenda afateve me sukses të plotë dhe aktualisht ndodhet në fazën e mirëmbajtjes.”
Pra sipas përgjigjes së kompanisë është kryer lëvrimi dhe instalimi i pajisjeve elektronike e rrjedhimisht do të duhej që tashmë bileta elektronike të ishte vendosur në funksion.
Për këtë vonesë të zbatueshmërisë së kontratës nuk mundëm të merrnim një përgjigje zyrtare nga AKSHI dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, për të ditur zyrtarisht afatin përfundimtar të punimeve dhe nëse është vendosur një akt rregullator.

Kjo pasi këto dy institucione nuk kanë kthyer përgjigje ndaj dy kërkesave për informacion të adresuara drejt tyre në datë 25 korrik 2024.
Legjislacioni shqiptar, konkretisht ligji 119/2014 “Për të drejtën e informimit” parashikon që çdo institucion në programin e transparencës parashtron edhe një Regjistër Kërkesash, ku parashtrohen informacione të dhëna më parë.
Nga një kërkim në faqen zyrtare të AKSHI-it, në datën 9 gusht të vitit 2023, rezultonte se këtij autoriteti i janë drejtuar me një kërkesë për informacion për arsyet e shtyrjes së afateve të deklaruara për ofrimin e shërbimit të biletave elektronike.
Në përgjigjen e AKSHI shkruhej se shërbimi do të vendosej në punë në muajt që vijonin, pa e përcaktuar qartësisht se kur. Përgjigjia e tyre vijon kështu:
“Shërbimi pritet të finalizohet në muajt në vijim. Aktualisht, jemi në implementimin e fazës 2 të sistemit e-Transport ku do të bëhet lëvrimi dhe instalimi i pajisjeve elektronike. Pavarësisht sa më sipër, ky proces mbetet në pritje të inicimit dhe miratimit të akteve rregullatore nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, si ministria përgjegjëse për fushën e transportit, në mënyrë që shërbimi të fillojë funksionimin e tij.”
Faktikisht, Ministria e Infrastrukturës ka dy akte, Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 85, datë 8.2.2017, gjithashtu edhe Udhëzimin Nr. 3743, datë 10.7.2017 mbi “Modelet dhe Standardet e Biletave të Transportit Rrugor të Udhëtarëve”.
Në këtë udhëzim, në pikën e pestë të tij, ku përfshihet edhe formati elektronik, shpjegohet e gjithë baza ligjore sa i takon prodhimit, shpërndarjes dhe pajisjes së udhëtarëve me këto bileta.
Në fund të këtij udhëzimi paraqiten edhe se si do të duhej të prodhoheshin këto bileta, qoftë për transportin brenda apo ndërqytetas.
Aktet rregullatore janë dhe procesi për implementimin e biletave është kryer me sukses, por për kohën që flasim, vetëm formati i shtypur në letër ekziston.
“Jemi drejt fundit të sezonit turistik, çdo qytetar , apo edhe turist që ka ardhur në vendin tonë do duhej të merrte në kohë reale informacionin e linjave dhe koordinimin e udhëtimit të tij për në destinacionin final. Këtë ende nuk e kemi.” -shprehet Memaj.

Mungesa e transparencës nga institucionet nuk qartëson kohën kur qytetarët dhe turisët në Shqipëri do të mund të udhëtojnë sipas “kushteve europiane”.
Ky investimi “i vdekur” nga AKSHI, i cili erdhi në një kohë kur buxheti i qeverisë ishte në vështirësi të mëdha për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia e Covid-19, por edhe nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, ende nuk ende nuk është vendosur në zbatim, edhe pse kanë kaluar plotë 4 vjet.
Disa nga modelet e biletave sipas udhëzimit
Ngelet ende e paqartë cilat janë shkaqet që ky projekt nuk është finalizuar. Kështu, deri në përfundimin e tij taksapaguesit shqiptar do të vijojnë të paguajnë edhe për mirëmbajtjen e platformës./ CNA
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë ka reaguar në lidhje me ...
Drejtuesi politik i PD-së, Belind Këlliçi, gjatë fjalë...
Familja e Leme Tatanit në fshatin Rrakull të Kavajës jeton...
Të dhënat e Bankës së Shqipërisë treguan se produktiviteti...
Fatalitetet nga i nxehti në Evropë mund të trefishohen...
Policia ka zbardhur vrasjen e 72-vjeçarit, Faik Ajdini në ...
“Trattoria Meloni”, sipërmarrja e re e Gjergj Lucës, h...
Një orë zgjati protesta e organizuar nga Aleanca për Mbroj...
Paratë e mbledhura nga taksa e arsimit kanë shkuar tek...
Qytetarët kanë nisur të protestojnë sot para Bashkisë së T...
Është rikthyer Champions League, është rikthyer magjia. M...
Këtë të enjte është mbyllur faqja e “SuperSport”-it në...
Fondet buxhetore të planifikuara për vitin 2024 me des...
Një statistikë e përpiluar nga Inteligjenca Artificial...
Ditën e sotme do të mbahet protesta e 22-të para Bashk...
Skandali që ka përfshirë drejtorët e Bashkisë Tiranë t...
Performanca e inovacionit të Bashkimit Europian është ...
Të paktën 10 leje minerare janë revokuar nga Ministria...
Këtë të enjte po ju njohim me disa prej titujve kryesorë t...
Gazetari Klodian Tomorri ka folur për skandalin me anijet ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...