Fjalimi i shumëkomentuar i Ramës në KiE/ Akademiku Fuga: Në vendin e gabuar u hap një çështje e gabuar
Akademiku Artan Fuga ka komentuar fjalimin e kryeminis...

Kreu i Sindikatës për Universitetin Sandër Kovaçi, ka folur për protestën e pedagogëve, duke deklaruar se ditën e hënë do të vazhdojë protesta para universiteteve deri tek një reagim i qeverisë në lidhje me kërkesat e tyre.
I ftuar në emisionin Opinion, Kovaçi iu ka bërë thirrje pedagogëve që të mos bien pre e presioneve pasi është në të drejtën e tyre të kërkojnë të drejtën si individ dhe si grup.
“Sindikata ka marrë vendimin të vazhdojë ditën e hënë në mungesë të përgjigjes në trajtën e një proteste më të përgjithshme, jo një bojkot, por do jemi përballë universiteteve. Studentëve të vitit të parë do t’u jepet mundësia të prezantohen duke mos ua prishur festën, por profesorati do të bojkotojë mësimin. Në çdo fakultet do të ketë një protestë nga çdo staf përkatës. Ky është një lloj përshkallëzimi i protestës, pasi qeveria nuk ka ofruar zgjidhje. Rritjen 7% e quajmë të papranueshme, ndërsa 8% i kërkuar të mbulohet nga universitetet është i pamundur për universitetet. Kemi thënë që të ardhurat e studentëve duhet të përdoren për studentët.
Një pedagog në vend duhet ta ketë pagën rreth 1200 euro, ndërsa asistentëve rreth 900 euro pas rritjes që ne kërkojmë, ndërsa pa të rrogat janë shumë më të ulëta. Edhe pas kësaj shtese rroga më e madhe do jetë 1200 euro, që nuk arrin as nivelin e Kosovës pas rritjes. Universiteti është i pavarur kur pavarësia financiare sigurohet nga ai vetë. Që të kërkosh llogari duhet edhe të financosh, nuk ka kërkim shkencor pa para. Jemi në situatë emergjente, kryeministri bën vlerësimet e tij politike. Këto kërkesa janë bërë çdo vit që nga 2018. Ka legjislacione për sindikatat. Kemi kërkuar përmes shkresave, bisedimeve dhe kemi kaluar më pas te protestat.
Unë iu bëj thirrje pedagogëve të mos hanë asnjë lloj presioni, të drejtat kërkohen si individ apo edhe si grup. Jemi në sistem demokratik dhe mund të kërkojmë të drejtat tona. Këto kërkesa janë të arsyeshme. Pedagogët do t’i bashkohen të gjithë protestës ditën e hënë. Kemi kërkuar që protestat të vijojnë pranë fakulteteve në një formë qëndrimi ndaj institucioneve. Do marrim edhe mirëkuptimin e studentëve për këtë, dhe e kemi që ata mbështesin kërkesat tona. Ata marrin përsipër të kuptojnë se nuk do bëjnë mësim disa ditë, deri sa qeveria të japë përgjigje për këtë peticion. Nëse nuk ka përgjigje qeveria do mbajë përgjegjësi për vitin e ri akademik. Kështu ka ndodhur dhe kështu do të ndodhë edhe këtë herë. Ne besojmë se kryeministri që ka qenë vetë një profesor besoj se është më i qartë për kërkesat tona.
Gjithë kjo protestë do sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm në arsimin e lartë publik, do rritet cilësia në arsim dhe kryeministri do ngelet në histori nëse zgjedh t’i ndryshojë faqen universiteteve. Jemi para faktit që rrogat tona nuk janë indeksuar si çdo punonjës në administratë. Jam i bindur që kryeminsitri do ta shikojë me shumë seriozitet dhe nga ndjeshmëria që ka për universitetin publik”, u shpreh Kovaçi./ CNA.al
Akademiku Artan Fuga ka komentuar fjalimin e kryeminis...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish ministrit Lefter Koka,...
Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të luajë kukafshehthi me...
Analisti Artur Zheji ka komentuar fjalimin e kryeministrit...
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka zhvilluar një takim me i...
Ditën e hënë fillon viti i ri akademik, por mësim nuk do t...
Aktivistja e Shoqërisë Civile, Sevim Arbana, ka komentuar ...
Grupi përçarës i Alibeajt, ka depozituar ligjin për lu...
Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve,...
Vijojnë replikat dhe akuzat në distancë mes kreut të PD-së...
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave dhe...
Ardian Dvorani është rishfaqur sërish në skenë. Pasi ai ë...
Komisioni Parlamentar i Sigurisë ashtu si mbledhjen e kalu...
Partitë Socialiste Europiane do të mblidhen ditën e so...
Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi, në fjalën ...
Pedagogët kanë nisur protestën ashtu siç kishin njoftuar m...
Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Vau i Dejës, ish-kryet...
Ditën e sotme, SPAK-u ka kërkuar sekuestrimin e pasuri...
Ilir Meta është hedhur në sulm ndaj Prokurorisë së Tiranës...
Kompleksi memorial ‘Adem Jashari’ në Prekaz të Poshtëm të ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...