"Paketa e Maleve është e kundërta e asaj që thuhet"/ Rama takim me banorët e Thethit
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...
Kryeministri Edi Rama po zhvillon ditën e sotme një bashkë...

Me lot në sy dhe i dëshpëruar nga humbja e të birit në moshë të re për shkak të një krimi pasioni, Nevzat Çeço ka rrëfyer momentet e fundit me 26-vjeçarin Martin Çeço, i cili u vra mbrëmjen e 12 qershorit
Në një intervistë për Report tv, i ati i Martin Çeços zhvendos vëmendjen tek persona të tjerë, jo tek 4 të arrestuarit që prej qershorit ndodhen pas hekurave. Sipas tij, e gjithë ngarja është kryer nga ish kunati i Martinës (burri i motrës), së bashku me të tjerë pasi i kanë kërkuar 2 milionë lekë tëvjetra 26-vjeçarit për mblesërinë me Tinën.
Ish burri i motrës së Tinës, i quajtur Xhoni Potka, kishte takuar në byrektore të atin dhe Martinin, të cilit i kishte premtuar se do t’i bënte Tinën për nuse. Ndërkohë Nevzati tregon se ka takuar dhe motrën e Tinës, ish gruan e Xhoni Potkës para se të ndodhte biseda për mblesërinë sepse i kishte blerë një top djalit të Xhonit se po qante.
Për tu kthyer tek mblesëria e premtuar nga Xhoni, pas takimit në byrektore, ai i bllokoi numrin Martin Çeços dhe humbën komunikimin. Sipas të atit, e gjithë kjo situatë mërziti 26-vjeçarin. Në rrëfimin e tij tregon detaje nga takimi me Xhonin deri tek komunikimi i të birit me Tinën. Nevzat Çeço përmend edhe një tjetër, Erzatin, kushëri të Tinës që i kishte thënë se do të hynte si mblesë, por më vonë hoqi dorë, ndonëse i kishte marrë para.
“Kjo i bënte vjersha në celular. Mua ma ha mendja që në këtë ka gisht më shumë ai që i ka marrë lekë djalit dhe një tjetër që ka hyrë në burg. Edhe ai Erzati i ka marrë para djalit. E kam dëgjuar unë, Xhonin e ka lënë e shoqja. Me këta ma ha mendja më shumë se i kanë marrë paratë. Tinën ky e patur kushërirë, Erzati hyri në mblesëri, nuk e bëri dot. Pastaj më tha të fus Xhonin, se me të atin e Xhonit kisha ngrënë e pirë unë. Hyra me djalin në byrektore, ky ishte atje. U ulëm atje, u njohëm, pimë dhe nga një birrë. Pas një jave takoj plakun dhe nusen e Xhonin me gjithë fëmijë. Ja shtruam atje, u hodh vjehrri i tha nuses, ka një djalë të mirë të urtë, t’ia bëjmë Tinën. Pastaj Xhoni i tha djalit, ta bëj unë por dua kaq lekë. 500 mijë mori ai i mblesës, 1 milionë Xhoni dhe 1 milionë shoku i Xhonit. Pastaj djali më tha që Xhoni me bllokoi, nuk foli më. Që në atë kohë, djali u mërzit. Kishte shkuar 2 herë për ta takuar, ky i kishte thënë “Ik p*rdhu se nuk më ke dhënë para. Që atë kohë, djali u mërzit", tha Nevzat Çeço.
Pavarësisht kësaj, Martin Ceco duket se e ka gjetur rrugën e komunikimit me Tinën ndërsa i ati tregon se cfarë dinte nga bisedat e tyre.
“Ky fliste shpesh, por kjo i bënte vjersha. I thoshte duhet të mendohesh mirë se bie në humnerë”, tha Nevzat Çeço.
Ndërsa për natën kur dyshohet se u ekzekutua, një telefonatë nga dikush i panjohur e ka nxjerrë Martinin nga banesa, siç deklaron dhe vetë ati i tij, por që nuk kishte dijeni kush fshihej pas asaj telefonate misterioze.
“Të nesërmen në mëngjes e mori në telefon, nuk e di a ishte Tina, por zë femre ishte. Edhe në mbrëmje, zë femre ishte. Nëse e bëri këtë punë, si ka mundësi që e merrte në telefon të nesërmen”, tregon Nevzati.
Po atë natë, kishte dalë vetë të kontrollonte për të birin, madje i kishte shkuar në mendje menjëherë rezervuari por se kishte gjetur. Atij i bën përshtypje se si u gjet në të njëjtin vend pas 3 ditësh nga policia.
“Jashtë isha atë natë dhe unë. Sapo kontrollova, shkova nga rezervuari, as zhurmë, asgjë. Si ka mundësi? Asgjë nuk pashë. Derisa u gdhi, jashtë isha”, tha Nevzat Çeço.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mariela Shkurta, ka urua...
Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndal batutat as në Kongresi...
Dy janë kandidatët që kanë marrë “ok”, nga Këshilli i Emër...
Deputeti i PD-së, Belind Këlliçi në një dalje për mediat k...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, sot feston 78 vjetorin e lindj...
Sot është Dita e Shkopit të Bardhë, ose ndryshe dita e per...
Kryeministri Edi Rama nga Berlini ka folur për sulmet kibe...
Kreu i PD-së, Sali Berisha sot ka 78 vjetorin e lindjes. ...
Ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, ka tregua...
Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku ka zhvilluar një...
Ëngjëll Agaçi, Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar ...
Kreu i Sindikatës për Universitetin Sandër Kovaçi, ka ...
Akademiku Artan Fuga ka komentuar fjalimin e kryeminis...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit Lefter Koka,...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të luajë kukafshehthi me...
Analisti Artur Zheji ka komentuar fjalimin e kryeministrit...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me i...
Ditën e hënë fillon viti i ri akademik, por mësim nuk do t...
Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana, ka komentuar ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...