SPAK sekuestron pasurinë në pronësinë indirekte të Belinda Ballukut
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur masën e sekuestrimit pasu...

Kryeministri Edi Rama në ceremoninë e homazheve për 4 protestuesit e vrarë me 21 janar, shigjetoi dhe Prokurorinë e Posaçme.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekzistonte dhe vetëm 15 vite pas krimit, nisi të merrte në pyetje disa persona për këtë vrasje.
Ai tha se për të është e paimagjinueshme se reforma në drejtësi që lindi si nevojë për drejtësi edhe për 21 janarin, nuk ngriti asnjë akuzë as pas 15 vjetësh për vrasjet në bulevard.
“Mezi u thirrën për t'u pyetur pas thuajse 15 vitesh, se 15 vjet bëhen sot. E kam ditur dhe thënë, është në shumë kronika se 21 janari si krim shetëror hyn në atë kategori për të cilën historia na mëson se drejtësia vonon shumë, por nuk harron kurrë.
Është interesante historia e krimeve shtetërore sepse nuk rezulton asnjë krim shtetëror i pandëshkuar. Është shumë evidente nga ana tjetër në analet e asaj historie se sa shumë vonon ndëshkimi për një krim shtetëror.
Por ama edhe me orvatjen për të gjetur ngushëllim te historia e botës demokratike ndaj krimeve shtetërore nuk e kam menduar se reforma në drejtësi që 21 janari si nevojë e jona për drejtësi ka qenë një nga arsyet për ta çuar para reformën, është e paimagjinueshme për mua që nuk do të ngrinin asnjë akuzë për 21 janarin, as pas 15 vjetësh për vrasjet në bulevardin kryesor.
Edhe pse SPAK-u bëri sikur kjo çështje nuk ekziston, kur i është dashur ka hetuar dhe ka ngritur akuza për një vit për çështje të hapura qoftë me një letër anonime, apo ka konsumuar energji me vite duke mbajtur peng punë me interes shtetëror dhe punonjës shteti me çështje të cilat janë aq të sforcuara sa mund të shkruhen romane satirike, jo vendime gjyqësore të formës së prerë, fajësie.
Ishte i paepuri Mark Nika, ungji i të ndjerit Aleks Nika, që e çoi çështjen në Strasburg dhe e ktheu gurin mbi varrin ku drejtësia e kishte kyçur 21 janarin, pas një farse të shëmtuar kriminale si ai gjyqi që medemek u bë lidhur me vrasjet”, tha Rama.
Kryeministri u shpreh se vetëm falë këmbënguljes së familjarëve të viktimave dosja e krimit më të egër të historisë së demokracisë shqiptare u vendos me detyrim në tryezën e SPAK-ut.
“Vetëm ashtu dhe falë këmbënguljes së familjeve të viktimave përmes Markut dosja e krimit më të egër të historisë së demokracisë shqiptare u vendos me detyrim përcaktim në tryezën e SPAK-ut, ai dorëzoi një material autentik zërash të regjistruar në vendngjarja nga kanalet e komunikimit të forcave të sigurisë të cilin e mbante të fshehur nga mosbesimi total ndaj institucioneve të drejtësisë dhe nga ndroja se mos ai material mund të 'humbte' siç janë 'humbur' plot gjurmë.
21 janari ka një specifikë, ndërkohë që gjurmë të shumta janë humbur ujku është i dukshëm në sytë e të gjithëve. Gjykata e Strasburgut nënvizoi si shkelje të Konventës Europiane qoftë përdorimin e pajustifikueshëm të forcës vdekjeprurëse, qoftë mungesën e bazës legjitime për të mbrojtur zyrën e kryeministrit me forcë vdekjeprurëse duke kërkuar nga autoritetet të zbardhin ngjarjen.
Gjykata e Lartë ka formuluar dokumentin më të plotë dhe të pakontestueshëm profesionalisht dhe moralisht dhe ka vënë në lëvizje hetimet që kanë rinisur”, theksoi Kryeministri.
Rama tha se nevoja për drejtësi për këtë tragjedi do të triumfojë me se s’bën.
“Ndërkohë që shpresa vdes e fundit dhe nevoja për drejtësi nuk vdes kurrë edhe kur vdes shpresa. Unë nuk e di edhe sa vite do kërkojë fundi i padrejtësisë ulëritëse të 21 janarit, mbi këdo që kërkon drejtësi, di me siguri që ulërimat e kësaj padrejtësie nuk do të shuhen asnjëherë, nevoja për drejtësi për këtë tragjedi do të triumfojë se nuk bën”, tha Rama./ CNA
Në Kryeministri po zhvillohet ceremonia e homazheve për "2...
Departamenti Amerikan i Shtetit e konsideroi MEK organizat...
Për shkak të reshjeve të dëborës, qarkullimi është vështir...
Reshjet e dëborës në zonën e Qafë-Thanës kanë sjellë ndali...
Reshjet e shiut dhe dëborës janë rikthyer në disa qarqe të...
Sot shënohen 15 vite nga protesta e 21 janarit, ku katër p...
Këshilli i Lartë Gjyqësor ka reaguar në lidhje me dënimin ...
Gazetari Mentor Kikia u ndal sot te rasti i call center-av...
Ekperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço analizoi sot ras...
Gazetari Mentor Kikia komentoi sot çështjen e shumëpërfolu...
Eksperti ligjor, Ervin Karamuço ndau sot një pikëpamje të ...
Në zbatim të Planit Operacional në sektorin e Ndërtimit, D...
Kryedemokrati Sali Berisha, në fjalën e tij si pjesë e tur...
Agjencia e Kadastrës Shtetërore (ASHK) ka miratuar procedu...
Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Mi...
Misioni i BE-së në Shqipëri ka njoftuar se në bashkëpunim ...
Zbulohet arsyeja e vërtetë për të cilën ish-kryetari i...
Gjykata e Tiranës ka vendosur dënimin me 23 vite burg për ...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë me procedurë të p...
Krahu i djathtë i kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...